Nju Jork: Studentët lokalë shkëlqejnë në garën e teknologjisë automobilistike për qytetin

Amerika

Nju Jork: Studentët lokalë shkëlqejnë në garën e teknologjisë automobilistike për qytetin

Nga: Beqir SINA Më: 12 janar 2018 Në ora: 06:26
Gara e Konkurrencës së Teknologjisë Automobilistike, në qytetin e Nju Jorkut

Kerim Pelinku, studenti shqiptarë zë vendin e dytë në garën e Konkurrencës së Teknologjisë Automobilistike, në qytetin e Nju Jorkut NEW YORK CITY : Këto ditë “GNYADA” siç quhet kjo garë priti finalistët e Konkurrencës së Teknologjisë Automobilistike në Nju Jork. Gara u zhvillua në javën e dytë të vitit ri 2018. Dhe, në të morën pjesë dymbëdhjetë skuadrat(dyshe) më të mira të shkollave të mesme, të seleksionuara për garën lokale, që përfaqësonin shkollat e mesme nga New York City, nga pesë qytetet e saj : Brooklyn, Staten Island, Queens, Manhattan, dhe Bronx. 

Ato garuan për shansin për të përfaqësuar Nju Jorkun, në garën Kombëtare të Automobilistikës, e cila do të mbahet në Mars në garën "New York International Auto Show", garë e cila mbhet çdo vit në qendrën e madhe Javits Center, në Manhattan - NYC. Simbas, medies sociale ky ishte viti i dytë në të cilin finalet e konkurrencës ishin tërësisht në “zbulimin” e motoriit të makinës. Studentët gjatë garës punonin në automjete të ofruara nga shitësit lokalë, të gjithë të pozicionuar në gjiret e shërbimit, të mara nga studimet e tyre në Institutet e Teknologjisë së Atutomjeteve. 

Gjatë kësaj gare interesante, thuhet në njoftim se çdo makinë u manipulua me defekte të ndryshme, ndërkohë, që ekipet kishin tre orë për të përfunduar inspektimin e tyre, dhe, për të zbuluar të gjitha defketet dhe riparuar ato në kohë rekord, me një përsosmëri të madhe, thuhet në një njoftim për shtypin njujorkez, shpërndar sot në faqen e interrnetit të kësaj gare. Ekipi fitues si skuadër (dyshe) apo edhe si individ mori një shpërblim financiar përveçse kupës dhe çertifikatës së mirënjohjes, ku vendi i parë fitojë një chek 5000 dollarë, vendi i dytë 3500 dollarë, dhe vendi i tretë 2000 dollarë. Simbas organizatorit, thuhet se të gjithë konkuruesit, duke përfshirë fituesit e mësipërm, morën nga një bursë për të ndjekur një program të trajnimit post-sekondar automotive, me mjete plotësuese nga Snap-On. Ceremonia e dhënies së çmimeve u zhvillua në atriumin e Qendrës për Edukimin dhe Trajnimin e Automobilizmit. 

Atje, nënkryetari i GNYADA-s, Ed Gazzillo, thuhet se i falënderoi tregtarët e makinave - dealers, për kontributet e tyre financiare(sponsorizimet) të vazhdueshme në këtë konkurs: "Ne kemi fituar me këto gara që këto grupe dhe individ që praktikojnë dhe të bëhen gati për nesër, të shërbejnë në qendrat lokale të shitjeve të automjeteve motorrike", tha Gazzillo.

Me këtë rast ”GNYADA” në njoftimin e saj dëshiron të falënderojë tregtarët - dealers, që me dyqanet e tyre, ata kan ndihmuar ekipet të përgatiten për këtë konkurim: Sunrise Chevrolet Atlantik Chevrolet Jeep Dodge nga East Hills Chrysler Rallye Lexus Lexus i Mt. Kisco Lexus i Massapequa Subaru Star Toyota Toyota e Johnston Toyotahead Toyota Midis fitueseve simbas një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, është edhe Kerim Pelinku, i cili është djali i muzikanit të njohur nga Ulqini në Nju Jork, Zaim Peliniku, Ai duke postuar fotografitë e fituesit të vendit të dytë, përgëzon djalin e tij Kerim për fitimin e çmimit të vendit të dytë dhe pret që ai të përfaqësojë Ekipin " GNYADA" në garën Kombëtare të Automobilistikës e cila do të mbahet në Mars, në qytetin e Nju Jorkut në garën: “ New York International Auto Show” në Javits Ceneter në Mahattan NYC. “Një lajmë i ngrohtë e i mirsëardhur për familjen tonë, që djali ynë siç e thërrasim ne Kerimi i vogël, sot në finalet e New York City Automotive Tehnology Konkurrenc, fitoj vëndin e dytë, dhe tani që është në vitin e fundit të gimnazit - Zoti e bekoftë Kerimin dhe të gjithë fëmijët tanë”, shkruan Zaim Pelinku, i cili është babai i fituesit të vendit të dytë, në garën lokale të Konkurrencës së Teknologjisë Automobilistike në Nju Jork.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat