Shqiptarët Republikanë në Staten Island mbështesin Grimm

Amerika

Shqiptarët Republikanë në Staten Island mbështesin Grimm

Nga: Beqir SINA - Staten Island NY Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:52
Shqiptarët Republikanë në Staten Island mbështesin Grimm

STATEN ISLAND NYC: Pronari i Kompanisë Shqiptare “Protect Dismantling” Belul Qoku së bashku me Organizatën Rrënjët Shqiptare organizojë, mbrëmë në një klub social të dibranve në Staten Island, një fushat për ngritjen e fondeve me ish-kongresmenin Michael Grimm, i cili kandidon në zgjedhjet paraprake për një vend në Kongresin amerikan Qarkun 3, që përfshinë ishullin Staten Island dhe pjesën veriore të Brooklynit .

Ish-kongresisti i New Yorkut, Michael Grimm i dalluar për lidhjet e ngushta me komunitetin shqiptar, u premtojë mbështetesve se ai do të jetë gjithmonë përkrah komunitetit shqiptarë, duke fituar besimin e tyre.

Image

Ndërsa më pas gjatë fjalës së tij Grim, nxiti komunitetin shqiptarë, të punojnë sa më shumë për të arritur suksesin, teksa u kujtojë atyre se edhe ai vet si një birë emigranti, e filloi karjeren e tij, nga punët më të rëndomta, por arriti të jetë një agjentë i FBI për disa vjet ndërsa shërbeu për më shumë se dy mandate në Kongresin amerikan.

Ish-kongresisti i New Yorkut, i cili dëshiron të rimarrë vendin e tij në Kongres nga republikanët në Staten Island, duke deklaruar një sfidë primare kundër nga pasardhësi i tij, GOP Rep. Dan Donovan, ka besim se do të ri marrë mbështetjen që ka pasur në partinë Republikane në garën paraprake. 

Përballja, e të dyve cila nga republikanët konsiderohet se mund të jetë një gozhdë e vërtetë, me të dy kandidatët që përpiqen të pikturojnë veten si kandidatët e vërtetë Trumpian në garë, shkruante shtypi njujorkez.

Michael Caputo, një ish ndihmës i fushatës për Donald Trump, dhe një nga më të fuqishmimit dhe me ndikim në GOP, thuhet se po ndihmon fushatën e Grimm, shkruajti gazeta ishullore Staten Island Advance .

Image


Grimm, po ashtu simbas Staten Island Advance, ka kërkuar të marrë një "bekim" në garën fillimore edhe nga Steve Bannon, i cili është një konservator i linjës së ashpër dhe ish-strateg i lartë i Trump.
 
Republikanët thuhet se privatisht janë për Grimm, i cili mbetet popullor në Staten Island, dhe mund të mbizotërojë në GOP te Republikanët ishullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat