Vatranët dhe të rinjtë të interesuar për projektet e Ministrisë së Diasporës

Amerika

Vatranët dhe të rinjtë të interesuar për projektet e Ministrisë së Diasporës

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:36
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve të vizitës së ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, u realizuan takime me njërën nga shoqatat më të vjetra shqiptare në diasporë, përkatësisht me kryesinë e kësaj shoqate, si dhe me profesionistët e rinj shqiptarë nga Nju Jorku.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi i informoi për punën e ministrisë dhe projektet që do të realizohen gjatë këtij viti, përderisa falënderoi Vatrën dhe mbarë anëtarësinë e kësaj organizate të rëndësishme për punën e palodhshme.

Gashi i njoftoi të pranishmit edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, të cilat lidhen direkt  me diasporën duke u koncentruar në themelimin e qendrave të përbashkëta në diasporë, ashtu që këto të shërbejnë si adresa e parë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë.

“Një nga qendrat kryesore kulturore për diasporën do të jetë në Nju Jork”, tha ministri Gashi.

Nga ana tjetër drejtuesit e Vatrës informuan ministrin Gashi për punën e tyre, në veçanti mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, të cilën e quajtën si detyrë të shenjtë.

Ministri Gashi u takua edhe me profesionistët e rinj shqiptarë në Nju Jork, me të cilët diskutoi për projektet e punës praktike në administratën e Qeverisë së Kosovës, shkollën e përbashkët verore që do të organizohet sivjet dhe projekte të tjera që lidhen me të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat