New York: KF Korabi festoi Ditën e Shën Valentinit dhe Pavarësinë e Kosovës

Amerika

New York: KF Korabi festoi Ditën e Shën Valentinit dhe Pavarësinë e Kosovës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Woodbury - Connecticut: Anëtarët Klubit të Futbollit Korabi, nga Staten Island - Nju Jork, një nga më të vjetrit dhe mjaft të suksesshëm në aktivitetet sportive shqiptaro amerikane, nivel lokal – në zonë e Tri-Shtetshit, së bashku me familjet e tyre, ka zgjedhur të festojë Shën Valentinin vitet e fundit edhe me 17 Shkurtin - Pavarësinë e Kosovës..

Në mikëpritjen bujare dhe çdo gjë falas të Agron Krivca - pronarit dibran të lokalit “Elennis Family Restaurant” në qytetin Woodbury - Connecticut, Shën Valentini dhe 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, u shënuan me dashuri, dhe festë, ku të ardhurat e përfituara, thanë ata do ti dhurohen Klubit të Futbollit “Korabi” nga Dibra e Madhe

Mysafir nderi ishte sportisiti dibran kampioni i bodybuilder Artie Seferi.

Futbollistët e Korabit, drejtuesit e saj, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, dhjetëra simpatizantë dhe mbështetës të këtij klubi futbollistik. veprimtar të dalluar të komunitetit dibran, u argëtuan për disa orë, nën ritmin e bukur të këngëve dhe valleve popullore, dhe muzikës së lehtë për dashurinë.

Të pranishëmit, në emër të kryesisë dhe në emër të KF – Korabi,,i ka përshëndetur me një fjalë rasti drejtuesi i kësaj mbrëmje zoti Përparim Papraniku.

Në cilësinë e udhëheqësit të kësaj feste, ai e quajti mbrëmje shpirterore – të dashurisë njerëzore “njeriu për njeriun” me dashuri dhe dinjitet – Shën Valentinin, “një mbrëmje të dashurisë të shenjtë mes njerëzeve”, duke shtuar se ne kemi rastin sot të festojmë edhe 10 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Jemi tubuar sonte këtu në Woodbury - Connecticut për të festuar dhe për ta kujtuar një nga datat më të rëndësishme të kombit tonë, pas pavarësisë së Shqipërisë, Pavarësinë e Kosovës, “Kosova 10 vjet shtet”, pra dhjetë vjetorin e shpalljës së pavarësisë te Kosovës pas një robërie një shekullore, tha Papraniku.

“Të nderuar të pranishëm nuk mund ti harrojmë asnjëhere perpjekjet e atyre që luftuan rreshturazi për Shqipërinë etnike. Ata të cilët u flijuan për këtë ideal të shenjët kombëtar.

Për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të cilën ne së bashku me ditën e dashurisë, po e festojmë po me dushurinë për Kosovën” tha ai.

Më pas ai ka folur për sukseset e KF Korabi, në aktivitetet sportive të komunitetit shqiptar dhe nivel lokal – në zonë e Tri-Shtetshit, ku një vend të veçantë gjatë fjalës së tij – zoti Papraniku, i dha edhe figurave qendrore të këtij klubi, prej krijimit të tij, dhe rezultateve të saj si duke e vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin me KF Korabi nga Dibra e Madhe.

Dhe ka faleminderuar, Neat Kerkutin, Shpetim Ramku, Ekuran Marku, Faton Papraniku, Alit Jani, Buran Kaja, veteranit të këtij klubi futbollistik , Xhevad Dema, Argetim Dema, Imer Dedja, Veli Morina , Astrit Kerkuti, Dashnor Dema, Atliun, Gazmend Ajdari  ,Abibin dhe të tjerët .

Kurse ish kryetari KF Korabi, zotëri Murat Mela, kujtojë me këtë rast anëtarët të Klubit Futbollistik “Korabi”, në New York, të cilët nuk i janë ndarë kombëtares shqiptare, edhe në ndeshjet eleminatore në grupin E, ku luajti përfaqësuesja jonë ( Kopenhagen, Lisbonë, Elbasan, dhe Erevan) deri sa shkaun edhe në Parisë, për të ndjekur 3 ndeshjet e e grupit të kombëtares kuqezi në kuadrin e Francë Euro 2016.

Ai tha se kudo që shkuan shqiptaro-amerikanët në stadiumet e Europës, na bën krenar duke valvitur flamurin kuqezi dhe me plisa në kokë, duke u bërë edhe mbështetës të zjarrtë të Kombëtares kuq e zi, dhe fituar edhe “zemrat” futbollistave, trajnerit Xhani DeBiazi, dhe presidentit të Federatës Shqipatre të Futbollit Armando Duka.

Udhëheqësi i kësaj mbrëmje festive më pas ka faleminderuar edhe organizatorët e kësaj mbrëmje dhe veçanërisht mikëpritësin pronarin e restorantit “Elennis Family Restaurant” në qytetin Woodbury - Connecticut, Agron Krivca, ku ata festuan Shën Valentini dhe 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës..

Pjesëmarrësit u argëtuan nga muzika e dhe kenga e vallja shqiptare, ndërsa organizatori me këtë rast ka shpërndarë edhe dhurata për çdo çift.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat