SHBA: U shënua në Massachusetts “Dita e Përkujtimit të Holokaustit 2017”

Amerika

SHBA: U shënua në Massachusetts “Dita e Përkujtimit të Holokaustit 2017”

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 29 prill 2017 Në ora: 18:25
Dita e Përkujtimit të Holokaustit 2017

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit 2017, Federata Hebraike “Jewish Federation" në Bashkësin Hebraike Berkshire, e cila bashkohet për të përmirësuar jetën dhe për të forcuar komunitetin hebre përgjatë lidhjeve të tyre të trashgmnisë mes këtij komuniteti dhe vend origjinës së Jewishve me Izraelin në mbarë botën, për brezat e ardhshëm, në kuadrin e këtyre përkujtimeve ka organizuar në bashkëpunim me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Shoqaten e Miqesisë Kosovë - Israel, të dielën më 23 Prill 2017, një simposium me temën "Jewish Survival in Albania dhe Kosova".

Përkujtimi fillojë me ritualin e tyre tradicional ndezjen e qirinjëve dhe lutjet për të kujtuar grupet e veçanta të persekutuara gjatë Holokaustit. 

Image

Kjo veprimtari e zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit 2017, u hap me ceremoninë rituale të komunitetit hebraik : “Memorial Candle Lighting & Prayers” kryer nga Rabbi David Weiner dhe G. Jeffrey Cook, dhe u sponsorizua nga Crane Room dhe Roland e Karen Rattner.

Amy Linder - Lesser, ka qenë mikëpritëse e kësaj veprimtarie në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit 2017.

Këtë simposium para një audiotoriumi të gjerë në ” Berkshire Massachusetts State Colleges and Universities”, e ka hapur miku i shqiptarve Ronald Rettner.

Kan pasur privilegjin e veçantë që gjatë ceremonisë në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, që u mbajt në Universitetin e Berkshire , t'i drejtohen qindra pjesmarrësve , edhe shqiptarët nga Kosova pjestarë të familjeve shqiptare që deshimtarë që treguan se si u morën nën mbrojtje hebrenjët që u strehuan në Kosovë gjatë Holokaustit. 

 Ndërkaq, kanë mbajtur refaratet e tyre para studentëve dhe profesorëve, drejtuesve të lart të Federatës Hebraike “Jewish Fedceration", Bashkësisë Hebraike Berkshire, dhe veprimtarve e aktivistëve të këtij komuniteti, lider si i nderuari Joseph J. DioGuardi - ish kongresisiti, Presidenti i LQSHA, lobit të parë dhe të  vetëm shqiptarë në SHBA, si dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Cloyes DioGuardi publiciste e njohur, me temën e referuar prej saj “Besa” and the Jewish Rescue”.

Kurse,  anëtarët e Bordit të Drejtorve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Lekë Razniqi nga Kosova, Agim Aliçkaj nga New Yorku dhe profesor Fation Beslimi - Kanada, kan referuar mbi temën “The Kosova Resecue - Shpëtimi nga Kosova”.

Image

Profesor Faton Bislimi - i post diplomuar nga  Kennedy School of Government ("Kennedy Fellow”) në Universitetin e Harvardit në statusin e tij privat në rrjetin social Facebook, ka shkruar se :”Në Ditën e Rikujtimit të Holokaustit, ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të prezantojmë historinë e shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët në Kosovë e Shqipëri gjatë Luftës së Dyte Botërore, para komunitetit të madh hebrejo-amerikan në Berkshire, Massachusetts , nën organizimin e Federatës Hebreje të Amerikës se bashku me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Shoqaten e Miqesisë Kosove-Israel. Mikëpritja hebrejo-amerikane ishte e papërshkrueshme. Ky rrëfim historik yni përshkruan më së miri me fisnikërinë dhe Besën shqiptare!

Me këtë rast në një nga mjediset e qendres kulturore të ” Berkshire Massachusetts State Colleges and Universities”, është hapur një ekspozitë me titull “Jewish Rescue in Kosova” me kurator Lekë Razniqi, Righteous, dhe studentët e Clarksburg Middle Schol.

Veprimtaria “Dita e Përkujtimit të Holokaustit 2017” në Universitetin Berkshire të Massachusetts përfshinte muzikë, lutjet dhe reflektimet nga një shumëllojshmëri e traditave të Hebrenjëve, gjithshtu edhe dëshminë e disa nga të mbijetuarve të Holokaustit me një performancë nga një kor i komunitetit hebre, në një program muzikor të përzgjedhjeve hebraike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat