Ata që çuan në vend amanetin Konicës - eshtrat e Konicës nga Bostoni në Atdhe - 1995 - Bota Sot
Ata që çuan në vend amanetin Konicës - eshtrat e Konicës nga Bostoni në Atdhe - 1995

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Ata që çuan në vend amanetin Konicës - eshtrat e Konicës nga Bostoni në Atdhe - 1995

Nga: Beqir Sina Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:28
Foto nga SHBAOrganizimi u bë nga ish Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi Presidenti i Nderit

Faik Konica (Konicë, 15 mars 1875 - Uashington, 15 dhjetor 1942) qe propagandues i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës, i treti ndër katër djemtë, Mehmeti, Rustemi? dhe Hilmiu?. Sipas studjuesve muaji i lindjes figuron i dokumentuar më pas në prill - ndryshim që ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas.

Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar, shkruan në librin e tij Ilir Ikonomi "Faik Konica - Jeta në Uashington".

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës botuar në librin "Faik Konica - Jeta në Uashington".

Sistemi komunist për pesëdhjetë vjet e ndaloi kthimin e eshtrave të tij në tokën shqiptare. Noli dhe Lamja i vogël (Sejfulla Maleshova) nuk mund të bënin asgjë. Më 4 mars 1946 Noli i shkruante Lames që të ndikonte tek autoritetet shqiptare të plotësohej amaneti i Konicës. Pasi Malëshova nuk mundi të bënte gjë, ndërhyri vet tek autoritetet shqiptare dhe fatkeqësisht, për arsye politike, nuk gjeti mirëkuptim. Eshtrat e tij u kthyen në atdhe, në një ditë maji të vitit 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu u plotësua amaneti i Konicës, të anatemuarit, njeriut “që hodhi baltë mbi letërsinë shqiptare” , “shkrimtarit reaksionar”, sikurse u quajt paturpësisht, i cili u letua nga letrat shqipe për motive politike. Në këtë turp morën pjesë edhe shkrimtarët e kritikët letrarë, të cilët kurrë nuk do të kenë forcë, përmes kritereve estetike, ta zhvendosin nga maja e kulturës shqiptare. Atje është i përgjithmonshëm. I veçanti, tekanjozi – Faik Konica. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe në vitin 1995, pas 50 vjetësh sipas amanetit që kishte lënë dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Ndërkohë qëme ardhjen në pushtet të socialistve dhe kryetar Bashkie i kryeqytetit një majtist busti i Konicës, edhe monumenti i rilindësve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri ka nisur të dëmtohet, njoftojnë portalet shqiptare nga Tirana duke treguar fotografitë e gjendejs së tyre.

Vitin e kaluar i pyetur nga një televizion në Tiranë, se kush duhet të kujdeset për ruajtjen e varreve monumentale, një drejtor i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit ka thënë për Report TV, se kjo qendër do të merret me zhbërjen e dëmit. Ai pohon se janë vënë në dijeni për gjendjen dhe busti i Konicës do të hiqet e do të pastrohet me kimikate në këtë qendër.

Varri monumental i Konicës ka edhe probleme me realizimin artistik, thonë ata që e kan vizituar bustin e tij. Busti veçanërisht që në shikim të parë duket se nuk ka asnjë ngjashmëri reale me vet Faik Konicën kan thënë artistë shqiptar.

Drejtori i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, citohet të ketë thënë për gazetarët shqiptare se për cilësinë e realizimit mbajnë përgjegjësi institucionet që aprovojnë monumentet, studiuesi i artit Agim Janina pohon se puna për monumentin është bërë me nxitim, simbas tij.

Ndërsa, piktori Janina ndër të tjera kur u pikas se në çfarë gjendje ishte varri i Konicës në Tiranën ka denocuar faktin që varri monumental i Konicës ka më shumë se një vit në këtë gjendje.

Këtu është një fotografi e atyre që bënë organizimin e dërgimit të eshtratve të Konicës në Tiranë, ku ish Kryetari i Vatrës - Presidenti i Nderit, figura më emblematike e Vatrës, kryesojë delegacionin e shqiptarve të Amerikës: Nga e majta Rr. pare: Musli Mulosmanaj, Agim Rexha,Gani Perolli, Isa Hoxha,Dom Pjeter Popaj, Zef Balaj, Shefqet Vata. Rr. Dyte: Arif Selmani, Ibrahim Kolari, Lavdrim Cami, Ipanjphur, Bruno Selimaj, Isa Ndreshaj, Zudi Karagjozi, agim Kelmendi, Majram Cubi, Sinan Kamberaj, Selahedin Velaj.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test