Gazeta ,,Politika,,e Beogradit nis fushatën kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Amerika

Gazeta ,,Politika,,e Beogradit nis fushatën kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 4 maj 2017 Në ora: 17:43
ilustrim

Gazeta Politika e Beogradit si njëra më e vjetra në hapësirën e Serbisë dhe nëpër vite gjithmonë në krah të regjimit serb,karshi çështjes shqiptare dhe Kosovës,sërish ka hapur faqet e propagandës antishqiptare në relacionet ndërkombëtare.

Kështu nis shpalimet para opinionit SHSHA në Çikago.
,,Politika,,është bër (prokuror)i ditës dhe krejt çfarë bluhet në nëntokën e politkës serbe në Beograd, kjo gazetë del në mëngjes me flamurin e skenarëv kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës,me shkrimet ,,analiza politike,,,lidhur me të tezat e njohura fashiste për gjoja formimin e ,,Shqipërisë së Madhe,,
në Ballkan.Në këto vija poltike,Serbia sërish dëshiron të vë para kancelarive të diplomacisë ndërkombëtare Kosovën si ,,fajtor kujdestar,,që me
këto teza antishqiptare Evropa është bër me dije tash e një shekull,shkruan në këtë shpalim politik SHSHA në Çikago.

Po ritheksojmë se shtetin e Jugosllavisë,shqiptarët asnjëherë nuk e kanë konsideruar për shtetin e vet,ndërsa Serbisë vrastare nuk ia ndali pushkën për liri dhe pavarësi që nga vitet 1844-1999,për këtë e di mirë edhe gazeta,,Politika në Beograd dhe regjimi i Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq,të cilët në vitet e përgjakura të popujve joserb në ish-Jugosllavi,i rrinin në krah kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe ultranacionalistit V.Sheshel,për këtë ndoshta nuk ka harruar kjo gazetë serbe që saherë flitet nga nëntoka e Beogradit për shqiptarët dhe Kosovën, e para në mëngjes në faqet e saj e bekon politikën për shembjen e vlerave kombëtare të shqiptarëve dhe rrugën e shtetndertimit të Kosovës.

Në këtë rrjedhë politike.

Serbia ia ka hapur të gjitha portat poltike,ushtarake dhe të publicistike Rusisë dhe regjimit të Putinit,që të dëmtojë sa më shumë që është e mundur proceset demokratike,të paqes dhe të participimit të vlerave universale të lirisë,ku edhe shqiptarët do të jenë bartës të këtyre proceseve në BE dhe në miqësi të përjetshme më SHBA,thotë
për gazetën,,Politika,,në këto shpalime të SHSHA-së në Çikago.

Në këtë skandal politik Serbia vazhdon me traditën e njohur të botimit të librave,,historik,,për të afruar tezën e gënjeshtrës si ,,motiv patriotik,,siç thoshte babai serb D.Çosiq,edhe përmes botës ,,shkencore,,nga Rusia.Rasti më i errët vjen me librin e përgatitur në universitetin e Moskës(MGIMO) të dr.Jelena Ponomarjova e cila më botuesit serb në Beograd ka botuar librin antishkencor me titull provakativ ,,Shteti grabitës i Kosovës në politikën botërore,,që do të promovohet në ambjentët e AASHS-së në Beograd në rrugën famëkeqe,,Francuska 7,,.

Libri politik pa fakte shkencore i dr.J.Ponomarjova që kundërshton shtetin e Kosovës dhe e bën bekimin e propagandës serbe për ,,Shqipërinë e Madhe,,(sic!)shkon përtej ,,shkencës,,dhe sulmon SHBA,BE dhe NATO dhe rikujton vitet e 90-ta kur Serbia vrastare kaloi vijat e kuqe dhe në shkallët e luftës kundër shqiptarëve kaloi shkallët deri në gjenocid,SHSHA ia kujton dr.Jelena Ponomarjova në Moskë që vjen të promovojë turpin dhe gënjeshtrën e Serbisë para botës së qytetëruar dhe fyen rëndë popullin shqiptar në tokën dhe shtëpinë e vet etnike në Ballkan,thotë në fund të këtyre shpalimeve politike të SHSHA-së në Çikago.

Skënder Karaçica

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat