Dy shtetet shqiptare përfaqësohen në SHBA me “Diplomacin e grave” ambasadore në botë

Amerika

Dy shtetet shqiptare përfaqësohen në SHBA me “Diplomacin e grave” ambasadore në botë

Nga: Beqir Sina Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 15:07
Ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në Nju Jork

Shqiptarët, tani përfaqësohen në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Nju Jork, me dy femra dhe dy shtetet tona për gjatë këtij viti po përfaqësohen nga e ashtuquajtura “Diplomacia e grave” ambasadore në botë ashtu si dhe në Washington ku përsëri kemi “Diplomacin e grave” ambasadore, me Ambasadoren e R.Sh. Floreta Luli-Faber dhe Ambasadoren e R.K. Vlora Çitaku.

Këtu në New York, e para- që e mori këtë detyrë si femër diplomate, e cila është edhe për herë të parë në historinë e diplomacisë shqiptare, në OKB, në Misonin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, prej se kur Shqipëria, u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është Ambasdoria Besiana Kadare.

 Ndërkohë, po me gradën Ambasadore, në një detyrë të rëndësishme diplomatike, aq sa ndoshta edhe detyra e Ambasadores së Shqipërisë në New York, është edhe ajo e përfaqësimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës të Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila është dhe e treta femër diplomate nga Kosova- këtu në New York, pas Ambasdores Arta Rama dhe Ambasadores Vlora Çitaku.

 Ambasdorja Teuta Sahatqija, e cila është Konsulle e Përgjithshme Republikës së Kosovës, në New York, së bashku me diplomatin Ylber Kryeziu– Ministër Këshilltar dhe Konsullen Albana Bylykbashi- janë takuar në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, këto ditë duke promovuar “Diplomacinë e grave” shqiptare, në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, aq sa është edhe detyra e ambasadores në New York- kryeqendra e diplomacisë botërore.

Ambasadorja Sahatqia në statusin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se: ”Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Znj. Besiana Kadare, vizitoi zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York. - Biseduam gjatë, thotë ajo, për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat