Zgjedhjet SHBA 2016: Shqiptarët të gjithë votë për Hillary Clinton!

Amerika

Zgjedhjet SHBA 2016: Shqiptarët të gjithë votë për Hillary Clinton!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 8 nëntor 2016 Në ora: 18:15
Votimi në SHBA

NEW YORK CITY : Clinton, kandidatja që pritet të bëhet Presidentja e 45-të, e SHBA, dhe e para grua në historinë e Shtëpisë së Bardhë, ka marrë sot masivisht edhe votat e diasporës shqiptare, në SHBA.

Sipas censusit të vitit 2010, SHBA-ja është shtëpi e rreth 200,000 shqiptarëve etnikë, por ende nuk dihet sesa shqiptarë janë të regjistruar, pra si thirren këtu voters registers - pra votues të regjistruar.

Megjithatë, shoqatat shqiptare thonë, simbas Fationa Mejdini e BIRN, se shifra e vërtetë mund të jetë deri në gjysmë milioni, nëse llogariten dhjetëra mijëra shqiptarët që ikën nga Shqipëria, Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit nga vitet 1940 e mbrapa.

Ajo shkruan se :”Si vendi me numrin më të madh të shoqatave dhe klubeve që nderojnë kulturën dhe traditat shqiptare, Bostoni konsiderohet anija pika e nxehtë e emigrantëve shqiptarë në SHBA. Por komunitete të mëdha mund të gjenden edhe në Nju Jork, Çikago dhe Detroit”.

Ndërsa, shumica e shqiptarëve, në SHBA, natyrishtë, që kan arsye të votojnë sot për Hillary Rodham Clinton, ka edhe prej atyre që janë me bindje republikane, dhe duket se po e votojnë Donald Trump. 

Megjithatë, duhet pranuar dhe kjo është më se e vërtet se pjesa më e madhe e shqiptarëve, të Amerikës, që kan dalë sot në votime dhe janë të regjistruar - si voters registers, janë edhe ata krah komuniteteve, më të mëdha, që votat e tyre, duket se kan shkuar për Hillary Clinton , të paktën kështu janë shprehur ata në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Haxhi Dauti , një këngëtar i njohur nga Struga në SHBA, është kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, dhe ai beson se, shumica e shqiptarëve në SHBA mbështesin fuqishëm Clinton.

Zoti Dauti,  ka bërë një fushatë të madhe si vullnetar, gjatë këtyre javëve në Nju Xhersi dhe Filadelfia, duke nxitur bashkëkombasit e tij të votojnë Hillary Clinton.
Ai thotë se ka parë sot shumë shqiptarë, dhe më shuëm se cdo herë tjetër në historinë e këtyrë votimeve, që kan dalë të votojnë, dhe shtonë se “vetëkuptohet se cdo njeri prej tyre, duhet të ketë votuar për Hillary Clinton”

“Shqiptarët i kanë mbështetur gjithnjë Clintonët dhe kanë arsye të mirë për ta bërë këtë, në se ju kujtohet edhe takimi i Bill Klinton në Bronx me komunitetin shqiptarë ku ai kërkojë votën e shqiptarëve për Hillary Clinton” tha Dauti.

Duke shtuar se mbështetja e shqiptarev dhe dashuria e tyre me familjen Clinton,  lidhet me veprimin e Presidentit Clinton për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga represioni i ashpër i Serbisë nën sundimin e Sllobodan Millosheviç në vitin 1999, kur shqiptarët në Kosovë kërkonin lirinë dhe pavarësinë e tyre. Por, dhe dy vizitat e ish Zonjës së Parë atëhere Hillary Clinton, në Kampin e refugjatëve kosovar të Stankovcit dhe Çegranit në Maqedoni .

Shumë shqiptarë besojnë se Hillary e ka çuar përpara trashëgiminë e mbështetjes së Kosovës gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit në administratën e Barack Obamës.

Për këtë mbështetje, Bill Clinton, në takimin në Bornx tha Dauti, ai ishte i shoqëruar nga kongresmeni i Nju Jorkut Eliot Engel, një mbështetës i çështjeve shqiptare dhe Mark Gjonaj, një politikan shqiptaro-amerikan në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, të cilët erdhën  në Nju Jork në prill për të bërë fushatë te shqiptarët për zgjedhjen e “Hillary për Presidente”.

Në ndërkohë sot në ditën e votimeve një bisedë me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Dibra, zotin Dashi Miftari , ai tha se “ Me të vërtet kësaj rradhe kishte privilegjin duke pasur shtetësinë amerikane, atij i jepet rasti për të marrë pjesë edhe në këto zgjedhje, “SHBA : Zgjedhjet Presidenciale 2016”, veçanërisht në një palë zgjedhje si këto që janë zgjedhjet presidenciale të këtij viti dhe ai e familja e tij ka votuar për Hillary Clintonin”.

Mirëpo, u shpreh zoti Miftari, se ai beson se edhe komuniteti dibranët në Amerikë, duhet të ketë votouar sot në të martën e madhe, i tëri simbas tij për Hillari Clinton, kjo mendon ai si një “borxh” i themi ne shqiptarët ndaj familjes Clinton, për atë cka bën ata me luftën për clirimin e Kosovës, pavarësinë e saj, dhe ndihmën për cështjen shqiptare’’.

Shqiptarët në SHBA, i ruajnë edhe sot kujtimet më të mira nga bombardimi i pozicioneve serbe në Kosovë dhe Serbi në vitin 1999 nga NATO,vizitat e familjes Clinton në Kosovë dhe Tiranë.

Veprimtari i dalluar, ish botuesi dhe themeluesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, zoti Harry Bajraktari, miku i ngushtë i kongresmenti Elito Engel, ka votuar por nuk tregon se për kë.

Ai ka lënë një mesazh në satusin e tij në Facebook ku shkruan se :” Kjo është një ditë e madhe sot në Amerikë. Aq shumë është thënë dhe aq shumë është e pritur. Një ditë kjo që i takon vetëm , popullit të Shteteve të Bashkuara. Kjo është një privilegj dhe detyrë qytetare që të kenë mundësinë për të votuar dhe aq shumë, për ata ka qenë sakrifikuar për një ditë si sot. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të votojnë. Jepjani votën më të mirit - shpresës dhe të ardhems suaj !” shkruan Harry Bajraktari

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat