Martin Shkreli dënohet me shtatë vjet burg

Amerika

Martin Shkreli dënohet me shtatë vjet burg

Nga: Beqir SINA Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:08
Martin Shkreli

Martin Shkreli është dënuar të premten nga një Gjykatë federale në Brooklyn - New York City me shtatë vjet burg pasi që u gjet fajtor për mashtrim të investitorëve vitin e kaluar.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim së paku 15 vjet për biznesmenin farmaceutik, ndërkaq mbrojtja e tij ka kërkuar vetëm 12 deri në 18 muaj.

Pasaniku me prejardhje shqiptare më së shumti njihet për rastin kur kishte rritur çmimin e ilaçit Daraprim për pesë mijë %, për çka ishte kritikuar nga politikanët dhe opinioni publik, duke mashtruar me këtë çmim nga 17 dollar ai e shiti për 700 dollar një pilul 

Mirëpo, dënimet për mashtrim nuk kanë të bëjnë me atë episod të Shkrelit, por janë të lidhura me përfshirjen e tij me “Retrophin”, një kompani farmaceutike të cilën e kishte themeluar më 2011, si dhe me dy fonde investimi me rrezikshmëri të lartë.

Në gusht, juria e kishte dënuar Shkrelin, që njihet si Pharma Bro, në tre nga tetë akuza, duke konkluduar se ai i kishte gënjyer investitorët, mes tjerash, se si fondet e investimit me rrezikshmëri të lartë menaxhoheshin, në çka ata kishin investuar dhe se sa para kishin.

Juria gjeti që ai kishte kontrolluar fshehtësisht një numër të lartë të aksioneve të Retrophin-ës.

“Nuk kam qenë kurrë i motivuar nga paratë”, ka thënë Shkreli teksa i përlotur ka dhënë deklaratën e tij.

“Doja ta ngritja lartësinë dhe reputacionin tim”.

“Jam këtu shkaku i gabimeve të neveritshme, të marra dhe neglizhente që i kam bërë”.

Pak pas dënimit të tij, avokatët e Shkrelit sugjeruan që ai nuk do të dënohej me burg. Ata bënë të ditur se ai ua kishte kthyer paratë përfundimisht investitorëve, duke nënkuptuar që nuk kishte humbje financiare – një variabël kyçe për të përcaktuar dënimet për kriminelët me kollare të bardhë siç njihet ky lloj dënimi nga drejtësia amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat