Shqiptarët në Waterbury - Konektikët, kremtuan 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Shqiptarët në Waterbury - Konektikët, kremtuan 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 shkurt 2018 Në ora: 16:04
Waterbury

Bashkia e qytetit nderojë me Proklamat Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nderi i këtij viti ishte artistja kosovare Bora Balaj, e cila u nderua me titullin “Mayor of the Day” dhe me Proklamatën e bashkisë.

Qyteti i Waterbury në këtë dekad çdo përvjetor po festonë në bashkinë e qytetit së bashku me komunitetin shqiptar, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, që këtë vit ishte jubilare 17 Shkurt 2008 - 2018.

Çdo përvjetor sipas traditës bashkia e qytetit emëronë një emigrant të natyralizuar si kryetar bashkie për një ditë. Ndërsa në zyrën e kryetarit të bashkisë zhvillohet një ceremoni jashtë Bashkisë në oborrin e saj mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit. Emërimi i një kryebashkiaku për një ditë, ceremonia dhe ngritja e flamurit në këtë qytet, është një traditë që daton 50 vjet, për të gjitha komunitetet.

Komuniteti shqiptar në Qytetin e Waterbury në Connecticut ka dy data të shënuara në vit, Pavarësinë e Shqipërisë 28 Nëntor 1912 dhe Pavarësinë e Kosovës 17 Shkurt 2008.

Në këtë ceremoni dje në Qytetin e Waterbury në Connecticut, mori pjesë edhe Kryetari i Akdamisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, Prof. Skendër Kodra, dhe përfaqësues të komunitetit nga Konektiket, Nju Jorku, Nju Xhersi, dhe Pensillvenia, Tomë Paloka, Mëhill Velaj, Mëhill Gjuraj dhe Pranvera Sula Çobo, Music Director at Liberty International Montessori Schools.

Ndërsa, Bashkia e qytetit nderojë me Proklamat Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nderi i këtij viti ishte artistja kosovare Bora Balaj - Etnografe dhe poete, shkrimtare, e cila u nderua me titullin “Mayor of the Day” dhe me Proklamatën e bashkisë, me motivacionin : Shërben si një ambasadore e kuluturës etnografike në SHBA, dhe ka mbështetur çdo ngjarje që nderon kombin shqiptar”.

Drejtuesi i kësaj ceremonie veprimtari Prend Qetta, tha se kjo ceremoni u mbajt me rastin e 10 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nga Komuniteti Shqiptarë që jetonë në këtë qytet dhe rrethinën e Bashkisë, ditën e Premte me 23 Shkurt 2018 në ndërtesën e Bashkisë së Qytetit të Waterbury.

“Me këtë rast në vendosëm në pah edhe njëherë atë se kontributi i të gjithë Shqiptarve në komunitetin tonë në Waterbury, ishte i pa mohuar dhe historik dhënë Kosovës në ditet më të vështira.

Ky kontribut ashtu si i gjthë shqiptarve të Amerikës, nuk mund të harrohet asnjëherë, prandaj kjo ceremoni është edhe një falenderim të perzemërt të gjithë atyre që e bënë këtë, pa u kursyer dhe në menyrë të pa nderprerë! Në këtë ceremoni një faleminderim shkon edhe për SHBA, kontributin e saj historik për çështjen shqiptare, si dhe ndihmën e madhe që dha ajo për Kosovën, e lirë e të pavarur, zhvillimin dhe përparimin e Kosovës” thotë Qetta.

Ndërsa, Qyteti i Waterbury Connecticut, komuniteti Shqiptar festoi 10 Vjetorin e Pavarësis së Republikës së Kosovës , dhe unë isha e përzgjedhur të ngrej flamurin e Kosovës në shtizën e lart të Bashkisë së Waterberyt, si “Major of the Day” në këtë ditë të shënuar, shkruan Bora Balaj në llogarinë e saj në Facebook, vërtet ishte privilegj për mua, nder dhe respekt për këtë ditë të shënuar në festimin e saj në këtë qytet, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptar.

“Ndjehem e lumtur, dhe më e motivuar që të kontriboj edhe më shumë dhe më tutje - faleminderit shumë zoti Prend Qetta dhe faleminderit shumë kryetarit të Bashkisë së qytetit dhe gjithë stafit të tij, që me nderuan duke më dhënë këtë mirënjohje për punën time për kontributin e dhën ndër vite” tha Bora Balaj.

Bora Balaj, është me një aktivitet shumë planësh si etnografe dhe kostumografe , ajo nisi nga mosha dymbëdhjetëvjeçare të mbledhë veshje kombëtare shkruan Proklamata.

Ndërkohë, që u motivova nga pasioni, por dhe nga dëshira se kisha çfarë ti paraqisja publikut, Bora bëri dhe hulumtime në trojet shqiptare deri në një studim etnologjik të cilin e kulmoi me një libër të parë për Borën në këtë lloj gjinie por dhe për Kosovën gjithashtu.

Libri “Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë”, është një peizazh, një faktografi dhe një pasqyrë e një trashëgimie që ka gjurmë të madhe. Janë një numër jo i vogël i veshjeve që i kanë rezistuar kohës dhe janë bartur në shekuj. Ndaj dhe libri është një kompleksitet shumëdimensional i trashëgimisë kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe gjetiu ku kanë jetuar shqiptarët.

Bora Balaj ka prezantuar veshjet herë me fotografi, dhe shpesh me veshjet origjinale në të gjitha trojet shqiptare, në Prishtinë, Gjakovë, Ulqin, Tiranë, Strugë, Pogradec, Fier, Korçë, Durrës, Tropojë, Nikaj Mertur ( prejardhja e te pareve te saj ), Në Vjenë, Berlin, Delemond (Zvicër), Arau, Zurich, Izmir (Turqi), Boras (Suedi), Michigen (USA).

Kush eshte Bora Balaj ?

Bora Balaj ka mbaruar studimet per ekonomi ne Peje ne vitin 1992, studimet e dizajnit te modes ne Tirane ne vitin 1997, e ne vitin 2014 diplomaci nderkombetare ne Prishtine.

Eshte anetare e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe anetare e Klubit Letrar “Gjon Kikolle Kazazi” Gjakove ,duke qene autore e dy librave me poezi , "Zogu pa çerdhe ", Tirane 1997 dhe "Loti me sy”,Prishtine 2003 .

Bora Balaj eshte hulumtuese e etnologjise dhe veshjes tradicionale te trojeve shqiptare. Gjithashtu ka botuar ne vitin 2009 librin e pare me veshje trdicionale ne Kosove, liber ky qe beri revolucion duke u promovuar dhe ekspozuar ne Kosove, Shqiperi, Mal te Zi, Maqedoni ,Zvicer, Gjermani, Austri, Turqi,Ssuedi dhe ne USA me rreth 20 ekspozita nga ky liber.

Perpos hulumtimit.Bora Balaj ka bere edhe mbledhjen e veshjeve origjinale te trojeve shqiptare dhe posedon mbi 200 veshje te ndryshme origjinale. Ka nje biznes qe e drejton prej 13 vjetesh ne Gjakovë, duke avancuar shume vajza dhe gra ne fushen e dizajnit. Po ashtu gjate punes se saj shpreh vazhdimisht interesimin per te ruajtur vlerat e trashegimise tone kombetare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat