Pa zgjidhjen e të drejtës shqiptare nuk ka anëtarsim të Maqedonisë në institucionet e BE-së dhe në NATO

Amerika

Pa zgjidhjen e të drejtës shqiptare nuk ka anëtarsim të Maqedonisë në institucionet e BE-së dhe në NATO

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:21
Shkup

SHSHA në Çikago si njëra nga organizatat e njohura në diasporën shqiptare në Amerikë,pa dyshim është një krah i fortë i LQSHA-së Joe DioGuardi në Nju Jork.

Emri i Joe Diguardit dhe projekti kombëtar i LQSHA-së si e vetmja organitatë shqiptaro-amerikane që e ka të drejtën e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan,tashmë ka hyrë në analet e historisë kombëtar dhe është bërë një zë i fuqishëm në insitutucionet politike dhe diplomatike në shtetin e Amerikës dhe ato ndërkombëtare,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Peticioni si formë e lirë demokratike që hedh dritë për të drejtën legjitime të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni,ka ardhur nga fakti se tash 28 vjet nga ndarja e Maqedonisë nga ish Jugosllavia,proceset dhe vlerat e demokracisë me tiparet e njohura për liritë njerëzore nuk nisën dhe nuk shkuan në rrugën e duhur,për të mbajtur peng të drejtën e popullit shqiptar në pozitën diskriminuese të pakicës dhe jo shtetformues,thuhet në reagimin nga Çikago

Tash e njëzet vjet në këtë shtet nuk ka pasur regjistrim të popullsisë dhe regjimi i shtetit në Maqedoni ka minipuluar me numrin e popullit të dytë shumicë shqiptare që,në Samitin NATO i mbajtur në vitin 2012 në Çikago u tha se në këtë vend multietnik jetojnë mbi 40 përqind të popullit etnikë shqiptar.Atëherë pse nuk është rregulluar subjektiviteti i popullit shqiptar me ndryshimet e Kushtetutës që tash e 70 vjet që nga pas Lufta e Dytë Botërore dhe të regjimit komunist,popullin shqiptar e pati trajtuar me ligjet arbitrare të pakicës kombëtare dhe në disa periudha të vështira të linqimit edhe të popullit të ndaluar,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Peticioni nga e drejta ndërkombëtare për liritë dhe barazinë njerëzore në ato vende me regjime nacionaliste,tregon qartë se vlerat univesale të demokracisë janë për të gjithë e jo vetëm për popullin maqedonas dhe anashkalimi dhe diskriminimi i popullit të dytë shumicë të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike,thuhet më tej  në këtë reagim nga Çikago.

Forcat politike shqiptare për këto vite më shumë u morën me vetën dhe ,,rregullat,, e pushtetit aktual që përmes disiplinës së koalicionit nuk guxonin të tejkalojnë,,vijat e kuqe,,në Shkup!I bëjmë thirrje tërë diasporës shqiptare në Amerikë që të nënshkruajnë Peticionin e LQSHA-së Joe DioGuardi dhe e njëjta do të trajtohet në organet e shtetit amerikan në Kongres dhe Senat në Uashington,që çështja shqiptare e nëpërkëmbur deri në diskriminim në Maqedoni të marrë ngjyrën jeshile për të drejtën e subjektivitetit jo pakicë kombëtare,por popull i dytë shumicë dhe me aktin kushtetues si shtetformues,thuhet në fund të këtij reagimi nga Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat