Mark Gjonaj u betua mbi librin e shenjtë të Biblës- mbi citimin “So, Help Me God!” - Zot, më ndihmo mua! - Bota Sot
Mark Gjonaj u betua mbi librin e shenjtë të Biblës- mbi citimin “So, Help Me God!” - Zot, më ndihmo mua!

Amerika

E shtunë, 26 maj 2018

Mark Gjonaj u betua mbi librin e shenjtë të Biblës- mbi citimin “So, Help Me God!” - Zot, më ndihmo mua!

Nga: Beqir SINA Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:01
Bronx NYX: Ceremonia inauguruese e këshilltarit Mark Gjonaj

Ish asamblesiti demokrat i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, njëhereshit edhe shqiptari i parë në historinë e emigracionit të shqiptarve të Amerikës, i cili kohët e fundit fitoi zgjedhjet speciale për Këshillin e Qarkut 13, mbas betimit, që bëri të mërkurën më 3 Janar 2018, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në sallën e Këshillit Bashkiak në Manhatan, dje në mesditë u betua në librin e shenjët Biblën, në Ceromininë Inagurale : "Together We Made History".

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, kështu ka dhënë të shtunën pasdite betimin, në një ceremoni madhështore para më shumë se 1000 vetëve, me banorë të distriktit, ku ai është zgjedhur si përfaqësues i tyre.

Gjithashtu morën pjesë edhe koleg e zyrtar të lartë lokal të qytetit të Bronxit, si dhe përfaqësuesit e dy shteteve tona, Kosovës e Shqipërisë, në New York dhe Washington,(Ambasadorja Floreta Faber, Ambasdorja Besijana Kadare, Ambasadorja Teuta Sahatiçia, Ambasadorja Vlora Çitaku), dhe ambasadori i Mali të Zi, si dhe lidert dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, përfshirë edhe dy klerikët shqiptar Dom Pjetër Popaj meshtari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, dhe Imam Edin Gjoni, nga xhamia e Quinist.

Image

Ishte një auditor i tej mbushur të cilët erdhën të përurojnë marrjen e detyrës së re për Këshilltarin e ri, Shqiptar Amerikan, ish Asamblesitin e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.

Ceremonia e Përurimit të Këshilltarit Mark Gjonaj të dielën, më 21 janar 2018, në Kampusin Arsimor Herbert Lehman, në qytetin e Bronxit, ishte një fillim të ri, që shënon në këtë qytet edhe nisjen në detyrën e re në Qarkun e 13-të të Këshillit të Bashkisë, së qytetit të Nju Jorkut.

Ndërkohë, që hapjen e bekimit të ceremonisë e kreu dom Pjetër Popaj – Kryefamullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, ka qenë zonja e Ceremonisë, Lisa Sorin, e cila hapi këtë event duke e moderuar atë.

Menjëherë, simbas traditës inagurale u vendosë skuadra ceremoniale e uniformave blu të New York Police Department, nga Posta 2436, e cila egzekutojë marshin e policisë, ku unifromat e policisë me drejt qëndrim mbanin në duar pesë flamujt përfshirë atë të SHBA, Shqipërisë, Shtetit të New Yorkut, Policisë dhe Kuvendit të New Yorkut.

Ceremonia inagurale u ndoq me dy hymnet kombëtare atë American National Athem “Pledge of Allegiance”, kënduar nga nxënësit e shkollës së mesme, Herbert Lehman, – si dhe Hymnim shqiptarë, të cilin e këndojë këngëtaria Jessica Raja.

Kjo ceremoni u shoqërua edhe prej fjalimeve, edhe me përshëndetje nga gjuha jonë amtare, himni ynë kombëtarë, flamuri kuqezi me shkabën me dy krena, të cilat qëndronin të lidhura ngushtë krah për krah me hymnin amerikan, flamurin amerikan.

Si dhe fjalimet në gjuhën angleze, të senatorve, kongresmeneve dhe udhëheqësve fetar e politik lokal, autoriteve vendore dhe përfaqësueseve më të lart të shtetit të Nju Jorkut, të cilët për të treguar lidhjet e mira me shqiptarët përshëndeten në fillim me ndonjë fjalë mirëseradhje shqip.

Senatori shtetëror Jeff Klein, një koleg shumë i afërt me Mark Gjonja, dhe që përfaqësojnë të njëjtën pjesë të qytetit, ishte i pari që fliste për kolegun tij Mark Gjonaj në këtë Ceremoni Inagurale.

Image

Ai solli kujtime nga njohja e parë me mikun e tij Mark Gjonja, ditën kur ai dhe Mark, po peshkonin jashtë qytetit City Island, kur Marku fillimisht i tha atij se dëshironte të kandidonte për Asamblenë e Shtetit të New York, një endërr që u bë realitet tha senatori Klein .

Senatori i Shtetit Jeff Klein, shtoi se kjo garë e këshillit ishte një nga garat më të vështira për atë distrikt në Bronx, dhe u fitua bindshëm nga Mark Gjonaj, ngaqë ai ka fituar tashmë besimin e këtij komuniteti ku ai shërbeu si asambleist për 5 vjet.

Përfaqësuesi i Qarkut të Bronksit, Senatori i shetit, Marcos Crespo i cili përshëndeti edhe me disa fjalë shqip, në nderim të komunitetit shqiptar, të cilin ai e vlersojë shumë për kontributin e tyre në qytetin e New Yorkut, u ndoq pastaj nga fjalimi i Avokates së Popullit Leticia James.

Asambeilsti Michael Benedetto më pas falenderoi tre folësit para tij për të thënë pothuajse saktësisht se çfarë donte të thoshte për këshilltarin Mark Gjonaj, i cili kishte shërbyer së bashku me Gjonajn në asamblenë shtetërore, një vit më parë se ai të zgjidhej këshilltar në Bashkinë e New Yorkut.

Kryetari i të dy Dhomave të Përfaqësuesve në Albany, Carl-E-Heastie, tha se i kishte "ardhur keq" që ishte larguar nga Asambleja e Nju Jorkut, një asamblesit i mirë, dhe i uruojë Gjonajt, suksese në detyrën e re.

Ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës secila lexuan letra përshëndetse nga kryeministrat dhe presidentët e tyre përkatës, të cilët vlerësuan Mark Gjonajn për t'u bërë i pari amerikan shqiptar që do të zgjidhej në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut.

Image

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber, e cila megjithse përshëndeti në emër të shtetit shqiptarë, solli vetëm përshëndetjen e Kryeministrit Rama, dhe jo të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Mbas ambasdores së Shqipërisë, ceremonin inagurale në emër të shtetit të Kosovës, Kryeministrit Ramush Hardinaj dhe Presidentit Hashim Thaqi e përshëndeti Ambasadorja Vlora Çitaku, e cila urojë zotin Gjonaj, që një ditë ta shikojmë me një detyrë të re në Kongres apo me lart edhe në Senat.

Pika më kulminate e kësaj ceremonie ishte kur Anëtarja e Gjykatës së Lartë të qytetit të Nju Jorkut, Llinet Rosado, ftoi Mark Gjonajn të bëj betimi mbi librin e shenjët të Biblës- i cili shprehet mbi citimin e kapitullit “So, Help Me God!” - Zot, më ndihmo mua!.

Ceremonia e betimit “Zot më ndihmo mua!” u shoqërua me gruan Robertën, dhe dy djemtë e tij, Jozefi dhe Nicholas .

Duke mbajtur dorën e majtë mbi Bibël – të cilën e mbanin dy djemtë e tij dhe me dorën tjetër ngritur lart më pëllëmbë me “shikim” nga gjykatëset Llinet Rosado nga drejtoria e Zyrës së Betimit, zoti Gjonaj përsëriti një për një fjalët e betimit, para gjykatëses.

Më këtë rast duhet theksuar se kjo ceremoni inagurale vjen menjehr mbas Betimit zyrtar që u bë më 3 Janar 2018, javën në Bashkinë e Qytetit të New Yorkut.

Më pas, Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, mbajti fjalimin përshëndetës.

Ai ka thënë se kjo ditë, kur ai dha betimin si këshilltar, paraqet një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij politike, duke i shërbyer të gjithë qyetarve që i dhanë atij besimin për në detyrën e re në Bashkinë e Nju Jorkut.

Image

Këshilltari Gjonaj, tha: "Perëndia ka qenë gjithmonë me mua dhe dhe familjen time, ngase ne besojmë në Zot, duke na bekuar çdo ditë në këtë jetë", andaj ai ju faleminderua Zotit për gjitha të mirat që na jep Ai.

Këshilltari Mark Gjonaj gjatë fjalës së tij përshëndetse foli për axhendën e tij për katër vitet e para në Bashkinë e qytetit si Këshilltar i Qytetit nga rrethi i 13-të.

Ai premtojë se si ka për të ndihmuar në përballimin e “çarjeve” të biznesit në rolin e tij si kryetar i komitetit të Biznesit të Vogël në Bashkinë e New Yorkut.

Zoti Gjonaj shtoi gjatë fjalës së tij se dëshiron të sjellë më shumë të ardhuara për invistime në zonat e Bronksit, që janë të pa mirërmbajtuara, dhe për të bërë edhe më shumë për familjet me të ardhura të pakta, të moshuarit, shkollat, policinë, trasportin, urban dhe për veteranët.

Kurse, Grupi i vallëtarve të Qendres Kulturore “Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me koreografe Agjelina Nikën interpretoi një valle për të përshëndetur detyrën e re të Anëtarit të Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test