11 të dyshuar të arrestuar në bandën e madhe të rrjetit të drogës së rrezikshme fentanil në Staten Island - Bota Sot
11 të dyshuar të arrestuar në bandën e madhe të rrjetit të drogës së rrezikshme fentanil në Staten Island

Amerika

E mërkurë, 21 shkurt 2018

11 të dyshuar të arrestuar në bandën e madhe të rrjetit të drogës së rrezikshme fentanil në Staten Island

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 janar 2018 Në ora: 16:00
Te arrestuarit

Një operacion i gjerë, që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave nga të cilët edhe një vajzë e re.
Televizioni WABC, tha se disa prej tyre janë shqiptarë, të cilët janë të dyshuar për përfshirjen në rrjetin të organizuar të trafikimit të lëndëve narkotike, në zonën e Tri-Shteshit, New York, New Jersey dhe Connecticut. 

Banda e shpërndarjes së heroinës, siç e quan ky televizion u shkatërrua të mërkurën e 16 janarit, pasi nji infiltruar ka deskopiruar rrjetin , tha abc7 duke shtuar se priten të tjera arrestime në zonën e Tri- Shteshit, pikërisht lidhur me këtë bandë siç po e quajnë mejetet e informimit këtu në Nju Jork.

Mirëpo, në komentet e tyre në rrjetet sociale, teksa të gjithë shqiptarët dënojnë veprimin e tyre, janë duke u përplasur me njeri tjetrin, sepse ata pretendojnë nëse ka ndonjë shqiptar nuk mundet që të thuhet “Banda shqiptare”, edhe nëse ndonjeri prej tyre, “është, apo nuk është” shqiptarë.

WABC kanali 7 në Nju Jork, raportoi gjithashtu se të arrestuarit janë  cilësuar si “mafiozë me reputacion” të cilët kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në këtë operacion për kapjen e tyre morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD - Departamenti i Policisë së New York City, dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme.

Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende, në zonat për rreth Nju Jorkut.
Simbas, WABC, të njëmbëdhjetë  të arrestuarit të dyshuar si mafiozë u arrestuan në lidhje me akuzën se kan një bandë që shpërndanë drogat e forta heroinë dhe fentanil - nolokson në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Shtypi njujorkez, përfshirë edhe NYT, thotë se arrestimet janë kulmi i një hetimi të përbashkët nga Administrata e Zbatimit të Drogës, Homeland Security Investigations, NYPD dhe New York State Police, dhe FBI.

Prokurorët federalë thanë se disa nga të dyshuarit e dinin se po shesin drogë të rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse (over doze)- por e bënin gjithsesi për përfitime monetare.

Këtu është një listë e atyre që akuzohen për për shpërndarjen e heroinës dhe fentanit, shpërndar nga NYPD  - Departamenti i Policisë së New York City :
- Medin Kosic, a / k / a "Dino"
- Jasmin Cejovic, a / k / a "Min"
- Paul Van Manen
- Mirsad Bogdanoviq, a / k / a "Mike"
- Shaun Sullivan
- Theodore Banaksy, a / k / a "Freddy," a / k / a "Eduardo"
-  Anthoni France
- Aleksandër Bucci
- Joseph  Cucciniello a / k / a "Cuch"
- Keneth Charlaton
- Jeniffer Bogdanoviqi
Këta të dyshuar nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me zjarrfikësin e arrestuar në shtëpinë e tij Staten Island natën e premte për shpërndarjen e drogave të rrezikshme fentany, i cili ishte një amerikan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test