Studentët shqiptarë në Amerikë- Ambasadorë të dijes dhe gjenerator të fuqishëm të sukseseve

Amerika

Studentët shqiptarë në Amerikë- Ambasadorë të dijes dhe gjenerator të fuqishëm të sukseseve

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 qershor 2017 Në ora: 15:48
Joseph DioGuardi

Shkolla Thornton Donovan (TD) në zonën e empërme të New Yorkut, mbajti të premten një ceremoni në të cilën janë shpërndarë çertifikatat dhe diplomat e përfundimit të sesionit shkollor 2016-2017.

Kjo shkollë me këtë rast një nderim dhe respekt të veçantë shprehu edhe për Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë. Ndërkohë që sesionin e ardhshëm 2017- 2018 ata po ia dedikojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku studentët e kësaj shkolle do të ekspozohen çdo ditë në një kurs dinamik të të mësuarit gjatë gjithë vitit duke mësuar jo vetëm për historinë, traditën dhe kulturën, por edhe politikën,  artin shqiptar, në një kontekst më të gjerë. 

Me këtë ceremoni ata nderuan dy shqiptarë ish kongresistin Joe DioGuardi, presidentin e LQSHA, që u nderua me trofeun “Flakadani i Dijes” nga shkolla Thronton - Donovan School në New Roshelle, dhe Profeseroshen shqiptare nga Universiteti i Michiganit Prof. Zana Lito.

Shkolla Thornton-Donovan (TD) u themelua si Shkolla e Re dhe Kopshti i fëmijëve në New Rochelle, Nju Jork, 116 vjetë më parë, dhe konsiderohet si një ndër shkollat më të vjetra në SHBA.  Ajo u themelua nga gjyqtari Martin Jerome Keogh në 1901. Mësuesi i parë dhe drejtoreshë ishte Emily Scott Thornton, një amtare e Filadelfias, e arsimuar në University College Nottingham, tani njihet si Universiteti i Nottingham. Drejtori i shkollës që nga viti 2009 është Douglas E. Fleming, Jr.Shkolla, është tani në kampusin e saj të tretë, në Overlook Circle në lagjen Beechmont të New Rochelle. Ajo prej se kur ka nisur punën e saj - i ka klasat e saj në tre shtëpi të mëparshme, duke përfshirë ish-pasurinë e Andrew Crawford, e cila tani është edhe ndërtesa kryesore.

Kurrikulat e Mesme dhe të Sipërme të Shkollës Thornton-Donovan (TD) janë tema, që çdo vit ata ia dedikojnë një zonë të botës. Studentët e kësaj shkolle ekspozohen çdo ditë në një kurs dinamik të të mësuarit gjatë gjithë vitit duke mësuar jo vetëm për kulturat ndërkombëtare, por politikën, historinë dhe artin e pikturës në një kontekst intramural dhe eksperimental. 

Shkolla gjithashtu ka lidhje të forta me disa vende, me 35 shkolla motra në të gjithë Evropën, Azinë dhe Amerikën Latine. Gjatë vitit shkollor, rreth katër studentë janë përzgjedhur për të shkuar në një nga disa shkolla motra, perfshire kesaj rradhe edhe Shqiperinë. Udhëtimet më të dukshme me shkëmbime studentësh janë bër në Busan, Korenë e Jugut; Buenos Aires, Argjentinë; Dublin, Irlandë; La Rochelle, Francë; Nottingham, Anglia; Romë, Itali; Mexico City dhe Guatemala City.

Një kurs rigoroz i të nxënit me më shumë dije, për historinë, tradita dhe kulturën me vendet e tjera të botës, ndiqet nga një udhëtim “në pranverë" në vendet që lidhen me temën e vitit (dmth. - vendi ose lokalet e shkollës që studiohen). Studentët, fakultetet dhe miqtë mund të bashkohen për një ekskursion të jashtëzakonshëm arsimor. Që nga viti 1994, ka pasur 18 udhëtime, nga të cilat 14 ishin ndërkombëtare.

Për sesionin e ardhshëm 2017 - 2018, Shkolla Thornton-Donovan (TD) në zonën e empërme të New Yorkut, do t’ja dedikojë kësaj radhe  Shqipërisë me moton përshëndetse :” 2017 - 2018 T-D Salutes the Albanian Renaissance”.

Me rastin e mbylljes së sesionit 2016 - 2017, dhe diplomimit të studentëve të saj, Shkolla Thornton-Donovan (TD) , dhe asaj që këtë sesion ajo do t’ja dedikojë Shqipërisë, dhe shqiptarëve, shkolla e nisi ceremoninë me këngën him “Shqipëria ime, dhe u mbyllë me këngën tjeter po shqiptare të Florit dhe Elvana Gjatës, këngën “Kuq e zi je ti … duke i dhën një vend të veçantë Shqipërisë dhe shqiptarëve, në këtë ceremoni.

Madje për krenarinë tonë kudo ishin vendosur flamurët kuq e zi, në ambietet e brendeshme dhe jashtë shkollës, si dhe në sheshin ku organizua  ceremonia mbi tribunë, qendronin dy flamujë të mëdhenjë kuq e zi. 

Kurse, fjala e ditës i është dhënë në fillim Prof. Zana Lito - (Professor in the Humanities department at Lansing Community College, Lansing, Michigan - dhe më pas ish- kongresistitit republikan të New Yorkut, Xhozef DioGuardi, të cilët folën gjerësisht për Shqipërinë, dhe shqiptarët.

Të ftuar special të kësaj ceremonie ishin znj. Shirli Cloyes - DioGuardi, Këshilltare Çështjeve Ballkanike,  dhe Kordinatori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndër-Fetar në Elbasan, z.Sokol Lulgjuraj, së bashku me Pjetër Lelçaj, dhe aktivisti hebre Irving Kircsh, i lidhur edhe ky shumë me shqiptarët.

Drejtori i shkollës Douglas E. Fleming, Jr. i cili mbante një kapele të zezë me shqiponjën e kuqe në “ballë”, lavdëroi shumë grupin e mësueseve dhe të studentëve shqiptarë, nga Shkolla Thornton-Donovan (TD) , në New Rochelle - New York, si dhe foli pak për historinë shqiptare. 

Dy folësit kryesorë, Profesoresha Lito, dhe DioGuardi, i bënë një vështrim të gjërë çështjes shqiptare, sidomos ata u përqendruan gjatë fjalës së tyre para qindra pjesmarrësve, amerikan, duke folur pë periudhën e sundimit sllavo - komunist të shqiptarëve, në të gjithë hapsirën ballkanike, dhe atë të regjimit më të egër komunist në të gjithë ish kampin e Europë jug lindore , regjimin e Enver Hoxhës, si u shprehen folësit gjatë ceremonisë. 

Fillimisht, DioGuardi, foli për orgjinën e tij, e lidhjet e hershme me shqiptarët, duke treguar para studentëve sesi ai i ka gjetur edhe rrënjët e trungut arbëreshë, sipas historisë nëpër vendbanimet shqiptare në jug të Italisë. 

Më pas, ai tregoi për edukimin e tij dhe aktivitetin e tij politik në kongresin Amerikan. Duke u përqëndruar tek dy legjistaturat ku ai shërbeu, si pikat më suksesëshme të jetës së tij. Dhe, foli për themelimin e Lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA- Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane, në këto 25 vitet e fundit. Ish- kongresisiti republikan i Nju Jorkut, duke folur për Shqipërinë, ceku faktin 50 vjeçarë, vuajtjen e tmershme të popullit shqiptar nën sundim komunistë të Enver Hoxhës. 

"I cili, e privojë dhe mbylli në burgjet dhe kapmpet e interrnimit tha DioGuardi, popullin e vet, duke e eleminuar atë edhe nga çdo e drejtë edhe nga ato më elementaret."

Çështja e Kosovës, lufta e derjtë për liri dhe pavarësi, ishte një pikë tjetër, të cilës ju referua, më pastaj  DioGuardi. "Ne tha ai, e kemi parë çështjen shqiptarë, gjithmonë të pandarë nga çdo pjesë e saj,. Kështu që unë dhe Shirli, i jemi përkushtuar njësojë dhe pa prefernca problemeve të shqiptarve në trojet e tyre; si në Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Mal të Zi e Maqedoni, si dhe çështjen çame". 

Më pas DioGuardi iu kushtua gjatë fjalës së tij edhe problemeve të fundit të shqiptarve në Maqedoni, zgjedhjet në Kosovë e Shqipëri. Ndërsa, në fund të kësaj ceremonie të motivuar dhe e nxitur nga roli dhe puna e madhe siç u shprehen ata të ish-ligjevensit republikan amerikan, me origjinë arbëreshe, Joseph DioGuardi, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, shërbimin e tij, si kongresmen i zonës ku ata kan shkollën, menduan të nderojnë me mirënjohjen e thellë, një Flakadan xhami krisatal kuq i zi, vendosur mbi një bazë mermeri.

Gjithashtu me mirënjohje u nderua edhe Prof. Zana Lito - (Professor in the Humanities department at Lansing Community College, Lansing, Michigan. Ceremonia u mbyll me një pritje - koktel në lokalin “Marine Gril” në New Rochelle.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat