Adea Shabani - Policia po hetohet si një rast i zhdukur dhe jo vrasje

Amerika

Adea Shabani - Policia po hetohet si një rast i zhdukur dhe jo vrasje

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 mars 2018 Në ora: 15:33
Adea Shabani

 Djaloshi i raportuar i një modèle dhe aktore që aspirojë « mbretërinë » e kinamatografisë dhe që nga fundi i shkurtit rezulton simbas policisë e zhdukur, qëlloi dhe vrau veten të enjten më 22 mars në Los Anxhelos pas  një ndjekje nga policia të një makine të vjedhur, tha LAPD.

Personi që bëri vet-vrasjen u indetifikua si Christopher Spotz, 33 vjeç, i deklaruar i vdekur në vendin e ngjarjes - pasi ai shkrepi një plumb në kokën e tij me një pistoletë, u gjetë i shtrirë në rrugën Hesperia në qytetin Corona, Kaliforni, qytet ky  rreth 50 milje larg, nga Los Angeles.

Sipas raportit të policisë thuhet se Aktori - i cili së fundmi u kthye në Kaliforni pas kalimit të  një kohe të gjatë në Kolorado me të fejuarën e tij - njoftohet se po ngiste një automjet të vjedhur një vetur Toyota Tacoma e cila besohet se ishte i lidhur me një vrasje në Los Anxhelos County.

Ndërkohë, kanali televizivë NBC-4 Los Angeles raporton se Spotz ishte gjithashtu i dashuruar me Adea Shabani, një 25-vjeçare që aspironte Hollivudin nga Maqedonia.

Shabani ishte duke aktruar në një film i fundit i Hollywoodit dhe ishte zhvendosur në atë zonën për të studiuar artin e aktrimit , thanë disa miqtë e saj. 

Ajo u pa për herë të fundit më 23 shkurt rreth orës 11 a.m.

Familja e aktores thotë se ajo ka angazhuar hetuesin privat Jayden Brant për të ndihmuar në gjurmimin e vajzës së tyre dhe po ofrojnë një shpërblim prej 25,000 dollarë për informacionin që mund të çojë në kthimin e saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Anxhelesit tha për rastin e Adea Shabanit se miqtë e tij kanë raportuar se kanë lajmëruar për një  thirrje policisë një telefonatë anonimë se ata janë thirrur nga një dëshmitar i cili pretendon se ka parë Shabanin "të droguar dhe në rrezik" në ulsen e kamionit të Spotz , sipas NBC.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Anxheles tha se rasti i Adea Shabani është ende duke u hetuar si një rast i personit të zhdukur dhe jo si vrasje çka lë shpresa se ajo të paktën mund të jet gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat