Martin Shkreli hap ankandin: Më jepni një shpullë fytyrës për bamirësi

Amerika

Martin Shkreli hap ankandin: Më jepni një shpullë fytyrës për bamirësi

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:07
Martin Shkreli

Ai njihet me nofkën “njeri më i urryer në Amerikë”. Duke shfrytëzuar pikërisht këtë antipati që ka në opinionin amerikan për të, Martin Shkreli do të bëjë një vepër të mirë.

33-vjeçari shqiptar që drejtonte një kompani të madhe farmaceutike u bë personazhi kryesor i mediave një vit më parë, kur krejt papritur e rriti 5 mijë fish çmimin e një ilaçi të domosdoshëm për të sëmurët me kancer. Ai u dorëhoq nga drejtimi i “Turing Pharmaceuticals” në dhjetor të vitit të kaluar, pasi u arrestua për mashtrim, akuza që kishin të bënin me kompani të tjera që ai i kishte drejtuar më parë.

Shkreli ka hapur një ankand krejt të pazakontë. Ai do t’i japë shansin t’i qëllojë në fytyrë personit që paguan shumën më të madhe, e cila do të shkojë për familjen e Majk Kulish, ish-konsulenti i tij i marrëdhënieve me publikun, i cili vdiq të shtunën e kaluar nga kanceri në moshën 29-vjeçare.

Kulish ka një fëmijë të vogël, i cili po kurohet për leucemi.

“Kam hapur ankandin për ata që duan të më japin një shpullë. Përfitimet do të shkojnë për shokun tim Majk, që ndërroi jetë duke lënë pas një fëmijë që i ka mbijetuar kancerit”, njoftoi Shkreli në “Tuiter”.

Në njoftimin e tri ditëve më parë, Shkreli shkruante se ofertat më të mëdha ishin 78 mijë dhe 25 mijë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat