SHBA: Universiteti Amerikan në Kosovë, mbajti një mbrëmje për grumbullimin e fondeve për studentët shqiptarë

Amerika

SHBA: Universiteti Amerikan në Kosovë, mbajti një mbrëmje për grumbullimin e fondeve për studentët shqiptarë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 dhjetor 2016 Në ora: 16:54
Foto nga mbajtja e cermonise per mbledhje te fondeve për studentët shqiptarë

Në këtë pritje, tipike amerikane dhe në punët përgatitore që çuan deri në këtë mbrëmje, të Bordit të Drejtorëve, i cili thuhet se ka marrë premtime prej 200,000 dollar nga anëtarë të bordit dhe miqtë e tjerë për të mbështetur studentët e RIT Kosovës ™ (A.U.K) në ndjekjen e studimeve të tyre, u ndie dhe atmosfera festive e festave të fund vitit.

Greenwich - Connecticut:  Në këtë fillim muaji u realizua një aktivitet me qëllim fondmbledhës për studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës - AUK , në formën e festimit të festave të fund-vitit, nga biznesmeni e filantropi Riçard Lukaj, në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në një fshat të njohur pasanikësh amerikan, Greenwich - Connecticut.
Në njoftimin e saj për shtyp,  Bordi i Drejtorëve i Fondacionit të A.U.K, cila është në drejtimin kryesorë të këtij universiteti shkruan se ky aktivitet mbrëmje bamirësie( foundrising) u zhvillua me disa nga anëtarët e këtij bordi drejtorësh, së bashku me bashkë-sponsorët e mbështetur edhe nga disa kontribues të cilët iu bashkëngjiten mbrëmjes së organizuar nga filantropisti i njohur shqiptar Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i Bank Street Group dhe anëtar i Bordit të Veprimit për Nëna dhe Fëmijët.

Me këtë rast Bordi i Drejtorve të Universitetit Amerikan në Kosove (AUK), me këtë mbrëmje për ngritjen e fondeve tek shtëpia e Richard Lukaj - tha Edmond Çoku, i cili është pjesë e këtij bordi, shpalli një fushatë të hapur për të gjithë, ata, që dëshirojnë të marrin pjesë në mbledhjen e fondeve për bursa "scholarship fundraising campaign" për studentët të AUK - RIT Kosova. 

Në njoftimin për media Bordi i Drejtorëve i Fondacionit të A.U.K , thotë se kështu ajo filloi fushatën vjetore të mbledhjes së fondeve në Shtetet e Bashkuara, me një koktej.

Mbrëmja - fondmbledhëse u mbajt më 3 dhjetor 2016, e udhëhequr nga Komisionit për Zhvillim i Bordit të Drejtorëve të AUKF  me një koktej shoqëruar edhe me pak muzikë tradicionale shqiptare, nga një grup muzikantësh të njohur dhe të talentuar për mbledhje të fondeve në shtëpinë e Kryesuesit Richard Lukaj në Greenwich - Connecticut, SHBA. 

Sipas njoftimit të tyre, thuhet se një numër të diplomuarish nga RIT Kosovë™ (A.U.K), disa prej të cilëve janë duke ndjekur studimet e mëtejme në SHBA, iu bashkuan kësaj ngjarjeje, së bashku me anëtarë të tjerë të bordit të RIT Kosovë™ (A.U.K) : President Sharon Y. Hart, dhe mysafirë të ftuar, duke përfshirë Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në SHBA, znj. Teuta Sahatqija. 

Në këtë pritje, tipike amerikane dhe në punët përgatitore që çuan deri në këtë mbrëmje, të Bordit të Drejtorëve, i cili thuhet se ka marrë premtime prej 200,000 dollar nga anëtarë të bordit dhe miqtë e tjerë për të mbështetur studentët e RIT Kosovës ™ (A.U.K) në ndjekjen e studimeve të tyre, u ndie dhe atmosfera festive e festave të fund vitit. 
Një kronikë të shkurtër rreth kësaj mbrëmje fondmbledhëse, në shtëpinë e filantropistit të njohur Richard Lukaj, me familje,  është transmetuar nga RTV 21 dhe korrespondenti i tyre në SHBA, z. Halil Mula, dhe nga një emision i gjatë i cili është përgatitur nga Televizioni “Kultura Shqiptare”,  në New York, me producent Adem Belliun.

Me këtë rast, Kryesuesi i Bordit  dhe mikëpritësi z. Lukaj - theksoi gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes se: “Një nga pikat tona më të forta është përfshirja entuziaste, personale e anëtarëve tonë të bordit, administratorëve, ligjëruesve dhe të diplomuarve në krijimin e ndjenjës së komunitetit. Ne besojmë se mundësitë për shkollim të lartë duhet të ekzistojnë për të gjithë ata që i kërkojnë ato, dhe Bordi i Drejtorëve është duke punuar shumë për të siguruar ndihmë të konsiderueshme financiare për ta vënë në dispozicion çdo vit për studentët tonë. Ne punojmë me individë, korporata dhe agjencitë qeveritare bujare, për të gjetur resurse shtesë për t’i mbështetur studentët tonë dhe angazhohemi që t’i ndihmojmë studentët të gjejnë punësim dhe kredi studentore për të përfunduar arsimin e tyre. Duke pasur këtë parasysh, kam kënaqësinë të nis fushatën e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të AUK-së për mbledhjen e fondeve për këtë vit akademik,” tha ai duke ua uruar në fund të gjithë pjesëmarrsve gëzuar festat e fundvitit.

Ndërkohë, sipas Presidentes së RIT Kosovë™ (A.U.K) Sharon Y. Hart, e cila mori fjalën në këtë veprimtari, tha se : “Arsimi i lartë gjithmonë ka qenë motori i ëndrrës amerikane dhe e njëjta duhet të vlejë edhe për Kosovën. Studentët shpeshherë kërkojnë ndihmë financiare për të ndjekur programin arsimor. Jam e lumtur që Bordi ka rritur objektivin e mbledhjes së fondeve për këtë vit, dhe këto resurse shtesë janë shumë të mirëpritura për studentët e tanishëm dhe të ardhshëm. Roli im në këtë proces është t’i krijojë kushtet që tërheqin investime filantropike në këtë institucion”.

Në njoftimin e  saj ashtu si thirret ky institucion RIT Kosovë™ (A.U.K), vihet në pah se ky është institucioni i vetëm jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, me mësimdhënie vetëm në gjuhën angleze. Gjithashtu, ata thonë se ky është institucioni i vetëm në Kosovë diplomat e të cilit janë të akredituara dhe pranuara në mbarë botën falë partneritetit me Institutin e Roçesterit për Teknologji (RIT) në Nju Jork.
RIT Kosovë™ (A.U.K), bëhet e ditur se menaxhohet dhe mbështetet financiarisht nga trusti jofitimprurës i Shtetit të Nju Jorkut, Fondacioni i A.U.K. (AUKF). Fondacioni i A.U.K njihet nga Shërbimi i të Hyrave të Brendshme të SHBA-së si organizatë jofitimprurëse sipas nenit 501(c)(3). Tatimpaguesit e SHBA-së mund t’i deduktojnë kontributet që i bëjnë në Fondacion nga tatimet e tyre në të ardhura deri në masën e lejuar me ligj. RIT Kosovë™ (A.U.K) është OJQ e Kosovës me Status të Përfitimit Publik, në të cilin qytetarët dhe bizneset e Kosovës mund të bëjnë kontribute dhe t’i zbresin ato nga tatimet e tyre deri në masën e lejuar me ligj.
Gjithashtu, ata thonë se miqtë e RIT Kosovë™ (A.U.K) mund të japin kontribute financiare për universitetin, përmes PayPal apo kartelave kryesore të kredisë: http://kosovo.rit.edu/home/giving-donations.html

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat