Meshë dhe simpozium përkujtimor në Nju Jork, për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun

Amerika

Meshë dhe simpozium përkujtimor në Nju Jork, për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun

Beqir SINA- Harstdale NY Nga Beqir SINA- Harstdale NY Më 18 janar 2018 Në ora: 21:47
Meshë dhe simpozium përkujtimor në Nju Jork, për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun

HARTSDALE NEW YORK : Viti jubilar kushtuar Skënderbeut, po kremtohet kudo ndër shqiptarët. Përveç Shqipërisë e Kosovës, edhe diaspora shqiptare kudo ndodhet po organizohet me veprimtari të ndryshme në përkujtimin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Dje kisha e Zojës së Shkodrës, në Nju Jork, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra”, ia kushtoi ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar, 17 janarin 1468, kujtimit të Atletit të Krishtit, siç e quajtën papët e Romës Skënderbeun, i cili ndali hordhitë otomane në portat e Evropës, për më shumë se çerek shekulli.

Për këtë ngjarje, të mërkurën pasdite, në kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut u mbajt edhe një meshë e veçantë kushtuar Gjergj Kastriotit.

Meshtari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, në cilësinë e mikëpritësit, udhëhoqi këtë veprimtari dhe shprehu vlerësimet për këtë figurë të rëndësishme për mbarë kombin tonë, duke thënë se “Po të mos ishte Skënderbeu, ndoshta zor se do të ekzistonim ne si shqiptarë dhe do të flisnim shqip”.

Në shërbesën përkujtimore për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut nisi edhe veprimtaria, e cila vazhdoi më pas me një simpozium përkujtimor që e organizoi Kisha “Zoja e Shkodrës” në New York, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare "Vatra", duke shënuar kështu edhe përkujtimin e kësaj date historike të kombit shqiptar.

Gjatë shërbesës kishtare, mbas përshëndetjes dhe lutjes fetare nga Dom Pjetër Popaj, meshën e drejtoi Dom Gjergj Meta, i cili është prift katolik i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës, dhe kishte ardhur enkas për këtë ngjarje në Nju Jork. Dom Gjergj Meta, ka kujtuar se një meshë e tillë ishte mbajtur po në këtë ditë në vendin ku 550 vjet më parë, vdiq heroi ynë kombëtar Skëndërbeu në Lezhë, aty ku u mbajt dhe Kuvendi i Baslidhjes së Shqiptarëve.

Ndërkohë, ai dhe klerikët e tjer disa herë gjatë sherbesës kanë renditur disa fakte dhe prova të kohës që sipas tyre vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte mbrojtës heroik i qyterimit perendimor.

Në shërbesë u fol gjithashtu se Skenderbeu luftoi deri në fund të jetës së tij jo vetëm për mbrotjen e trojeve shqiptare, por edhe të mbarë krishtërimit.

Kurse, në sipoziumin përkujtimor të mbajtur me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, në Qendrën Kulturore të kësaj kishe, që mban emrin e shejtëreshes shqiptare Nëna Tereze, figura e Skënderbeut, është lartësuar si një figurë madhështore dhe mbarë kombëtare.

Në simpoziumin përkujtimor ishin të pranishëm përfaqësuesit e dy shteteve tona Kosovës dhe Shqipërisë, Ambasadorja Teuta Sahatçia - Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, dhe perfaqësuesi i Misionit të Përhershëm në pranë Selisë së Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, liderë, veprimtarë, gazetarë, shkrimtarë, artistë si dhe emigrantë të rinj dhe të vjetër shqiptarë, që prej vitesh jetojnë e punojnë në SHBA.

Ishin të pranishëm dhe folën për këtë jubile historik edhe bashkëpatriotët e Skëndërbeut, anëtarë të trungut të familjes princërore të Muzakajve, Victori Muzakaj Murphy me bashkëshortin, që kishin udhëtuar nga Teksasi, enkas për të marrë pjesë në shënimin e përkujtimit të 550 Vjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Nju Jork.

Victoria Muzaka Murphy, e cila thotë se ka zbuluar prejardhjen e saj nga familja e madhe e Muzakajve, u shpreh krenare për rrënjët e saj që shkojnë deri në epokën e Skënderbeut.

Victoria Muzaka Murphy pasardhëse e familjes Muzaka:”Unë mund të mos e flas gjuhën shqipe por gjakun e kam shqiptar. Dhe gjaku shqiptar na bën një familje. Ju jeni familja ime dhe unë jam familja juaj".

Kordinator i kësaj veprimtarie ishte Kryetari i Këshillit të Kishës, Leonard Berishaj, ndërsa e moderoi simposiumin poeti Mhill Velaj.

Simposiumi i organizuar nga Kisha “Zoja e Shkodrës” New York në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare "Vatra" , me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 17 janar 2018 për shënimin e kësaj date historike të kombit shqiptar, u hap me hymnim kombëtar të SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci.

Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Qëndrën "Nënë Tereza” e përshëndetën, Mark K. Shkreli, dom Pjetër Popaj dhe kryetari i Vatrës Dritan Mishto, Ambasadorja Tetuta Sahatçia dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj e të tjer.

Një kumtesë mjaft interesante solli në këtë simposium i ftuari special nga Shqipëria: Prof. Romeo Gurakuqi, ndërsa, më pas nga komuniteti shqiptar lexuan kumtesat e tyre dhe : Dr. Azeta Kola, historiane dhe perfaqsuesi i Federatës "Vatra" Dr. Pashko Camaj - Shefi i Kabinetit të kryetarit të kësaj shoqate, ndërkohë, që në munges u lexua kumtesa e Profesor Fahri Xhara, i cili për arsye shendetsore nuk mori pjesë.

Ilir Ikonomi nga Zëri i Amerikës, përcolli drejtëpërsëdrjeti këtë ngjarje dje ( e mërkur 17 janar 2018) në pasdite, në kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork.

Ai në reportazhin që kishte përgatitur për emision televizivë të VOA-së, në gjuhën shqip “Ditari”, tha se ndërkaq, gjithëçka fillon me një meshë ku flitet për idalet e tij të lirisë, është Dom Pjetër Popaj, famullitari i kësaj kishe i cili thotë : “ Se prej tij jo vetem flasim shqip, sot por kemi edhe flamurin dhe indetitetin tonë kombëtar me shqiponjën dy krenare. E prej të gjithakëtyre mirësive që kemi sot, i tha Zërit të Amerikës, Popaj, i kemi nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Më tej raporton Zëri i Amerikës ka qenë profesori nga Tirana, Romeo Gurakuqi, i cil gjatë fjalës së tij foli per Skenderbeun si një udhëheqës i epokës së kalimit nga mesjeta arbnore e rilindasve, në modernitetin e hereshëm europian, në të cilën thotë profesori, kishte filluar të pershkronte edhe Arbërinë si pjesë e pandarë e qyterimit adriatikës.

Historiania Azeta Kola, bëri mes të tjerash kritikën e pikëpamjeve të atyre që përpiqen të minimizojnë vlerat e epokës së Skëndërbeut. Perfaqsuesi i Federatës "Vatra" Dr. Pashko Camaj, solli kujtimet e komunitetit shqiptar nga ceremonitë e përkujtimit të kësaj figure mbarëkombëtare, ndër vite, sidomos to të kohes së izolimit komunist të Shqipërisë, tha Zëri i Amerikës në emisionin e saj televizivë Ditari.

Veprimtari i dallur i komunitetit, ish drejtuesi i Radios Zëri i Kombit, Xhevat Kuka, në këtë simposium recitojë një poezi kushtuar Gjergjë Kastriot Skenderbeut, shkruar nga ai enkas me rastin e 550 Vjetorit të Vdekjes së Skenderbeut.

Në këtë simposium edhe gjigandi i prodhimit të verërave shqiptare, kompania e Verës Stone Castle nga Rahoheveci, me pronar veprimtarin e njohur Rrustem Geci, ka prezantuar një etiketë ( label ), jubilare për shishet e verës së saj, me protretin e Gjergj Kasstrioti Skenderebeut, në këtë 550 vjetor të përkujtimit, të piktorit Ilirjan Zenelaj. 

Kurse, në kumtesat dhe fjalën e tyre, oratorët kujtuan figurën historike të Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, per rolin e tij në bashkimin e popullit shqiptar, formimin e shtetit kombëtar e mesazhin e tij shekullor aq aktual dhe sot për një Shqipëri të bashkauar, me Kosovë e trojet shqiptare, Shqipëri të lirë, demokratike e europiane. 

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, u percaktua dhe si ai që kontribui jo vetëm në shpëtimin e Shqipërisë nga sulmet turke, por dhe në shpëtimin e civilizimit perëndimor nga barbaritë e otomanëve, gjashtëqind vjet më parë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat