SHBA: “Las Vegas International Pizza Expo” : Panairi më i vjetër dhe më i madh e Picës në botë

Amerika

SHBA: “Las Vegas International Pizza Expo” : Panairi më i vjetër dhe më i madh e Picës në botë

Beqir SINA- New York Nga Beqir SINA- New York Më 21 mars 2018 Në ora: 18:06
Perandoria e Pizza restorant “Pronto”

NEW YORK : Në Las Vegas është mbajtur këto ditë Panairi më i vjetër dhe më i madhë i Picës në botë: “International Pizza Expo 2018”, panair ky në të cilin, bëhet e ditur se kan marrë pjesë edhe disa kompani me biznesmen shqiptarë, në Shtetet e Bashkauara të Amerikës.

Njëra prej tyre simbas rrjeteve sociale në internet, thuhet se ka qenë edhe Perandoria e Pizza restorantit “Pronto” të vëllezërve Miftari nga Dibra e Madhe, të cilët kan disa dyqane pica restorante në ishullin Staten Island të Nju Jorkut.

“Las Vegas International Pizza Expo” është panairi i picave më e madhe e pizzave në botë, me më shumë se 1300 kompani të ndryshme, me 500 ekspozues dhe mbahet çdo vit në Qendrën e Konventës së Las Vegas.

Përveç promovimit ky panair ka dhe demonstrimin, me mbi 90 seanca për të zgjedhur picamenin më të shpejt dhe mjeshtër të përgatitjes së picës, i cili është një nga produktet ushqimore nga më të frekuenturat në SHBA.

Në këtë panair firmat e njohuar të Picave, konkurojnë, në atë që njihet Kampionati Botëror të Sfidës Ndërkombëtare të Pizzas dhe Lojërat Botërore të Pizzas.

“Las Vegas International Pizza Expo 2018” është një panair 5 ditor, që mbahet nga data 17 mars deri më 21 mars 2018 në Las Vegas Nevada - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Picat e njujorkut, janë nga më të vlerësuarat si më të shijshmet dhe më mirat në SHBA.

Por, ndërkohë që nuk ka dyshim se Nju Jork shërben pica më të shijshme të çdo qyteti amerikan, identifikimi i llojeve më të mira, simbas kompanive ose dyqaneve pica restorant mund të jetë e vështirë, në Nju Jork, kur çdo bllok në gjithë qytetin ka një piceri, praktikisht çdo cep banesash ose rrugëve kryesore.

Shqiptarët në Nju Jork, tre dekadat e fundit janë “mbretërit” e Picave, duke ua marrë prej vitesh italijanëve, zanatin e famshëm të Picës.

Vetëm në qytetin e Nju Jorkut, pesë lagjet e tij, mund të jenë mbi 200 - 300 piceri me pronarë ose manaxher shqiptarë.

Në ishullin Staten Island - New York, është mjaft e njohur dhe ndoshta më e madhe kompani me disa dyqane, Pronto Pizza e vëllezërve Miftari.

Ata janë këtë ishull të vogël me 500 mijë banorë, me gjashtë dyqane të forta - në Staten Island lagjet New Dorp, Charleston, Eltingville, West Brighton dhe Rosebank.

Perandoria e Picave restoranteve Pronto të vëllezërve Miftari, filloi me ardhjen e tyre, në Amerikë, dhe ata çdo gjë ia dedikojnë dy prindërve të tyre babait Tasimit ( ka vdekur para disa veteve) dhe nënës Laze Miftari.

Tasim Miftari babai i tyre, ka qenë një emigrant i vjeter nga Dibra e Madhe, i cili emigroi në SHBA, gjashtë dekada më parë.

Dashnor Danny Miftari, duke folur për gazetën lokale Staten Island Advace, ka rrëfyer historinë kohore të suksesit të tyre të picave restoranteve.

“Gjithëçka, ka nisur kur për her të parë, njeri prej vëllezërve “përveshi mëngët” dhe iu fut duke punuar kuzhinës në Shtetet e Bashkuara në 1989 kur Steve punoi në pica restornatin Amboys në Seguine Ave, në Tottenville, një dyqan ky në pronësi të Frank dhe Donny Chilleli”, ka treguar ai.

"Vëllai im ishte atje si një kuzhinier kur unë arrita Amerikë”, ka thënë Danny, duke shtuar se edhe ai vet ka filluar me dy ditë në javë, duke larë enët, ndërsa pjesën tjetër të ditëve vëllai im më tregoi se si të bëja pica” rrefehet Danny .

Bizneset e vëllezërve Miftari në ishullin, janë çdo ditë në spotin televiziv në televizionet e mëdha amerikane, ku i bëhet rreklamë non stop për 6 dyqanet Pronto Pizza në Staten Island.

Ndërkohë, vëllezërit Miftari, Enveri, Besniku, Shpëtimi, Dashi dhe njëri prej tyre që vdiq para disa vjetve Blerimi, me punën dhe suksesin e biznesit të tyre, janë bër të njohur jo vetem me picat por edhe kuntributin e tyre humanitar dhe kombëtar, duke u bërë të njohur në të gjithë ishullin e Staten Island dhe zonën e Tri Shteshit.

Dashnor Danny Mifatari, prej dy vjetësh është zgjedhur Kryetar i Shqoatës Atdhetare DIBRA, në Nju Jork, dhe me shumë sukses me shokët e tij, drejtuesit e kësaj shoqate, kanë bërë shumë ndryshime, dhe kan arritur suksese në drejtimin e SHAD.

Familja Miftari, gjithashtu përmendet në komunitetin shqiptar se ka dhënë ndihma në luftën e UÇK-së, luftën në Maqedoni, ndihma sa herë që është kërkuar për çështje të ndryshme humanitare dhe kontribute financiare në komunitetin shqiptar, ndihma për të sëmurët, familjet e varfëra, fakeqësitë natyrore etj.

Pronto Pizza – me gjashtë lokalet e saj në Staten Island ka qenë e përfshirë e dhe në ndihmat që u mblodhën për komunitetin e këtij ishulli – për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia Sandy në vitin 2012.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat