Le ti japim zë Lirisë tonë! - Për Lirinë, për Shqipërinë!

Amerika

Le ti japim zë Lirisë tonë! - Për Lirinë, për Shqipërinë!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 16 janar 2018 Në ora: 15:34
Thirrje per proteste

Në rrjetin social Facebook, nga Shtetet e Bashkuara, shkruajn duke bërë thirrje shqiptarve për protestën e 27 Janarit, :"Le ti japim zë Lirisë tonë! - Për Lirinë, për Shqipërinë!".

Duke nxitur shqiptarët me slloganin " O sot o kurr duhet dalur e protestuar!", një komuentues shkruan :

Protesta e 27 Janarit nuk mund dhe nuk do të jetë thjeshtë një formë hibride drame apo shfaqje teatrale që mbështetet tek sensacioni i ditës, protestë që ruan “status quo-në” apo vazhdim i një politike që mban gjallë shpirtin opozitar por që nuk trazon ujërat e ndotura të politikës së Tiranës, dhe që televizionet ta pasqyrojnë atë thjeshtë si një ritual i konfliktit të Qeverisë me interesat e qytetarëve.

Kjo protestë duhet dhe do të jetë një vërshim popullor që përcjell mospajtimin e thellë, revoltën shpirtërore dhe pezmin për gjendjen e rëndë ekonomike, sociale, varfërimin dhe kriminalizimin e shoqërisë nga Edvin Rama.

Protesta, duhet dhe do jetë një shfaqje dinamike që ndëshkon Kartelin sundues në pushtet!

Në në themel të kësaj krize të rëndë besimi dhe shprese të qytetarëve tek vendi i tyre, qëndron abuzimi i Edvin Ramës me pushtetin dhe shtetin, vjedhja dhe blerja e votës së qytetarëve , plaçkitja e pasurive publike, kriminalizimi i institucioneve publike, kanabizimi i vendit dhe 
përvetësimi dhe vënia nën tutelë i të gjitha pushteteve, përfshirë këtu dhe median.
Shkelja me të dyja këmbët nga ana e kryeministrit Rama, të kontratës me popullin, për të qeverisur sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit ka shpënë në buzë të greminës rendin shoqëror dhe atë Kushtetues në Shqipëri.

Ndaj protesta e 27 Janarit duhet dhe do të shënojë fillimin e fundit të Dimrit të gjatë, që ka ngrirë mendjet dhe zemrat, si dhe ka boshatisur xhepat e po zhvesh dhe shpirtin e qytetarëve të Shqipërisë.

Kjo protestë, duhet dhe do të fillojë të shkërmoqë ekspozenë e shtetit të “Gjelit që këndon mbi një grumbull plehu “ që na ka bërë gazin e botës së qytetëruar dhe që nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun, Rilindasit apo me çdo Shqiptar të vërtetë që e do Lirinë, familjen dhe kombin!

Pranvera do të shfaqet vetëm atëherë, kur mijëra njerëz që do dalin në shesh, do përcjellin zërin dhe dëshirën për Liri, Dinjitet dhe Mirëqënie dhe kur zemrat e tyre të vendosura për të qëndruar në shesh deri në largimin përfundimtar të qeverisë më të korruptuar në kontinentin Europian, do të rrahin me një ritëm me zemrat e miliona bashkëqytetarëve të tjerë!

Kjo protestë, përbën shansin për shënuar fillimin e fundit të regjimit të Edvin Ramës, narko-shtetit të tijë, si dhe ka mundësinë të edukojë, frymëzojë, informojë njerëzit dhe jo vetëm ata që do të jenë aty fizikisht, por dhe qytetarët në të gjithë Shqipërinë, madje dhe ato që nuk kanë lindur akoma, siç bënë, dhe jehojnë dhe sot protestat e viteve 1990-të! Për Lirinë, për Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat