Ish deputetja Mimoza Hajdarmataj vizitë në Nju Jork, takohet me veprimtar të dalluar të komunitetit

Amerika

Ish deputetja Mimoza Hajdarmataj vizitë në Nju Jork, takohet me veprimtar të dalluar të komunitetit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:07
Mimoza Hajdarmataj vizitë në Nju Jork

NEW YORK CITY : Ish deputetja Mimoza Hajdarmataj e cila mbas largimit nga Pralamenti i Shqipërisë, ka ndërmarrë një nismë së fundi, duke ngritur një rrjet grash me potencial të cilat, mund të mbështesin gra të tjera në Shqipëri, përmes angazhimeve të tyre në fusha të ndryshme, thotë se është e frymëzuar nga Kombet e Bashkuara, organizatat e saj për fuqimimin e gruas, teksa ka hapur së fundi edhe Qendrën ” Gratë në Shërbim Publik” në Tiranë.

Megjithëse, kjo vizitë në Nju Jork, është private, zonja Hajdarmataj, e ka shfrytëzuar për vizita dhe takime me miqt e saj në këtë qytet dhe zonën e Tri-Shteshit.
Mbrëmë, simbas rrjetit social Facebook, llogarisë së saj personale, ajo ka shkruar se ka pasur një takim në Shtëpinë e Vatres, dhe se ky ishte takimi saj i tretë në Vatër, të cilën ajo e vlerëson për kontributin e saj historik, për pavarësinë e Shqipërisë dhe demokratizimin e saj.

Ish deputetja Mimoza Hajdarmataj Drejtore e Qendrës ” Gratë në Shërbim Publik” në Tiranë, ka takuar gjatë kësaj vizite edhe aktiviste të organizatave të grave nga OKB-ja, si dhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit.

Dje, ajo u takua dhe bisedojë edhe me veprimtarin e njohur Sejdi Hysenaj, një vatran i hershëm patriot e atdhetar, i dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani me Titullin “Për merita të veçanta civile”: “Për kontributin e tij të rrallë në forcimin e miqësisë dhe lidhjeve historike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në dobi të çështjes kombëtare shqiptare”.

Zonja Hajdarmataj vet e ka veçuar këtë takim, me zotin Hysenaj, duke e vlerërsuar lart kontributin atdhetar dhe të hershëm në Vatër, po ashtu dhe komunitetin shqiptar si pjestar i emigracionit e vjetër të zotit Sejdi Hysenaj dhe famijes së tij. /Beqir SINA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat