Në qendrën “Japan Society” në Nju Jork, u mbajt panel prestigjoz "Kosova: Një Dekadë Pavarësie" - Bota Sot
Në qendrën “Japan Society” në Nju Jork, u mbajt panel prestigjoz "Kosova: Një Dekadë Pavarësie"

Amerika

E shtunë, 18 gusht 2018

Në qendrën “Japan Society” në Nju Jork, u mbajt panel prestigjoz "Kosova: Një Dekadë Pavarësie"

Nga: Beqir SINA New York Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 06:16
Kosova: Një Dekadë Pavarësie

NEW YORK : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork ,në kuadrin e aktiviteteve që po mban ajo në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, organizojë sot pasdite me diplomatët e huaj dhe shqiptar, një panel me titull "Kosova: Një Dekadë Pavarësie" .

Në këtë aktivitet folën panelistët të njohur :  Zëvendës kryeministër i Kosovës  dhe ish Ministri i Jashtëm deputeti Enver Hoxhaj, Përfaqësuesi i Përhershëm në OKB, i Gjermanisë, Ambasadori Christoph Heusgen, ish-Ambasadori i SHBA në OKB, Zalmay Khalilzad , dhe Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, e të tjerë.

Image

Ky panel u mbajtë në  Qendrën Kulturore japoneze në Manhattan “Japan Society”, dhe u prezantua nga Ambasadoria Teuta Sahatqija, e cila mbasi foli mbi rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, ftoi panelistë për të diskutuar mbi shtetin më të ri të Evropës, Kosovën në 10 Vjet Pavarësi, sifidat dhe arritjet e saj.

Në këtë panel auditorin e saj, morën pjesë një numër diplomatësh të trupit diplomatik, nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, gazetar dhe studentë shqiptar dhe të huaj, aktivist të njohur, afaristë dhe lider të komunitetit shqiptar, përfshirë edhe veprimtarin e njohur Harry Bajraktari.

Në panelin e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork , në kuadrin e aktiviteteve që po mban ajo në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me titull "Kosova: Një Dekadë Pavarësie" u folë nga panelistët prestigjozë për arritjet e Kosovës dhe sfidat e saj në këtë dekadë të parë të 10 vjetorit të pavarësisë. 

Po ashtu, u diskutua edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, duke i qenë  mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, vendeve mike të Bashkimit Europian, edhe vendeve të mëdha që e njohën të parat Kosovën, përfshirë Japoninë , Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Duke folur për prespektivën europiane të Kosovës, panelistët thanë se se pa liberalizim të vizave dialogu me Serbinë, nuk ka kuptim, pasi BE-ja duhet ti shpërblej njësoj të dyja vendet.

Diskutatët folën edhe në lidhje me marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Gjermani dhe Kosovë SHBA, e Japoni dhe për shumë projekte të përbashkëta që do t’i zhvillojnë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Siç dihet Japonia është një ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, veçse një muaj pasi Kosova e lirë deklaroi shkëputjen nga Serbia, duke shpallur pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës së anëtarëve të BE, përfshirë 10 vjet më parë Gjermaninë, Aglinë, Farncën dhe Italinë.

"Ne shpresojmë që pavarësia e Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit," tha në një deklaratë ish - Ministri i Jashtëm i Japonisë, Masahiko Komura, në International Herald Tribune, kur Japonia njohu pavarësinë e Koosvës, një dekadë më parë.

Image

Ish Ministri Jashtëm i Japonisë Komura , do të deklaronte po atë ditë se pavarësisht kundërshtimit të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, Japonia shpresonte se do të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me Beogradin.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt erdhi gati një dekadë pasi trupat e NATO-s larguan forcat serbe nga territori i shumicës shqiptare etnike.

Ndërkohë, që pavarësia e Kosovës,, sot është e njohur nga 115 shtete, ajo vazhdon të  kundërshtohet dhe nuk njihet nga Serbia, e cila është e mbeshtetur nga Rusia,  aleati i saj i cili e ka hedhur poshtë shkëputjen e Kosovës, duke e quajtur atë një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, dhe të njëanëshme sipas saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test