Zyrtarët amerikanë në ASHNA

Amerika

Zyrtarët amerikanë në ASHNA

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:01
Delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

Një delegacion i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëndroi për një vizitë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror me ç’rast u prit nga menaxhmenti i këtij institucioni.

Delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, i cili ishte në përbërje nga zyrtari ekonomik Mathew Briggs si dhe Dren Pozhegu këshilltar ekonomik, u njoftua më për së afërmi me punën e ASHNA-së, sukseset dhe sfidat si dhe projektet zhvillimore.

Fokus i këtij takimi ishin projektet e planifikuara në planin afatshkurtër dhe planin afatgjatë të realizimit nga ASHNA, me ç’rast,  Mathew Briggs, përgëzoi menaxhmentin e ASHNA-së, për përkushtimin në sigurinë e ofrimit të shërbimeve  të navigimit ajror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat