Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Studentja shqiptare u godit në kokë

Amerika

Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Studentja shqiptare u godit në kokë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:27
Adea Shabani

Trupi i pajetë i gjetur në veri të Kalifornisë i përket studentes shqiptare, Adea Shabani, e cila rezultonte e zhdukur prej më shumë se një muaji në Los Angeles.

25-vjeçarja nga Maqedonia u gjet në një zonë të largët, më shumë se 645 kilometra nga apartamenti ku jetonte në Hollywood.

Zyrtarë të zyrës së Sherifit në Nevada konfirmuan se trupi i përket së rese, e cila u identifikua nga tatuazhet. Shabani kishte marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë shkaku ekzakt i vdekjes së saj është ende duke u hetuar.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, kreu i policisë së Los Angeles tha se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë i dashuri i saj.

Christopher Spotz

33-vjeçari Chris Spotz, i cili sipas mediave amerikane ishte i fejuar me një tjetër, u vetëvra gjatë kohës që po ndiqej nga policia javën e shkuar.

Shabani u pa të largohej nga apartamenti i saj sëbashku me Spotz më 23 Shkurt. 33-vjeçari i tha fillimisht policisë se ishte larguar sëbashku me të dashurën për të vizituar babain e tij që jetonte në veri të Kalifornisë.

Ai tha se rrugës kishin pasur një zënkë dhe se e kishte lënë 25-vjeçaren në anë të autostradës në zonën e Santa Clarita, jashtë Los Angeles. Sportz deklaroi se nga ai moment nuk e kishte parë më të renë.

Gjatë hetimeve mbi zhdukjen e Shabanit, Spotz dhe e fejuara e tij kishin udhëtuar nga Los Angeles për në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit, në Colorado.

Megjithatë, kur detektivët u përpoqën që ta gjenin, Spotz ishte larguar.

Në këtë pikë, hetuesit siguruan një urdhër për kontroll të mjetit të tij, i cili u gjet të martën. Policia u në ndjekje të mjetit në lindje të Los Angeles. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe kur 33-vjeçari u vetëvra me një plumb në kokë. Autoritetet besojnë se Shabani, e cila u gjet ne një rezervë natyrore në Spenceville Wildlife Area, ka vdekur prej më shumë se një muaji.

E lindur në Shkup të Maqedonisë, Adea Shabani kishte shkuar në Los Angeles për të nisur një karrierë si aktore. Ajo kishte pasur një rol dytësor në një film të shfaqur vitin e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat