Po të mos ishte Mbretëria shqiptare dhe shqiptarët e Amerikës, a do të kishim këto marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA!!!

Amerika

Po të mos ishte Mbretëria shqiptare dhe shqiptarët e Amerikës, a do të kishim këto marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA!!!

 Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 18 tetor 2017 Në ora: 17:23
Në kët foto, me Mbretin Leka I -rë, në Hotelin Laguard në New York: Musli Mulosmanaj - Zenun Neza -Nana e Dr Gurit Demirja - Dr. Guri Durollari - Hysen Mulosmanaj - ulur Reis Agaj dhe Dr. Fuad Myftija - New York 1980

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte ri konfirmuar pavarësinë - Leka Zogu, nga Elefanti , dhuratë për Presidentin reagon te dekorata e “Urdhënit Skënderbeg” - dhënë Majorit të legjionit American, Mayor Ralph Raimond - Commander of American Legion, (post 1789).

NEW YORK : Historinë, e mbretërisë së Shqipërisë, është njësojë sikur ta kthesh atë me “kokë-poshtë” nëse nuk e tregon të vërtetën, por ende vazhdon ta tregosh dhe shkruash si ta mësoi Enver Hoxha, dhe propaganda e tij që hodhi baltë për 50 vjet.

Image
Nëna e Guri Durollarit, Demireja, me Mbretëreshën Geraldinë në New York, 1978

Kjo histori, është një fakt i pamohueshëm, mbasi s`ke mundësi ta mohosh se marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte ri konfirmuar pavarësinë.

Pra dihet se vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan  Thomas Woodrow Wilson, vuri në konferencën e Paqes në Paris, duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Image
Mbreti Zog dhe Mbretëresha Grealdina

Presidenti pasardhës i Wilson-it,  Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922.

Një diplomat ky që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë.

“Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri  Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë.

Image
Në kremtimin e 100 Vjetorit të Lidhjes së Prizerenit dhe në 50 Vjetorin e Shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, në Hotel Americana në New York, u ndanë dhe dekoratat e Mbretit Leka i Parë, për Kolonel Xhemal Laçi, dhe z. Peter Kolonja, me dekoratën “Urdhënit Skënderbeg”.

Deri në vitin 1939 Shqipëria, ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.

Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.

Në bazë të rrëfimeve të Ambasadorit amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, thuhet se ai i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut : një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën, e sapolindur, të cilat u refuzuan nga ai.

Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant, u largua më 27 Shtator në drejtim të Italisë.

Dhe, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Enver Hoxhës, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar, nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sistemi i  Enver Hoxhës e shpalli për 45 vjet Amerikën, armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës, imperializmin amerikan që kërkonte të sundonte botën, përfshirës sipas tij, dhe rrezikun e Shqipërisë.

Mirëpo, më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rikthyen, dhe William Rajerson, do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Marrëdhënie, këto, në saj të shumë faktorëve, përfshijnë natyrisht edhe diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, ato janë nga më të mirat në historinë e tyre, po të kihet parasysh ; rolin dhe kontributin amerikan në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, pra demokratizmin e saj, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përpjekjet për më shumë të drejta, të shqiptarëve, në Luginën e Preshevës, atyre në Mal të Zi, Maqedoni, dhe çështjen e Çamërisë.

Leka Zogu si një i mitur, djali i mbretit Zog të Shqipërisë, që në djep( dy ditë mbasi kishte lindur ) u largua nga atdheu i tij, përpara pushtimit fashist në vitin 1939.

Ai u rrit i tillë si një kërkues i palodhshëm për rikthimin e mbretërisë, pavarësisht nga jeta në mërgim.

Mbas shumë përpjekjesh, gjatë regjimit të Enver Hoxhës, për t’i rikthyer shqiptarëve lirinë, në egzil, ai bëri edhe përpjekjen e parë për të rihyrë në Shqipëri, në vitin 1993, por u pengua nga autoritet shqiptare për shkak se pasaporta e tij, e kohës së mbretërisë shqiptare, e rendiste atë si Mbret.

Image
Referendumi i vitit 1997

Leka Zogu përfundimisht hyri në Shqipëri, madje ai do të fitonte edhe një referendum të vitit 1997 nëse do të rivendoste monarkinë, por që atij ja “vodhën” kanë deklaruar vet autoritet e asaj kohe 20 vjet më parë.

Mirëpo, ajo që të bie në sy në jetën e familjes mbretërore, në egzil, është se Mbretëresha Geraldinë, ose si e thërrisnin amerikanët “Cinderella” Shqiptare, dhe i biri i saj, Leka Zogu, i mbajtën fort marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbretëresha Geralidina vizitojë Amerikën dhe takoi të afërmit e saj, nga familja Appony, që i bie të jetë e një gjaku, duke vendosur edhe lidhjet e saj,

Image
Posta e mbreterise shqiptare, tregon lidhjet e shqiptareve te Amerikes me Shqiperine

Në Amerikë, - qytetin e New Yorkut, Geraldina u takua për herë të parë me Nëna Terezën.

E cila, është një nga episodet e rralla që ka mbërritur në publik pas shumë vjetësh, kohë kur Nënë Tereza ftohet në familjen mbretërore, kur ata ishin të vendosur në Nju Jork.

Mbretëresha Geraldinë dhe Nëna Terezw sot e Shenjta Nëna Terezw u takuan dhe biseduan si dy gratë e “mbretërive” të ndryshme, njëra e tokës dhe tjetra e qiellit.

Image
Mbreteresha Grealdine , Princesha Susane dhe Leka Zogu per her te pare ne SHBA

Në vitet 1967, Mbretëresha Geraldinë, me dhuratën që i dërgoi Ronald Reaganit  e “goditi” një miqësi 35 vjeçare, mbasi atëherë, ishte festuar në egzil 35 vjetori i vendosjes për herë të parë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA.

Si një dhuratë, Mbreti Leka Zogu, dërgoi presidentin e ardhshëm të SHBA-së një elefant foshnje me emrin Gertie-një “moniker një majmun i vogël” që konsiderohej i nga bashkëshortja e tij, Nancy Reagon, si: “Dhurata, e cila rishkroi simbolin e Republikanëve “GOP" në SHBA”.

Image
Mbreti Leka Zogu, dërgoi presidentin e ardhshëm të SHBA-së një elefant foshnje me emrin Gertie-një “moniker një majmun i vogël” që konsiderohej i nga bashkëshortja e tij, Nancy Reagan, si: “Dhurata, e cila rishkroi simbolin e Republikanëve “GOP" në SHBA”.

Revista Time, dhe gazeta Los Angelos Time, shkruajti se :”Në vitin 1967, një elefant indian me emrin Gertie, u ble në Harrods dhe iu dha Ronald Reaganit nga Leka, biri i mbretit Zog, mbreti i ndjerë i Shqipërisë, si një dhuratë, ku simboli i saj mbetet sot shumë domethënës”.

Ndërsa, në kremtimin e 100 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe në 50 Vjetorin e Shpalljes së Mbretërisë Shqiptare, në Hotel Americana në New York, u ndanë dhe dekoratat e Mbretit Leka i Parë, për Kolonel Xhemal Laçi, dhe z. Peter Kolonja, me dekoratën “Urdhënit Skënderbeg”.

Ndërsa, po atë ditë forcimi i lidhjeve të Amerikës, me Shqipërinë e shqiptarët, do të shënonte edhe një pikë tjetër kulminate ku protagonistë të saj do të ishin Mbreti Leka e I-rë, dhe Majori të legjionit American, Mayor Ralph Raimond - Commander of American Legion, (post 1789), të cilit iu dha Dekorata më e lartë e mbretërisë shqiptare, dekorata e “Urdhënit Skënderbeg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat