Majko në Kanada, krijohet “Shtëpia e Shqiptarit”

Amerika

Majko në Kanada, krijohet “Shtëpia e Shqiptarit”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:35
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është në një vizitë pune në Kanada ku po zhvillon takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe zyrtare të qeverisë.

“Shtëpia e Shqiptarit” do të jetë qendra që i dedikohet aktiviteteve kulturore dhe mësimit të gjuhës shqipe në Kanada.

 Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është në një vizitë pune në Kanada ku po zhvillon takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe zyrtare të qeverisë.

Ai informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë. U fol për marrëveshjet dypalëshe lidhur me diasporën, si ato për hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore në të gjithë boten dhe për fushën e arsimit. “Nëse nuk do të kujdesemi për identitetin tonë do të humbasim mijëra të rinj pa bërë asnjë luftë’, ishte komenti i Majko.

Ndërkaq, në takimin me kreun e Asamblesë Legjislative të Ontarios Dave Levac, Ministri vlerësoi përfshirjen e gjuhës shqipe në programin shkollor në këtë rajon dhe kërkoi shtrirjen e këtij standardi kudo ku jetojnë shqiptarët në Kanada.

Levac shprehu gatishmërinë e tij për të mundësuar një dialog konstruktiv me autoritete e rajoneve të tjera por edhe me ato të qeverisë federale. U fol gjithashtu për bashkëpunime mes universiteteve të të dyja vendeve për programe të shkëmbimit studentor. Te dy zyrtarët u dakordësuan se nëse i ashtuquajturi ‘brain drain’ kanalizohet siç duhet, kjo i shërben si vendit të origjinës ashtu edhe shtetit pritës.

Të enjten Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan një pritje në nder të dy Ministrave të Diasporës, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi dhe gjithashtu përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Ontario.

Të ftuar në pritjen e zhvilluar në ambientet e parlamentit të Ontarios ishin Laura Albanese, Ministre për Emigracionin, Kreu i Asamblesë Legjislative. Dave Levac, Reza Moridi, Minister i Shkencës dhe Inovacionit në qeverinë lokale, Shafiq Qadri, deputet dhe mik i komunitetit shqiptar etj. Znj. Albanese, mbështetëse e fortë e ligjit për mbrojten e trashëgimisë kulturore shqiptare vlerësoi kontributin e komunitetit tonë, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar të shoqërisë kanadeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat