Vera e Stone Castle nga Kosova fillon eksportet për SHBA

Amerika

Vera e Stone Castle nga Kosova fillon eksportet për SHBA

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 30 shtator 2016 Në ora: 16:54
Objekti

NEW YORK : Ndërrmarja më e madhe në Ballkan për prodhimin e verërave - Stone Castle nga Rahoveci, Kosovë, në 10 vjetorin e saj ka njoftuar për dy lajme të mira për publikun, afarizmin e ndërrmarjes dhe ekonominë.

Sipas saj e para është se vera Stone Castle, tash ka fituar standartin e lart të akreditimit në tregun e Shteteve të Bashkuara, duke u çertifikuar simbas çmimit AQSCERT, EN-ISO 22005 - 2015. Standart, që ka të bejë me cilësinë e manaxhimit , standart që përmbush kualitetet në të cilat operon kjo ndërrmarje. 
E dyta, është se Vererat Stone Castle  do të nisin eksportet nga Kosova në SHBA të cilat manaxhmenti i saj dëshiron ti bëjë javore.

Manaxheri i kësja kompanie E. Cana, i tha kanalit televizivë Tribuna Chanel, se është nisur katonieri i parë, dhe së shpejti po përgatitet i dyti, dhe kështu ne tha ai do të vazhdojmë në kontiunitet duke dërguar verën Stone Castle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe ne faqen e internetit të kësaj ndërrmarje të verës kosovare, thuhet se :” Verërat Stone Castle ka mbërritur në SHBA! ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë informacion”

Mbasi thonë ata për publikun e gjerë që do të donte të bëhen porosi në internet, ju lutem vizitoni https://lacantinawines.com/. 

Stone Castle Vineyard dhe Veraria në Rahovec, është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan. 

Sipas burimeve arkeologjike dhe historike, prodhimi i verës në Rahovec Kosovë është kultivuar që nga kohët e lashta ilire, e cila daton në më shumë se 2000 vjet më parë. 

Stone Castle, është i pozicionuar në një lartësi prej 350-500 metra mbi nivelin e detit dhe ka një klimë të favorshme agro-klimatike mesatarisht të 270 ditëve të diellit, e cila lejon  këto vera të jenë të kualitetit të lartë dhe të ketë një shije të veçantë. 

Përkundër rrethanave të cilat kanë dominuar gadishullin ballkanik dhe në dritën e kulturave të ndryshme pushtuese që kanë përmbytur rajonin, ekzistenca e vazhdueshme e kultivimit të rrushit dhe prodhimi i verës në kodrat e Rahovecit paraqet një mrekulli të llojit të vet. 

Që nga privatizimi i saj në vitin 2006, shumë investime të reja janë bërë dhe janë vazhdimisht janë duke u bërë, i cili përfshin rigjallërimin e vreshtave ekzistuese, ngritjen e vreshtave të reja, si dhe zëvendësimin e teknologjisë së prodhimit të verës.

Ndërmarrja "Stone Castle", ish NBI Rahoveci në Rahovec, është themeluar në vitin 1953, së bashku me evoluimin e industrisë se rrushit dhe të verës në ketë regjion, e cila ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore. 

Pasi që kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës në rrethinën e Rahovecit dhe të Kosovës në përgjithësi daton që nga kohët e lashta ilirike e deri më sot, lashtësia e traditës në ketë lëmi, në këto regjione, vërtetohet me shumë dëshmi arkeologjike .

Kushtet klimatike, cilësia e tokës, pozita gjeografike me lartësi mbidetare 350-500m,

tradita dhe pasioni i banorëve në këtë regjion për kultivimin e hardhisë së rrushit dhe verës, kanë ndikuar që të prodhohet verë me shije të veçantë dhe cilësi të lartë.

Pra, në vitin 1953 themelohet NBI "Rahoveci"si ndërmarrje e parë shoqërore, ndërsa në vitin 1955 ngritet veraria e parë në Rahovec. Kjo ndërmarrje, ka treguar suksese afariste dhe prodhuese, duke shtuar sipërfaqe me vreshta dhe duke rritur kapacitetet teknologjike të prodhimit. Kjo traditë është vazhduar dhe përsosur, sidomos pas privatizimit.

 Kjo ndërmarrje ishte e njohur në tregun Evropian që nga viti 1963, ku filloi eksportin e verës së njohur Amselfelder në Gjermani, ku edhe sot, kjo verë vazhdon të eksportohet me sukses.

Kjo ndërmarrje është privatizuar në vitin 2006 nga ish NBI "Rahoveci". Pas privatizimit emërtohet si StoneCastle.

I gjithë ky investim dhe kjo punë ka dhënë frytet e veta, ku shitja është në rritje dita ditës.

Stone Castle, ka primatin në tregun kosovar, ka filluar të zgjerohet me përfaqësi në Tiranë dhe është prezent në tregun Global ku shtrihet në tri kontinente. Në Evropë me shitje ne: Gjermani, Zvicër, Itali, Angli, Çeki, Kroaci, Slloveni etj, pastaj në kontinentin Afrikan, me prezencën e vet në Nigeri dhe në Kontinentin Amerikan, me prezencën e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat