Në Toronto u hap ekspozita kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Amerika

Në Toronto u hap ekspozita kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nga: Beqir Sina Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:28
Foto nga ekspozita

Dje, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, për herë të parë në Toronto, u hap ekspozita “Jeta dhe vepra e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Me këtë rast Presidenti i SHBSHK-së, Z. Ramazan Këllezi dhe Presidenteia e Nderit, Dr. Ruki Kondaj, i dorëzuan Prof. Robert Austin, historian dhe mik i Shqipërise, titullin "Anëtar Nderi" të SHBSHK-së,  pas ceremonisë së çeljes së ekspozitës me koleksionin Nugee të librave për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, koleksion që mund te vizitohet nga data 14-16 Janar në Robberts Library to Universitetit të Torontos.

Kjo ekspozitë, shkruan kjo shoqatë përmbanë pjesë nga koleksioni i librave të vjetër dhe të rrallë të Patricia Nugee-t. Nugee njihet botërisht dhe është vlerësuar edhe me mirënjohje nga ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu për pasionin e rrallë dhe koleksionin më të pasur, me më shumë se 500 ekzemplarë, kushtuar heroit tonë kombëtar të shkruar në rrjedhën e shekujve.

Librat janë ekspozuar në katine dytë të Robarts Library ndërsa ekspozita u ndoqën me interes nga dhjetëra bashkatdhetarë me banim në Toronto. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Ottawa, Ermal Muça, Robert Austin nga Universiteti i Torontos, Patricia Nugee si edhe anëtarë të bordit dhe këshillit të nderit të SHBSHK- së, Presidenti, Ramazan Këllezi, Presidente e Nderit Ruki Kondaj dhe miq nga shoqatat shqiptare të Londonit e Hamiltonit. Ceremonia dhe Kjo ekspozitë u organizua nga Pasqyra Shqiptare, në bashkëpunim dhe me sposorizim të pjesshëm të SHBSHK-në dhe me sponsorizimin e “The Boutique Real Estate” me dy agjentët e shitblerjes së pronave: Toni dhe Ledi Alushi si edhe shkrimtarit shqiptaro-kanadez Përparim Kapllani.

Ekspozita do te jete hapur edhe më datën 16 Janar 2018.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat