Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në Uashington takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan

Amerika

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në Uashington takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan

Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 23:42
Ziadin Sela takime në Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan

WASHINGTON D.C. : Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z Ziadin Sela, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, që ka nisur një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot fillojë nga takimet me personalitet e larta amerikane në Washington D.C.

Në takimet e tij në Departamentin e Shtetit, zoti Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan z. Haxhi Dauti, u pritë nga zyrtarët e këtij departamenti, znj. Susan K. Falatko , Deputy Director - Office of South Central European Affairs, znj. Ivna Giauqe - Albanian Desk Officer, dhe Macedonian Desk,z. Joshua Lewis.

Ai u tha zyrtarve amerikan se Aleanca për Shqiptarët si pjesë e Qeverisë është një hallkë e fortë në proçesin e reformave gjithpërfshirëse të  Maqedonisë, dhe kontributi i saj është i madh, në çdo reformë.

Gjatë diskutimit të tij me zyrtarët e Departamentit të Shtetit , Sela vlerësoi gjithashtu edhe klimën e debatit parlamentar për Ligjin e përdorimit të Gjuhës shqipe. 
“Shpresojmë se të gjithë parlamentarët e Kuvendit të Maqedonisë, tanimë do reflektojnë pozitivisht në votimin e ligjit të një gjuhe, alfabeti i së cilës para 109 viteve lindi pikërisht në Manastir” tha Sela.

Më tej ai u shpreh se Aleanca për Shqiptarët, konsideron se ndryshimi ka filluar të vijë dhe po jepen sinjalet e para të shtetit të së drejtës, dëshmi për këtë janë veprimet e fundit të prokurorisë dhe të Gjykatës Supreme lidhur me rastin ,,Monstra”.

Paskuintave të kësaj vizite po qëndron Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan z. Haxhi Dauti, i cili shoqëronë deputetin e ASH-së, zotin Ziadin Sela, gjatës vizitës në Washington, takimet e tij me zyrtar të administratës amerikane , Kongresit dhe personalitete të tjera, përfshirë edhe heroin e Reçakut Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.

Ziadin Sela, erdhi në SHBA, i ftuar nga komuniteti shqiptar për të marrë pjesë në festimet në Amerikë, që u mbajtën për nder të 28 Nëntorit  105 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, mori pjesë edhe në kremtimin e festës së flamurit në mes të komunitetit të Malsisë së Madhe në Michigan, gjithshtu mori pjesë edhe në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Çikago.

Me rastin e vizitës disa ditore, ai pati disa takime me veprimtar të dalluar, lider të komunitetit dhe shoqata e organizata nga komuniteti shqiptar i Amerikës, në Waterbury- Connecticut dhe në New Jersey e New York  .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z Ziadin Sela, Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, po vazhdon vizitën në Washington, dhe nesër vijon takimet në New York, me organizatat lobiste.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat