Në Nju Xhersi femijet shqiptar festuan Dita e Verës

Amerika

Në Nju Xhersi femijet shqiptar festuan Dita e Verës

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 15 mars 2018 Në ora: 20:07
Në Nju Xhersi femijet shqiptar festuan Dita e Verës

NEW JERSEY - Në Riverdale - New Jersey nëpërmjet një aktiviteti simbolik, është shënuar Dita e Verës, e cila kremtohet si festë zyrtare në Shqipëri dhe disa vise shqiptare.
 
Për Ditën e Verës që si festë origjinën e ka nga qyteti i Elbasanit, prej disa vitesh organizohen festime edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, dhe viset shqiptare në Maqedoni.

Komuniteti strugan në Nju Xhersi, simbas tradites ka organizuar edhe këtë vit kryesisht me fëmijët e këtij komuniteti, festimin e Ditës së Verës - 14 Marsin.
Kështu të paktën thotë në një njoftim të saj, Qendra Kulturore Shqiptare në Riverdale, të Nju Xhersit, e cila ka festuar më 14 mars, të mërkurën Ditën e Verës, në lokalet e kësaj Qendre.

Profesor Bexhet Asani, shkrimtar dhe poet nga Struga, i cili është edhe një organizatorët kryesorë të kësaj feste, shkruan në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, duke postuar edhe nje set me fotografi se pjesëmarrja ka qenë e lirë për të gjithë që nga fëmijët me prindërit e tyre gjer te më të moshuarit, mbasi Dita e Verës, është festa e të gjithve, ka thënë ai.

Për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe për të gjithë pjesëmarrësit kishte vezë të ziera me ngjyra dhe të pranishmit me këtë rast mbajtën simbolet e kësaj feste verore apo martinka siç është e njohur në trevën e Strugës, spjegon profesor Asani, duke shtuar se:

“Me qëllim që të ruajm identitetin tonë në Amerikën e madhe, ne duhet të ruajmë vlerat tona kombëtare. Një nga vlerat e lashta të popullit tonë padyshim është edhe dita e verës. Festa me e hareshme e motmotit jo vetëm për fëmijët por për të gjithë familjarët”.

Kështu, më datën 14 Mars në Qendrën kulturore shqiptare në Riverdale u festua dita e verës, e cila thotë profesori në rrethin e Strugës në të kaluarën dhe në kohën tonë gumëzhinin fshatrat nga cicërimat e fëmijëve ciu-ciu- ciu...

Të njëjtën gjë fëmijët me prindërit e tyre bënë më 14 mars 2018 në Qendrën Kulturore Shqiptare në Riverdale, të shtetit i Nju Xherzit i cili gumëzhinte nga onomatopet e qindra fëmijëve nga treva e Strugës dhe e Ohrit: ciu-ciu-ciu...!

Të gjithë fëmijët dhe të rriturit u gostitën me vezë. Dhurata më e çmuar për fëmijët ditën e verës padyshim është veza, ku fëmijët të gëzuar mbushnin shportat.
Disa zonja ishin kujdesur që të pranishmit t’ i gostitnin me ëmbëlsira, vlen të përmendet këtu znj. Mepruze Kaba, thuhet në njoftimin e kësaj feste.

Në emër të Qendrës pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari aktual Zulfi Ala dhe përfaqësuesja e aktiviteteve kulturore znj. Linda Kaba. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti u kujdesën prof. Bexhet Asani, gjeodeti Astrit Zhaku, kamerania Ike Bairami me bashkëshortin Arben Bajrami. Ndërsa dihmuan manifestimin e ditës së verës Naim Asani, Sefulla Sheji, Mendi Asani, Zulfije Biba Qira dhe Bardho Collaku.

Kjo festë u mbyll me urimin :”Nga mot gëzuar ditën e verës! Festën më të hareshme të stinës së pranverës” shkruan Profesor Bexhet Asani.

Dita e Verës

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars"). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të "Ditës së Verës" njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat