Detroit: Shqiptarët e Amerikës shënuan 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Amerika

Detroit: Shqiptarët e Amerikës shënuan 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 30 janar 2018 Në ora: 18:17
Pamje nga ceromonia

Detroit: Për tri ditë komuniteti shqiptar në metron e Detroitit, më 26 - 27 dhe 28 janar me një numër  veprimtarishë shënuan së bashku  550 vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Komuniteti shqiptar nën organizmin e përbashkët të të dyja kishave shqiptare në Detroit, meshtarve Don Nue Gjergji dhe Don Freddy Kalaj, disa organizatave, veprimtarve dhe lider të komunitetit me mbështetjen e Ambasadës së R. Shqipërisë, Ambasadores Floreta Faber,  dhe Konsullit të Nderit Ekrem Bardha,  mbajti ceremoni përkujtimore duke shënuar 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, shpallur nga dy qeveritë e shteteve tona, shtetit mëmë Shqipërisë dhe Kosoves.

Aktivitetet përkujtimore u hapën me një ditë kulturore organizuar nga revista "Kuvendi", e drejtuar nga shkrimtari Pjeter Jaku, në mjediset e lokalit Imperial House në Detroit.

Dita e dytë e përkujtimit 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, vazhdoi me Simposiumin përkujtimor i cili u mbajt në Kishën Katolike të Zonjës së Shqiptarëve - me Famullitar - Don Nue Gjergji, të moderuar nga Valentin Lumaj, Dr. Ruki Kondaj, Edvin Hoti dhe Marqe Domgjoni.

Gjithashtu, me kumtesat e tyre u bënë pjesë e kësaj Akademie dhe me kumetast e përgatitura perj tyre dhe fjalët përshëndetese : Rev. Nue Gjergji, Ambasadore Floreta Faber, Atasheu, Visar Zhiti, Konsulli i Nderit Z. Ekrem Bardha, Mikel Demaj, ish kongresmeni Joseph J.DioGuardi, Prof. Martin Berishaj, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Prof. Matteo Mendala - Arberesh , Prof. Njazi Muhamedi, Prof. Sami Repishta, Dr. Eduard Grizhaj, Prof. Gjon Berishaj, Prof. Pellumb Xhufi, Prof. Moikom Zeqo, Prof. Mergim Korça, Prof Frasher Demaj, Rafael Floqi, Zef Pergega dhe Rrush Dragu.

Ditët për të përkujtuar  550-vjetorin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut vazhduan në ditën e tretë me mbajtjen edhe të Meshave të së dielës, dy Mesha të mëdha të cilat u mbajtën në mesdrekë në Kishën Katolike të Zonjës së Shqiptarëve nga Rev. Don Nue Gjergji dhe Kishën Katolike Shqiptare të Shën Pali - nga meshatri i saj Don Freddy Kalaj.

Gjatë ceremonisë së përkujtimit u vendosën buqeta me lule pranë statujës së tij Gjergj Kastriot - Skënderbej në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali duke nderuar veprën e pavdekshme të këtij udhëheqësi të shquar të gjithë kombit Shqiptar.

Gjithashtu, në mbrëmje në ambientet e Kishës Shën Pali në Rochester Hills,  komunitetit shqiptaro-amerikan, rishikojë versionin e restauruar të filmit "Skënderbeu" me titra në anglisht, ku të pranishmit rifreskonin kujtimet e tyre në disa momente me rëndësi historike të asaj kohe të Shqipërisë, si dhe vlerësuan punën artistike të kryer gjatë procesit të marrjes së filmit.

Veprimtari në kuadrin e përkujtimit u  organizuadhe darka e madhe e Gala, me pjesëmarrjen e më shumë se 500 vetave, për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar George Kastriot - Skënderbeu, u moderua nga Joli Paparisto dhe Fran Gjokaj, me fjalime përshëndetëse,  poezi, melodi dhe këngë e valle, shqiptare ku preformuan djemt e vajzat e Ansamblit Gjergj Kastrioti me koreografe Joly Papariston.

Kjo  veprimtari përkujtimore është në vazhdimësi me  aktivitetet e tjera që mbahen kudo në SHBA ku të jenë shqiptarë, për të kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Vitin e Skënderbeut shpallur nga dy shtetet tona Shqipëria dhe Kosova.

Image
Image
Nga i derguari i posaçëm i Bota sot, në Detroit Beqir Sina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat