Revista Life, ka zgjedhur për këtë vitë, për të nderuar “Ambasadore Viti” Vlora Çitakun e Kosovës

Amerika

Revista Life, ka zgjedhur për këtë vitë, për të nderuar “Ambasadore Viti” Vlora Çitakun e Kosovës

Nga: Beqir SINA Më: 30 shtator 2016 Në ora: 13:02
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare.

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pushtuar ballinën e revistës së njohur amerikane “Washington Life”.

Pas përzgjedhjes së saj në mesin e ambasadoreve më të suksesshme, që e bashkoi atë me Ambasadoret femra në kryeqytetin e SHBA ,disa muaj më parë Vlora Çitaku -

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington D.C. ka zënë edhe kopertinën e revistës prestigjoze Washington Life - Jeta në Uashington .

Revista Washington Life, e cila është revistë elitare -  revista luksoze  në kryeqytetin e SHBA, dhe në DC - Distriktin Columbia, e botuar që nga viti 1991, duke qenë revista më jetë gjatë në lidhje Washingtonian, thonë se ajo ka njohuri të jashtëzakonshme në komunitetin e saj.

Në numërin  më të ri - mbi foton e saj të koopertinës, (faqes së parë ) plot sharm kësaj rradhe do të shfaqet titulli “Në radhë fytyra e Ambasadores - Vlora Çitaku nga refugjate në Ambasadore  ”, që në brendësi të artikullit i referohet jetës dhe rolit të gruas diplomate nga Kosova - dhe ngjitjes së karjerës, së saj.

Kështu që revista e kryeqytetit amerikan Washington Life, thotë se paska zgjedhur për këtë vitë, duke e nderuar atë, edhe me çmimin e “ Ambassadores vjetore” , Vlora Çitakun, dhe me këtë rast zgjodhi atë që të shfaqë në faqen e parë, edhe Kosovën.

Ajo vetë këtë e ka bërë të ditur, duke postuar sot  përmes faqes së saj në Facebook, ku ka shkuar: “Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të  më përzgjedh mua ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike, që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare.

Mbasi, edhe mjeshtri i fotografisë në SHBA - fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, ka qenë ai që ka “zbuluar”  i pari bukurinë e Vlora Çitakut, para disa muajve, kur Studio Berisha nga Nju Jorku, publikojë një set me foto të Vlora Çitakut, ku ajo duket si një modele tërheqëse.

Prej nga 1 gushti i vitit të kaluar, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, ish- Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, Ambasadorja Vlora Çitaku - kishte marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detyrë të cilën ajo vazhdon ta kryej.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat