Shoqata Atdhetare DIBRA - Turnir Shahu në Nju Jork, për nderë të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Shoqata Atdhetare DIBRA - Turnir Shahu në Nju Jork, për nderë të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 21 shkurt 2018 Në ora: 15:27
Turnir Shahu në Nju Jork

Shahisti fitues i këtij turneu u shpall, Fuhat Bllata, ndërsa vendin e dytë me pikë të barabarta e fituan: Fatmir Trepça, Gazmend Bllata dhe Destan Koleci. STATEN ISLAND NY : Shoqata Atdhetare Dibra me shumë sukses organizoi për herë të parë "Turneun në SHAH"- 2018 i cili u prit shum mirë dhe me një interesim të madh, dhe përkoi me 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Garë e fortë sportive u zhvillua në turnirin e shahut, duke filluar nga ora dymbëdhjetë, e mesdrekës dhe ka zgjatur deri në ora shtatë e mbrëmjes.

Turniri i shahut i Shoqatës Atdhetare DIBRA, u mbajtë ditën e Diel (me datë 18-02-2018 , në ambientet e hotel Hilton, në Staten Island. Ndërkohë, 18 shahistë u ulën në tavolinat e garës - në këtë turnir , të cilën e organizuan përgjegjësit e sportit në SHAD. Simbas sistemit zvicërian (simbas rënditjes tabelare mbas 5 raundesh), fitues i këtij turneu u shpall Fuhat Bllata, njoftoi në faqen e saj në medien sociale SHAD-i. Në njoftimin e tyre për këtë turne, thuhet se vendin e dytë me pikë të barabarta e fituan: Fatmir Trepça, Gazmend Bllata dhe Destan Koleci. Ishte kënaqësi e madhe të shikosh bashkëqytetarët tanë të cilët treguan vlera të mëdha për këtë sport shum interesnat i cili daton që në shekullin e VI, thanë ata.

Ky turne i cili u zhvillua për disa orë simbas rënditjes tabelare mbas 5 raundesh, ka tubuar rreth vetës jo vetëm lojtarë nga anëtar të Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Nju Jork, por edhe më gjerë, dibran që jetojnë në zonën e Tri-Shteshit, të cilët e vlerësuan thirrjen e shoqatës për të marrë pjesë në këtë turne, që është i pari në komunitetin dibran, por ndoshta edhe në komunitin shqiptar. Për turnirin dhe aktivitetet e kësaj shoqate, ka folur kryetari i SHAD-it, Dashnor "Danny" - Miftari, i cili ka çmuar lartë kontributin e grupit që u morë me realizmin e këtij aktiviteti argëtues dhe shumë aktiviteteve të tjera : “Ndër shumë aktivitet që na presin për këtë vit, tha kreu i dibranëve, ky është i pari për këtë vit, i cili do të jetë i mbushur përplot me aktivitete të tjera kulturore e sportive në komunitetin dibran, dhe është i mirëpritur nga të gjitha familjet dibrane”.

Një kontribut të veçantë në organizimin e këtij turniri thuhet se ka dhenë Dega e sportit drejtuesit e saj, të cilët e panë të arsyeshme që ti përgjigjet pozitivisht një kërkese për të mbajtur një turnir shahu duke formuar edhe grupin e punës të cilët vullnetarisht ndihmuan degën e sportit të kësaj shoqate për të realizuar këte aktivitet. Ndërsa një faleminderim i veçantë nga shoqata i shkojë për angazhimin e tyre edhe dibranëve : Rizvan Koleci, Fatmir Trepça, Gazmend Bllata dhe Destan Koleci. Simbas njoftimit të Shoqatës Atdhetare Dibra, në llogarinë e tyre në Facebook, thuhet se Fuat Bllata është fituesi i turneut në SHAH - 2018 Në këtë turnir morën pjesë 18 shahistë (rënditja është simbas pikëve që fituan në turnamentin) :

- Fuat Bllata (4.5 pike)

- Fatmir Trepça (4 pike)

- Destan Koleci (4 pike)

- Gazmend Bllata (4 pike)

- Gjovalin Marku (3 pike)

- Gëzim Skara (3 pike)

- Din Derti (3 pike)

- Gëzim Cepalia (3 pike)

- Kreshik Duka (3 pike)

- Argëtim Skara (2.5 pike)

- Mirsad Hoxha (2 pike)

- Arben Hoxha (2 pike)

- Bleron Canka (2 pike)

- Hajri Paja (2 pike)

- Bejto Salaj (1 pike)

- Xhevat Marke (1 pike)

- Nderim Marke (1 pike)

- Behar Kolari (1 pike)

Me këtë rast kryetari i SHAD-it Dashnor Miftari , në shenjë respekti në emër të shoqatës i dorëzoi një certifkatë falemderimi z. Rizvan Kolecit për angazhimin e tij maksimal. Duke folur për aktivitetin e SHAD, drejtuesit e këtij turniri të cilët janë grup të rinjësh dibran, thanë se shoqata e tyre do vazhdojë që të organizojë aktivitete nga më të ndryshme për komunitetin dibran edhe në të ardhmen, sepse pas ç'do aktiviteti që bëjmë, fitojmë më shumë vullnet dhe energji për të vazhduar me punën tonë të palodhshme . “Prandaj vazhdojmë të kerkojmë përkrahjen e të gjithë komunitetit dibran për të arritur qëllimin e përbashkët,” thanë ata.(Photo credite SHAD).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat