Starton viti i Gjergj Kastriotit- Skenderbe në Detroit

Amerika

Starton viti i Gjergj Kastriotit- Skenderbe në Detroit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 29 janar 2018 Në ora: 14:11
Pamje nga mbrëmja letrare

Të premten, me 26 Janar 2018, në një nga mjediset e Qendres së njohur Shqiptare “ The Imperial House” në pronësi të vëllezërve Cali, filluan veprimtaritë e planifikuara për  Vitin e Gjergj e Kastriotit- Skënderbeut me Mbrëmjën Letrare, titulluar “ Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në vargjet e poetëve”.

Kjo mbrëmje letrare,  drejtuar nga shkrimtari dhe botuesi i Revistes “ Kuvendi” si dhe i Clubit AACK ( Albanian Amerikan Center Kuvendi ), Pjetër Jaku, i cili kishte perzgjedhur nga krijimtaria e shumtë e autorëve shqiptar dhe të huaj për këtë figurë Historike të përmasave  ndërkombëtare, material letrar dhe muzikor për një program dy orësh.

Ky aktivitet shoqërohej me një sfond muzikor me temën patriotike, nga muzikanti i njohur Gentian Cakore.

Hapjen e këtij aktiviteti si dhe të aktiviteteve që do pasojnë e bëri Pjetër Jaku, në emër të Komisionit organizator të këtij përkujtimi ( 550 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut), duke theksuar se, fillimi me poezi është një nga fillimet më të mira dhe më domethënëse.

Pas përshëndetjes së shkurtër, duke falenderuar të pranishmit, ia ofroi drejtimin e këtij takimi të talentuares Flutura Gjonaj, e cila e moderoi kujdes’shëm, bëri që në më shumë se një orë e gjysëm të pranishmit  të ndjeheshin mirë.

Përshëndetjen e  këtyre ceremonive, që sapo filluan, e bëri Kryetari Komisionit Organizativ të këtyre  aktiviteteve Dom Ndue Gjergji. Në emër të akademikëve pjesëmarrës, për simpoziumin që u mbajt me 27 Janar 2018 e bërë akademiku i njohur Prof.Dr. Martin Berishaj.

Në këtë aktivitet kulturor veç admiriuesve të poezisë që e ndjekin vashdimisht Kuvendin, ishin të pranishëm Minsitri për Kulturen në Ambasaden Shqiptare në Amerikë poeti dhe shkrimtari i njohur Visar Zhiti,i cili edhe përshëndeti këtë aktivitet,  Akademikët Frashër Demaj dhe Martin Berishaj, Konsulli I Nderit Ekrem Bardha,klerikët e njohur Dom Ndue Gjergji dhe Dom Fred Kalaj, Kryetari i Shoqatës “ Malësia e Madhe” avokati Tony Vulaj, kryetari i Shoqatës “Kosova”, Dr. Mikel Demaj, mediat e njohura si Top Chanal, Televizini i Shqiptarëve të Amerikës, Revista Kuvendi,  ACTV, Albdremas.net ( revistë online si dhe TV), krijues dhe aktivitsë të tjerë.

Anën letrare të përzgjedhur me kujdes e interpretuan aktori i njohur Agim Agalliu dhe aktivistët kulturor,  Dritan Dragu, Gjovalin Kaçorri, gazetar në ACTV, Aida Gjergji dhe Armando Gjergji ( i biri ), Flutura Gjonaj dhe  Rush Dragu. Poeti Lulash Palushaj lexoi pjesë nga krijimtaria e tij per Gjergj Kastriotin.

Mbrëmja Letrare u mbyll me një darkë falas  nga pronarët e “ The Imperial House”, të cilët meritojnë një falenderim të veçantë, për mbështetjen e aktivitetev kulturore të Komunitetit shqiptar në Detroit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat