Bob Doll merr Medaljen e Artë të Kongresit

Amerika

Bob Doll merr Medaljen e Artë të Kongresit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:16
Bob Doll

Çfarë duhet të dijmë për ish-senatorin e Kansasit, ish kandidatin për president të SHBA, miku i madh i shqiptarëve, ish Ambasadori Nderi i Kosovës në Washington, nga Presideni Rugova.

WASHINGTON D.C.: Bob Doll, ish udhëheqësi i shumicës , senatori me kohë më të gjatë në Senat, mori medaljen e artë të Kongresit të mërkurën - “Congressional Gold Medal”, në Capitol Hill - Kongresin e Shteteve të Bashkauara.

"Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë thënë veç fjalë të mira për mua, që ndoshta nuk ishin në ndonjë rast edhe “të vërteta”, por ata ishin të këndshëme dhe të mirëpritura prej meje", tha Doll.

Duke shtuar, gjithashtu se "Unë jam shumë i nderuar të pranoj këtë nderim të madh dhe ju falënderoj ju të gjithë, kongresisteve për të më dhënë medaljen e artë të Kongresit."

Çmimi i Kongresit të SHBA, vlerëson shërbimin dhjetëvjeçarë të shërbimit të tij ushtarak, pra Dole si një ushtar, si një ligjvënës dhe si një burrë shteti që kandidoi edhe si kandidat republikan për president të SHBA, më 1996.

Kryetari i parlamentit Paul Ryan, udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicave në shtëpi Nancy Pelosi, morën pjesë në këtë aktivitet.

Presidenti Donald Trump, gjithashtu foli për trashëgiminë politike të Doll

Doll, i cili përfaqësonte për herë të parë Kanzasin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senat, ka një karrierë të gjatë që zgjat më shumë se 35 vjet në Kongres. I njohur për ndjenjën e tij të humorit, ai u ul në një koment në Show Daily si një komentator gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

"Mbaj mend karrierën e tij si një njeri që është një zotëri, përkrahës i perbetuar i ushtrisë amerikane, dhe luftëtar për demokracinë. Ai ka një të kaluar me të vertet për t’a nderuar dhe duhet të jetë jashtëzakonisht e kënaqshme për të që “shtëpia” e tij e vjetër të njohë karrierën e tij të shërbimit në këtë mënyrë ", tha Dakota Wood, një studiues i lartë për programet e mbrojtjes në Fondacionin Heritage, DC, gjatë ceremonisë së dhënjes .

Ja çfarë ju duhet të dijmë për ish-Senën Bob Doll

Kush është Bob Dole?

Doll u lind në Russell, Kansas, në korrik të vitit 1923. Pasi mbijetoi krizës së parë dhe të vetme në SHBA, : “Depresioni i Madh dhe Pluhuri i Amfiteatrit”- “Great Depression” - “Dust Bowl” , ai mori studimet larta në Universitetin e Kansasit në vjeshtën e vitit 1941.

Por, ai nuk arriti të marr diplomën athere pasi tre semestrat e fundit ai u nis për të shërbyer në Ushtrinë Amerikane gjatë Luftes së Dytë Botërore.

94-vjeçari është gjithashtu një avokat dhe ish-kongresist, i cili u zgjodh në Capitol Hill në vitin 1960. Ai u zgjodh më vonë në Dhomën e lart të përfaqsuesve në Senat në vitin 1968, duke shërbyer në atë rol deri në vitin 1996.

Përveç kësaj, Doll ishte kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan në fillim të viteve 1970.

Para se ai të zgjidhej kryetar i shumicës së Senatit dhe kryetar i Komitetit të Financave në fillim të viteve 1980, ish-presidenti Gerald Ford, e caktoi Doll të ishte nënkryetari i tij - kandidat për Nën/presidentit në vitin 1976. Dyshja humbi me ish-Presidentin Jimmy Carter dhe të përzgjedhurin e tij kandidat për nën/president Walter Mondale.

Pas largimit nga Senati, ai u përball me ish-presidentin Bill Clinton si kandidat presidencial republikan gjatë zgjedhjeve të vitit 1996. Ai humbi me 159 vota elektorale krahasuar me 379 të Klintonit.

Shërbimi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore

Doll, sherbeu në Divizionin e 10-të të këmbsorisë. Robert J. Dole pas shërbimit ushtarak përfundoi studimet e tij për Politikë në Universitetin e Kanzas, një institut jopartiak në Universitetin me të njëjtin emër që është më i njohur si Instituti Dole.

Në pranverën e vitit 1945, jeta e Doll dhe lëvizja fizike do të ndryshoheshin përgjithmonë, kur ai u plagos rëndë gjatë një misioni kundër ushtarëve gjermanë në Italinë Veriore.

Për senatorin Doll thuhet se është një nga figurat më të larta me kohëzgjatje më të madhe në partinë republikane. Por përpara se zoti Doll të bëhej figurë e njohur, si kongresmen, senator e kandidat presidencial, ai ishte një shtetas i zakonshëm që i shërbente me heroizëm atdheut të vet.

Në vitin 1945, në moshën 20 vjeçare, toger i ushtrisë amerikane Bob Doll dergjej plotësisht i paralizuar në një spital fushor ushtarak në Itali, si pasojë plagëve të rënda të marra në ditët e fundit të luftës së dytë botërore gjatë luftimeve për çlirimin e Romës.

Kur shumëkush mendonte se jeta e tij po merrte fund dhe ndërsa mjekët mendonin se edhe po të mbetej gjalle, ai kurrë nuk do të ishte në gjendje të lëvizte as nga shtrati, Bob Doll i hyri karrierës politike si për të treguar se vuajtjet bëhen pengesa vetëm kur shikohen si te tilla.

“Vështirësia mund të jetë një mësuese e ashpër, por mësimet e saj shpesh përcaktojnë jetën tonë”, shkruan senatori Doll në librin e tij me kujtime, “Tregim i një ushtari”, botuar muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi – Presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane është një mik i mirë i Seantorit Bob Doll, dhe bashkëluftëtar i çështjes shqiptare. Ata të dy disa her janë parë në krye të demostratave të shqiptarëve në Uashington dhe New York.

Sipas një artikulli të New York Times në 1996, përveç dëmtimeve të tij kurrizore, Doll nuk mund të përdorë dorën e djathtë dhe dora e tij e majtë është pjesërisht e mpirë.

Për shërbimin e tij, Doll mori dy mdealjet e larta të Presidentit të SHBA, :” Zemra Purple” dhe një “Yll i Bronzit”.

Disa nga veprat e tij më të dukshme

Doll ishte një përkrahës jetësor i Aktit Amerikan me Aftësi të Kufizuara, i cili u nënshkrua në ligj në vitin 1990. Legjislacioni mbron individët me aftësi të kufizuara nga diskriminimi. Ish-senatori gjithashtu themeloi Fondacionin Dole në vitet 1980, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara për të gjetur punë.

Doll është i njohur edhe për punën e tij për t'i dhënë fund urisë fëmijërore. Në të vërtetë, Programi McGovern-Dole për Ushqimin për Edukimin dhe Ushqyerjen e Fëmijëve, që ndihmon për të luftuar urinë e fëmijërisë në zonat e prekura nga varfëria në të gjithë globin, ndër të tjera, u emërua pjesërisht pas ish senatorit.

Në vitin 1983, gjatë presidencës së Ronald Reagan, Doll ndihmoi gjithashtu për të shpëtuar sigurimin social duke udhëhequr një përpjekje dypartiake për t'i dhënë fund një ngërçi mbi legjislacionin, i cili po përballet me një krizë financiare në atë kohë.

Kush e ka marrë Medaljen e Artë të Kongresit në të kaluarën!

Kur ai pranonte medaljen të mërkurën, Doll u bashkua me një listë të gjatë të marrësve të njohur.

Ish-Presidenti George Washington fillimisht mori Medaljen e Artë të Kongresit në 1776. Dhe ish-Presidenti Andrew Jackson u nderua me medalje në 1815. Kornelius Vanderbilt, manjati i biznesit amerikan, gjithashtu ishte marrës i Medaljes së Artë të Kongresit në 1864.

Marrës të tjerë të shquar përfshijnë edhe Thomas Edison, Charles Lindbergh, Robert Frost, Walt Disney, Robert F. Kennedy, Harry Truman, Rosa Parks, Ronald dhe Nancy Reagan e tjer.

Senatori Bob Doll, përndryshe nga shqiptarë njihet mirë se miku më i ngushtë i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, veprimtarit të dalluar të komunitetit Xhim Xhema, nderuar me medaljen “Nderi I Kombit” nga presidenti Nishani, dhe i lidhur ngushtë me ish kongresitin republikan Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e patë emëruar Senatorin e përjetëshëm amerikan Bobe Dole, në cilësinë e Presidentit të Kosovës ambasador nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që veprimtari i dalluar Elmi Berisha, ka qenë për disa vjet përfaqësues politik i presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë zyrës së Senatorit republikan Bob Doll (ambasador nderi i Kosovës në SHBA).

Në dhjetor 1992, gjatë Kërshëndellave, dr. Ibrahim Rugova përmes miqve të tij, dhe veçanërisht përmes senatorit amerikan Bob Doll, ja doli që t’i bind autoritetet amerikane që ta “vendosnin e vijën e kuqe” ndaj Serbisë. të cilën e pati “hequr” ish Presidenti George H. Bush. 

Ambasadori nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vdekjen e mikut të tij Rugovës, shkruajti në librin e zisë duke lënë shënimin e tij :” U dëshpërova thellësisht kur mësova lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës.  Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qënë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të.

Mendja dhe zemra ime është në këto momente me familjen e tij dhe me gjithë Kosovën. Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut.

Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë tashmë “njeriu i epokave”. Gjatë muajve të fundit, Dr. Rugova e luftoi kancerin me të njëjtin dinjitet dhe qëllim. Megjithëse ai e humbi këtë betejë, ëndrat e tij për Kosovën do të realizohen së shpejti. Prandaj dhe familja e miqtë e zotit Rugova mund të gjejnë edhe rehati kur e dinë se dashurin e tij e sinqerët dhe e pamasë për Kosovën do të mbijetojë. Është shpresa ime e madhe se administrata amerikane, negociatorët ndërkombëtarë dhe udhëehqësit e tjerë të Kosovës do të respektojnë vizionin e zotit Rugova, duke ndjekur një proces për statusin përfundimtar politik të Kosovës që do të çojë në sovranitetin e Kosovës, njohjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetin e pavarur plotësisht dhe pa kushte me një vend në Kombet e Bashkuara në vitin 2006”.

I dërguari i Presidentit Clinton  Bob Doll, dhe lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova – morën rolin kyç për bisedimet e “Planit të Paqes”, nga Shtëpia e Bardhë, për Kosovën planin të propozuar nga pesë fuqitë e mëdha perëndimore dhe Rusia”, në Mars 1999.

I ngarkuar nga Presidenti i atëhershëm i SHBA, Bill Clinton si ndërmjetësues Bob Doll u takua më 5 Mars 1999, 19 ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja – të nisnin bombardimet mbi bazat dhe caqet ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, në Shkup – Maqedoni me dhëheqësit shqiptarë etnikë që të arrihej të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje për Kosovën –

Sipas Bob Doll atëhere, ai pati deklaruar se “nëshkrimi do të bëhej brenda disa ditësh,- një veprim që do të hapëte rrugën për NATO-n për të kaluar nga kërcënimet ushtarake kundër Serbisë në sulmet ajrore”.

Doll, për shumë vjet ishte një mbështetës i vjetër i shqiptarëve, në Washington. Ai përkrahu dhe mbështeti vazhdimisht çdo demostrat, të atyre viteve në New York dhe Washington, kundra qeverisë së Tiranës, para viteve 90’ duke u bashkauar me nacionalistët dhe grupet shqiptare anti - komuniste, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria, dhe ishin pe rrezimin e diktatorit Enver Hoxha.

Senatori i përjetëshëm Bob Doll, është një nga senatorët e parë amerikanë që u vuri veshin seriozisht thirrjeve protestuese të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980 – 90′ kur ata sistematikisht po shtypeshin e diskriminoheshin hapur nga regjimi i Milloshevicit nën Serbi dhe ai i diktaturës komuniste në Shqipëri.
Dhe sa me shumë që u njoh ketë gjendje të rënduar, si tek shqiptarët nën sundimin e egër dhe barbar të Millosheviqit dhe atë të regjimit të Enver Hoxhës, në Shqipëri, aq me tepër senatori Doll iu përkushtua mbrojtjes së tyre, duke u bëre në Senat një nga zërat më të fuqishëm e më me ndikim në mbrojtje te shqiptareve. Dhe doli disa herë së bashku me shqiptarët në demostrata në Uashington e New York.

Bob Doll pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, dhe shpërbëjes së ashtuquajtures Jugosllavi, dha një “shtytje” dhe përkrahu shqiptarët për liritë e të drejtat e tyre, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka shkruar kështu shtypi amerikan.

Shtypi amerikan shkruante se Bob Doll, ish-udhëheqësi i shumicës në Senat dhe kandidati republikan për president, ka qenë prej kohësh një ithtar i shqiptarëve, të cilët shpesh kan kontribuar për fushatat e tij.

Presidenti Rugova u takua për herë të fundit me Senatorin Doll, kur e shpalli atë Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA, mbasi Kosova, u çlirua dhe Rugova, erdhi në vizitë në Washington.

Në Uashington, 5 shkurt 2003 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pati (të martën 4 shkurt 2003) një takim teper miqësor me Senatorin Bob Doll (Bob Doll), i emëruar nga fundi i vitit 2002 si përfaqësues i lartë i Kosovës, me titull Ambasador Nderi i Kosovës, në Uashington., nga ai.

Në takimet e tyre, ata gjithmonë biseduan vetëm për gjendjen në Kosovë, për çështje aktuale politike e ekonomike, për funskionimin e institucioneve të Kosovës, si dhe për rrugën që duhet ndjekur për të hapur perspektiva të zhvillimit tëKosovës.

Presidenti Rugova dhe Senatori Doll, atëhere u pajtuan se pavarësia e Kosovës, që ishte vullnet i popullit, ishte dhe një zgjidhje që mbante perspektivën për stabilitet politik e ekonomik në Kosovë e në rajon.

Presidenti Rugova e shfrytëzoi qëndrimin në një vizitë në Uashington, dhe ishte lideri i parë shqiptar që ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale( e 51-ta me radhë ), të njohur si “Lutja e mëngjesit”.

Robert “Bob ” Doll ka thënë se :”Shqiptarët kanë çështje të pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurrë nuk ka qenë më mirë se sot”.
Senatori Doll në 7 shtator 2009 në Nju Jork, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, u nderua me çmimin Duart e Shpresës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat