Ish-kongresmeni: Status i barabartë për shqiptarët ose federalizim në Maqedoni - Bota Sot
Ish-kongresmeni: Status i barabartë për shqiptarët ose federalizim në Maqedoni

Amerika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Ish-kongresmeni: Status i barabartë për shqiptarët ose federalizim në Maqedoni

Më: 28 janar 2018 Në ora: 14:36
Joe DioGuardi

Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane dhe ish-kongresmeni, Joe DioGuardi ka rikthyer vëmendjen në Maqedoni, duke kërkuar përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. I pyetur lidhur me zhvillimet aktuale, ai ka thënë se qëndron pas prononcimit të dhënë kohë më parë se “shqiptarët duhet të jenë të barabartë në Maqedoni dhe kjo të rregullohet edhe me Kushtetutë”.

Ish-kongresimeni republikan dhe aleat i fuqishëm i administratës aktuale amerikane, ka theksuar shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë si popull i barabartë dhe se ai kërkon që administrata amerikane të ndjekë me vëmendjen zhvillimet në këtë vend.

“Unë theksova qëndrimet e mija dhe pikat e parashtruara se shqiptarët në Maqedoni nuk janë mirë dhe se ata duhet të trajtohen si partner të barabartë dhe kjo të arrihet përmes hartimit të një kushtetute të re. Në rast se nuk do të ndodhin këto ndryshime, ne duhet të ndeshemi me opsionin e federalizmit, i cili do t’u lejonte shqiptarëve të kenë kontroll administrativ, social, dhe financiar të fatit të tyre si pjesë e një federate maqedonase të përbërë nga shqiptarët etnik dhe maqedonasit”, ka deklaruar për “INA”, ish-kongresmeni DioGuardi.

Duke u pyetur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe mosrealizimin e saj për mbi 13 vite deri tani nga qeveritë e Shkupit, DioGuardi përsëriti faktin se kjo “Marrëveshje ka dështuar për faqe të zezë”.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë të alarmojë dhe sqaroj diskriminimin apo siç e quan ai “aparteidin” kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga “palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test