SHBA: Në këtë vend të bekuar dhe të mrekullueshem - çdo gjë është e mundur!

Amerika

SHBA: Në këtë vend të bekuar dhe të mrekullueshem - çdo gjë është e mundur!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 29 shtator 2016 Në ora: 16:18
Ibadete Thaqi

NEW YORK (WABC) - Një nga Televizionet me më shumë shikues në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe në rrjetin ndërkombëtar - network - (WABC )- 7
ABC NEWS , rikujtojë nje kronikë televiizive të trasmetuar për herë të parë prej tij, me protagoniste një vajzë nga Kosova që 17 vjet më parë kishte humbur të dyja këmbët - teksa kishte shkelur në një minë.

Kanali 7 - TV ABC, u kujtojë edhe një amerikanëve dhe shikuesve të shumtë të saj nga mbarë bota, se :’17 vjet pasi një fëmijë, humbi të dy këmbët e saj në një shpërthim mine në Kosovë, ajo është duke përmbushur, tani një nga ëndrrat e saj në Manhattan - New York, krah për krah me shokët e shoqet e saj - duke punuar me mjekët të cilët i kanë dhënë asj një shans të dytë në jetë”.

Ajo është Ibadete Thaqi - e cila kur ishte 13 vjeç ra në një minë tokësore, e cila shpërtheu dhe i mori asaj të dyja këmbët, nisi hitrorinë e dhimbshme të kësaj vajze shqiptare nga Kosova televizioni amerikan.

"Mbaj mend sot çdo detaj, aq të frikshme të asaj që më ka gjetur mua", ka thënë Thaqi.

Të cilën Kanali 7 - TV ABC, kanali më i shikuar në SHBA, dhe në rrjetin ndërkombëtar, pas CNN, e quan atë tani : “Dëshmitaren okulare, e cila tregon live përmasat e pabesueshme të masakrës dhe krimit makabër, të kryer prej makinës ushtarake serbe në Kosovë, dhe kryekasapit të Ballkanit, Millosheviqit”.

Gazetarja amerikane, e cila kishte përgatitur kronikën - News Reporter Michelle Charlesworth, pyeti mbrëmë, Ibadete Thaqin, se: ” Nëse, keni pasur një shans për të thënë diçka rreth jetës suaj, çfarë do të thonit?”

“Atë se njeriu kurrë nuk duhet të humbi shpresën, duhet të dijë se një ditë ajo do të bëhet diçka për veten e saj dhe të jetë më në fund e lumtur, pavarësisht se ku e hedhin dallgët e jetës", ka thënë Thaqi.

Kanali 7 - TV ABC, u kujtojë shikuesve të saj se në vitin 2000, në emisionin e lajmve të darkës, "Nightline" spikeri i këtij televizioni Dave Marash, kishte profilizuar mbrritjen e Ibadete Thaqit në New York dhe shtrimin e saj në spital.

Ai tha se pasi amerikanët mësuan rreth saj, dhe atë e çuan në spitalin e Kirurgjisë Speciale për të marrë proteza falas, sensabilizimi ishte i madh tek qytetarët njujorkez.
Dave Marash, tha se ajo nuk fliste anglisht, por do të bëhej më pas ajo që do të fliste të rrjedhshëm, dhe të mësojë të eci, me proteza, dhe mbasi shkojë në Kosovë, do të kthehej në Shtetet e Bashkuara për të vijuar shkollëne mesme dhe më pas kolegjin,  për të marrë një punë në një spital këtu në New York!

Pra kjo është jeta e kësaj vajze nga Kosova në New York

"Unë nuk mund të besoj atë, se si kan kaluar këto pjesë të jetës time" tha Thaqi.

Çdo ditë, tani 27 - vjeçarja nga Kosova Ibadete Thaqi, e përjeton jëtën e saj ne histori, kur erdhi në Manhattan, për t’u kurura, të eci dhe deri për të punuar po në atë spital, në të njëjtat salla ku si një adoleshente - paciente, ajo ka mësuar të ecë përsëri.

Ajo tani ka punuar aty si koordinatore  për tre vjet. Ajo nuk mund të besoj sot se gjëja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në jetën e saj duke humbur të dyja këmbët, sa “të hapësh e të mbyllësh sytë” sot të jetë një jetë e tërë, një jetë e re dhe e bukur.

"Kjo është një mrekulli. Personaliteti, guximi dhe vendosmëria e saj," tha David Helfet, M.D., nga Spitali Kirurgjik Ortopedik dhe Trauma , Spitali për Kirurgjinë Speciale.

"Ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm në këtë botë, sa që ju kurr nuk mundet ta besoni", ka thënë Thaqi duke shtuar se :” në këtë vend të bekuar dhe të mrekullueshem - çdo gjë është e mundur”.

Gazeta Bota sot, nga New York, ishte e para dhe e vetmjae shtypit shqiptarë e cila e përcolli këtë ngjarje, qysh nga dita e parë :

Ka qenë gazeta konservative njujorkeze "New York Post", e cila me rastin e 200 vjetorit, të daljes së numërit të parë të saj,(20 Dhjetor 2000) ndau për atë vitë, 10 çmimet e nderit "Liberty Medal" - "Medalja e Lirisë". 

Nga, këto 10 çmime, njëri i takojë, siç bëri të ditur kjo gazetë edhe biznesmenit të dalluar njujorkez, Wallace Jordan, për kategorin "Ambasador i Humanizimit". 

Çmim, ky, që i ndahet, njujorkezit më të dalluar në shkallë botërore, për vepra dhe gjeste të larta humanizmi, në këtë shtetet federal. Garë në të cilën për fitimin e çmimit, ishin Wallace Jordan, Daniel Bukantz, ish kampioni i Botës, në garat e kuajve me pengesa, dhe Beth Landau, e cila grumbulloi, ndihma për 18 zjarrëfikës, pas ngjarjve të 11 shtatorit 2001.

Por më pas është interesant fakti, se Wallace Jordan, hyri në historin njujorkeze, të këtij shteti federal, me 18 miljon banorë, jo me parat e tija të mëdha (si multi miljoner), por me një gjest tepër human. 

Gjest, ky që natyrisht kërkojë edhe një shpërblim nderi, ne shtypin amerikan,  i cili sot ka lënë gjurmë të pashlyera edhe në SHBA. 

Ishte, pikërishtë historia e kësaj vajze kosovare, e cila simbolizon tek të gjithë njerëzit , sot atë shpirtin e tejet human amerikan, dhëmbjen e madhe të shkaktuar në vitin 1999 në Kosovë, nga rregjimi më kriminal, e diktatorial në Botë, rregjimi i Beogradit.

Dhe, ajo, është Ibadete Thaqi, e cila kur ja nise lufta ishte 10 vjeçe, kur ra në minat e krimit serbë - asaj makinerisë ushtarake serbe, që i kishte vendosur ato në tokën e Kosovës, me qëllim për t’a zhdukur, popullin shqiptarë, edhe nga trojet e shtëpitë e tyre, shekullore. 

Pra, kjo fëmijë, që në fëmijërinë e saj, po luante me ëndrrat e jetes së fëmijëve shqiptarë, 10 vjeçare atëhere, veçse, se ishte shqiptare, do të ishte viktima e radhës së atij rregjimi, kriminal dhe gjakatar, që mori jetën e 15 mijë, shqiptarëve, largojë me forcë mbi 1 milion shqiptarë, zhduku më shumë se 4 mijë, duke mos kursyer as fëmijët dhe të moshuarit shqiptarë në Kosovë. 

Rregjim i egër, i cili, edhe sot ka lënë pasojat e traumat e tija, në shpirtin e zëmrat e vrara, të nënave, motrave, fëmijëve, të moshuarve, baballarëve, e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, dhe popullit shqiptarë. 

Ishte, piëkrisht koha e gjatë e sundimit gjakatar sërb në Kosovë, që më pas preku dhe tronditi thellë zëmrat e mëndjet e mbarë botës, dhe pikërishtë SHBA, dhe popullit amerikan. 

Magnituda, e këtij krimi çnjerëzor, që më pas tronditi botën, u shfaq trishtueshm anëkënd globit. Si një dëshmi, e asaj lufte, pjesë e së cilës ishte edhe kjo ngjarje, e transmetuar në kanalin televizivë "abc" emisionin "Nightline" natën e 22 qershorit 1999. 

Pra, ishte ajo dëshmia, e një vogëlusheje kosovare, që preku jashtëzakonisht të gjithë njujorkezët, dhe pasanikun e madh amerikan, Wallace Jordan.

Ngjarja, dhe kronika televizive e 22 qershorit 1999, tregonte episode mbi jetën një një vogëlusheje kosovare - Ibadete Thaqi, e cila, do të të bëhej histori më pas, në SHBA-s. 

Vogëlushja, atëhere 11 vjeçare, s'bashku me familjen, sapo ishin kthyer në shtëpi, mbas një qëndrimi disa mujor, në malet e Kosovës. E teksa, po kryente punët e shtëpisë, ajo me një kovë në dorë, ra papritur viktimë e një mine, të vendosur në oborrin, e shtëpisë së saj. 

Shpërthimi i minës, e gjymëtoj 11 vjeçaren, duke i këputur në mes të dyja këmbët. Duke e lënë kështu, ulok, në mes tështëpisë, në mëshirën e perëndisë, dhe të ndonjë njeriu, si ky që do të shpëntonte jetën e kësaj vajze, shqiptare.
 
Shpëtimtari, human, u bë një qytetar amerikan, biznesmen i dalluar në qytetin e Nju Jor(ut), në shitëblerjen e shtëpive, i quajtur Wallace Jordan. 

I cili, është një banorë i Manhattan(it) Nju Jorkut, do të bëhej ai, i cili, duke i kombinuar ndihmat me organizatat qeveritare, shoqatat komunitare, dhe spitalet e Nju Jork(ut), t'a ngrinti përsëri në këmbët e saja vogëlushen kosovare, me një mrekulli të teknollogjisë amerikane në mjekësi, e cila quhet "New Pair of Prosthetic Legs". 

Jordan, i prekur në shpirt nga këto sekuenca televizve, të emisionit "Nightline", u bë udhëheqës atëherë (22 qershor 1999), i një fondacioni për mbledhjen e ndihmave, që do të siguronin të gjitha shërbimet e duhura mjeksore në SHBA, operacionin dhe shërbimin spitalor. 

Ajo, që bëri Wallace Jordan, është konsideruar sot, si një mrekulli e shekullit, në vendin e mrekullive - Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Shqiptarja e Kosovës, Ibadete Thaqi, ka çuditur të gjithë botën e mjekësis, ajo ecën, vrapon duke marrë pjesë në Maratonë, luan, madje edhe vallëzon me "këmbët" e Amerikës, dhe u shërben pacientëve të cilët kan kaluar të njëjtën fakeqësi si ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat