Vdiq në moshën 89 vjeç Qemal Lepenica, patriot dhe anti komunist i përbetuar

Amerika

Vdiq në moshën 89 vjeç Qemal Lepenica, patriot dhe anti komunist i përbetuar

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 15 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Qemal Lepenica

NEW JERSEY: Historia e kësaj familje të madhe patriote, dhe që ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë, nisën qysh me pavarësinë e Shqipërisë, kur kjo familje ka dhënë një kontribut të madh, por që është burgosur dhe e internuara si nga fashizmi, dhe komunizmi, ku Lepenicat  e pësuan edhe keq e më keq nga ardhja e farës së keqe sllavo - komunizmit në Shqipëri, pas 1944-së, lidhjes së tyre ne fillim me Jugosllavinë, e Titos,  Rusinë e Stalinit dhe Kinën.

Historia dhe fati i familjes së njohur Lepenica, nga Vlora e flamurit, me “pushtimin” sllavo komunist të Shqipërisë, më 44’ do të vazhdonte me atë përndjekjen e ni kalvari te vuajtjeve,nga me të tmerreshmet që nisen me internimet e tyre nga njëri kamp më tjetrin në kohën e luftës dhe do të vijonte me persekutimin e tyre të gjatë nga komunistët gjatë sundimit të egër të diktatorit Enver Hoxha, neper burgje dhe kampe internimi ne tye gjithë Shqipërinë, enveriste.

Qemali Lepenica, i cili kaloi një kohë të gjatë në perendim në botën e lirë, pas ai u arratisë nga Shqipëria, ka lindur në fshatin që ata mbjanë edhe mbiemrin Lepenicë -  Qarku Vlorës në vitin 1928.

Qemali ishte djali i Refat (Hoxha ) Lepenica, dhe nënës Kaleme Agaj pra nga dy familjet më të mëdha dhe më të njohura të Vlorës dhe Shqipërisë.

Mbas luftës së dytë botrore, Qemali, vetë i ri ishte pjestar i rezistencës  Organizatës Kombëtare “Ball i kombetar” e cila iu kundërvu me armë në dorë sllavo-komunizmit të Enver Hoxhës.

Qemali filloi të kundërshtojë dhe të flas kundër komunistëve menjëherë, sapo përfundoj lufta e Dytë Botërore dhe Qemali bashkë me kushërinin i tij Reshat Agaj, u arritisën nga Shqipëria në vitin 1950.

Arratisja e tyre nuk ishte e lehtë, mbasi nëpër male dolën dhe u arratisën për në Greqi. Në kohën kur komunistët kishin dhënë urdhëra që të arestoheshin Qemali, dhe anëtarët e tjer të famijes Lepenica,

Arratisja e tyre dhe lënja e Shqipërisë, atehere  ishte i detyruar që të largohet zemër vrarë që vendi i tij ishte nën sundimin e egër komunistë të Enver Hoxhës që zgjati për më shumë se katër dekada.

Mbasi dolën Greqi, ata u arrestuan, dhe Qemalin e mbajtën në burg në një ishull për 3 muaj. Gjithësej deri në përfundimin e një procedure emigrimi në Greqi, Qemali dhe xhaxhai i tij Reshati qëndruan në Greqi për 9 muaj.

Nga kampet e të arratisurve nga Shqipëria, në Greqi, Qeveria Americane, i mori dhe i solli të arratisurit, mes tyre dhe Qemalin në bazat e tyre në Europë.

Në Gjermani ai bashkë me Shqiptarët të tjerë të arratisur dhe kundërshtar të përbetuar të sllavo komunizmit, dhe që ishin anëtarët e Ballit Kombëtar dhe Mbretërorët, në vitin 1951, u trajnuan në bazat amerikane.

Atje, Qemali hyri në Batalionin Shqiptarë  ose si njohet ndryshe Kompania 4000, ku Qemali ishte i stërvitur si parashutist, desant për tu hedhur në Shqipëri në përbysjen e rregjimit komunist.

 Ai qëndroi në Gjermani, deri në vitin 1955.

Në Dhejtor të vitit 1955, Qemali erdhi në Amerikë, me anije nga Gjermania. Kur zbriti Qemali në Neë York u pritë me shumë dashruri nga patriotët dhe anti komunistë, ish të arratisur para tij, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare.

Jetën në vendin kampion të lirisë e nisi nga Detroiti ku qëndrojë për disa vjet atje deri sa u kthye përsëri në Nju Jork - Nju Xhersi, ku Qemali u mundu që të adaptohet në shoqërinë Amerikane me integrimin e tij. 

Ndërkohë, Qemali vazhdonte aktivitetet e tij për kombin, dhe aktiviteti i tij u shtri në të gjtiha vendpërqëndrimet anti komuniste të asaj kohe në Amerikë, ai më 1960 shkoj në Chicago duke u lidhur me grupet antikomuniste.

Në vitin 1961, Qemali u kthye në Neë York, ku Qemali u intergrua plotësisht dhe u aktivizua në orgazitat anti komuniste të komunitetit Shqiptaro-Amerikan.

Ndërsa, në vitin 1965, Qemali u martua në Bruklin,Nju York, në vitin 1966, ai me gjithë bashkeshorten u zhvendos në Hackensack,  Neë Xhersi ku edhe jetonte së bashku me tre fëmijet: vajza Lydia, djali Refati dhe djali Jay.

Duke blerë një shtëpi në vitin 1970 në Garfield ,Nju Xhersi ai zhvilloi edhe një aktivitet privat duke e rritur mirëqenien e tij dhe familjes.

Ndërkohë, ai thuhet se ka qenë edhe një ndër më aktivët duke iu bashkuar grupeve nacionaliste gjate vitet e 70's dhe 80’s, kur lëvizja anti komuniste e të arratisurve ishte në kulmin e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Europën perendimore.

Qemali ka marre pjesë në të gjitha protestat, grevat dhe  organizimet  e tjera për çëjshtjet Kombëtare Shqiptare.

Aq sa në vitin 1989, Qemali bleu një lokal në Clifton, Nju Xhersi, lokal ky nga Qemali  u kthye dhe u përdor edhe si një qendër patriotike Shqiptare, dhe anti komuniste për 25 vjet.

Ai u bë i njohur dhe frymëzues për komunitetin e ri shqiptar, duke ndhimuar qindra shqiptarë të rinjë që erdhën mbas rënjes së komunizmit.

Qemali me gjithë familje dhe njerëzit e tij ndihmuan ata që kishin nevojë, me dokumente të imigracionit, jepnin ndihma për ndonje punë, ndihmonin strehimin e emigrantëve të rinjë dhe familjeve nga Kosova, deri në vitin 2014, kur ai edhe u pensionua .

Qemali ndërroj jetë më 5 Shkurt 2018 pas një semundje të gjatë, e të pashërueshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat