Nju Jork, Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane bëhet me njohje zyrtare

Amerika

Nju Jork, Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane bëhet me njohje zyrtare

Beqir SINA-New York Nga Beqir SINA-New York Më 1 korrik 2017 Në ora: 14:35

Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD - nëpêrmjet nji mesazhi të shpërndar sot në medien sociale Facebook, kryetarit të saj Let. Ylli Dauti dha lajmin ogurmirë se Shoqata e Policisë Illiriane është njohur zyrtarisht.

Shoqata e policëve shqiptar Illirian në New York këtë vit do të shënojë pesë vjetorin e themelimit të saj.

Kjo, shoqatë, e cila deri tani ka mbledhur rreth votes më shumë se 200 oficerë policie, shqiptaro – amerikanë, prej 4 vitesh funksiononte në bazë ligjeve njujorkeze për shoqatat dhe organizatat jo qeveritare dhe jo përfituese, por si shihet nuk ka qenë e njohur zyrtarisht.

Megjithse, ajo ka qen e përbër me djem dhe vajza të cilat janë në uniformat në radhët e uniformave blu të NYPD - të cilët po shërbejnë çdo ditë e natë me profesionalizëm dhe përkushtim në organet e policisë federate, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut, dhe federale në SHBA, tani ato po njihen edhe zyrtarisht, çka do të shihet edhe si një sukses tjetër i këtyre djemve e vajzave që çdo ditë po sherbejnë për NYPD.

Image

Strema

Numri i shqiptarëve të punësuar në fushat e zbatimit të Ligjit, ruajtjes së rendit dhe mbrojtjes së qytetarit, këtu në Amerikë, në dy dekadat e fundit ka ardhur duke u rritur, sidomos nga se nji numêr i madh i djemve e vajzave shqiptare kanë përfunduar Akademinë e Policisë dhe Kolegjin e njohur John Jay në NY.

Por duhet theksuar se në mesin e tyre, ka nji gershetim mes atyre policëve të rinj dhe atyre gra e vajza, të cilët janë edhe veterane të policisë së New Yorkut, por edhe nga ato me origjinë Arbereshe, emigruar në SHBA, dhjetëra dekada më parë, por që sot pohojnë se janë krenare se janë me gjak shqiptare dhe pjestar të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Illiriane në New York.

Madje, ka edhe nga ata që janë edhe anëtarë të shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” , siç është edhe rasti i Zëvendës Komisioneres së NYPD Cathleen S. Perez, e cila ka pohuar se ka gjak shqiptari nga prejardhja e saj - nga Arbereshët e Italisë, dhe zëvendës Shef i Prokurorit të Qarkut, Joseph A. Piraino.

Kryetari i kësaj shoqate, êshtë oficeri i policisë Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD.

Ylli Dautaj, është me gradën lejtnant në NYPD, i cili pas luftës së Kosovës, shkoi atje nga Amerika me mision për të ndihmuar, formatimin e policisê së re të Republikës së Kosovës pas çlirimit.

Image

 

Kreu i shoqërisë Illiriane të uniformave blu -  në Kosovë gjatë luftës së saj, në vitin 1998,  i kontaktuar nga NYPD në emër të Departamentit të Shtetit, shkoi për të marrë pjesë në Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë, sepse ai thuhet se ka pasur njohuri të dorës së parë rreth Kosovës, dhe ai vet ka shprehur dëshirën për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës.

Me tej ai po në të njëjtin vit, kur aleatët e NATO-s bombarduan ish Jugosllavinë, gjatë një lufte 78 ditore dhe Kosova kaloi në një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara të ngarkuar edhe me themelimin e departamentit të policisë dhe ruajtjes së rendit dhe ligjit, mbërriti përsëri në Kosovë, së bashku me amerikanët e tjerë, për të ndihmuar policinë dhe gjetur ndërtesat që mund të konvertoheshin në stacionet policore. 

“Ne, gjithashtu, ka thënë Dautaj, gjatë asaj periudhe në Kosovë, filluam një fushatë me zyrtarët e pushtetit lokalë, dhe qytetarët kosovar, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, për t'u bashkuar me një forcë policore, e sapo krijuar , duke njoftuar ata përmes posterave reklamave dhe takimeve në fshatra dhe qytete të ndryshme të Kosovës . Ne kemi pasur sukses në krijimin e një force të re, të departamentit të policisë, plotësisht funksionale për Kosovën. Një forcë policore ajo e ngritur në bazë të parimeve të ndershmërisë, integritetit dhe guximit, të respektuar nga populli për t’i shërbyer atij”.

Duke folur për Shoqatën Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, kreu i tyre, i ka thën gazetës tonë kur ai u zgjodh kryetar se "Shoqëria ilire e policive shqiptaro amerikan - u formua për të krijuar një frymë të vëllazërisë midis anëtarëve të saj dhe pjestarëve të tjerë të uniformave blu njujorkeze - “promovimin, e një atmosfere të besimit, respektit dhe mirëkuptimit, në mes ruajtëseve dhe zbatuese të ligjit, dhe komuniteteve, që ne i shërbejmë për të siguruar të gjitha komunitetet - ditën e natën".

Andaj, “Unë jam shumë krenar, tha ai se kjo shoqëri, është rritur dhe është krenare për tu përfaqësuar në uniformat blu. Gjatë këty dy viteve Shoqëria ilire, është rritur nga vetëm një pjesë të vogël të anëtarëve në disa qindra anëtarë. Të cilët janë sot të përfshirë në radhët e uniformave blu- dhe janë individë jo vetëm nga NYPD, por ka nga ata që jan zyrtarë të Policisë, dhe nga departamentet e tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në departamente të ndryshme nga e gjithë bota, sa që disa prej këtyre anëtarëve, janë edhe të rangut të lartë, dhe pozicionet prestigjioze”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat