Përgatitjet për festimin e Shejtërimit të Nënës Tereze në Nju Jork, janë drejt përfundimit

Amerika

Përgatitjet për festimin e Shejtërimit të Nënës Tereze në Nju Jork, janë drejt përfundimit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:03
Pamje nga përgatitjet

Asamblesiti Mark Gjonaj : “Aktiviteti për festimin e Shejtërimit të Nënës Tereze në Nju Jork, i  bashkon njerëzit nga fe të ndryshme në emër të dashurisë dhe përkushtimit të saj”
BRONX NYC : Është, duke përfunduar në Nju Jork, programi për pritjen e ngjarjes më të madhe, në historinë e popullit shqiptarë, atë së Shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan. 

Nga takimi i djeshëm, i mbajtur në zyrën e Asamblestit Mark Gjonaj, televizioni lokal TV Bronx 12, paraqiti një kronikë nga zhvillimi i takimit të komisionit përgatitor, që po merret më shënim e kësaj ngjarje, e cila thuhet se ka gjetur mbështetjen e pakursyer të të gjithë komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.

“Dje, pasdreke, më 26 gusht në Bronx, New York, tha TV Bronx 12, në zyrën e Mark Gjonaj, u mbajt edhe një takim i disa kryetarve të komisioneve të cilat thanë se po punojë pa ndërprer për organizimin madhështor të Festimit të Shenjtërimit të Nënës Tereze, që pritet të mbahet në zonën turistike të qytetit, Battery Park në Manhattan me datën 4 Shtator 2016 në ditën e Shenjtërimit të Nënës Tereze në Vatikan,” tha  televizioni i Bronxit TV Bronx 12. 

Njëkohësisht, ngjarjen në Vatikan, do ta ndjekin drejtëpërsëdrejti nga sheshi i “Shën Pjetrit”, edhe shtegtarët e nisur nga komuniteti shqiptar i New York-ut me rrethe, Detroiti, Çikago dhe Toronto - Kanada, si dhe grupi shqiptarëve i kryesuar nga Presidenti i LQSHA, Joseph DioGuardi, e të tjerë, të cilët këtë javë nisen për në Vatikan, për të marrë pjesë në veprimtarit, që do të mbahen me këtë rast.

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një vemendje të veçantë kësaj veprimtarie, duke i paraprirë me disa emisione dhe intervista të posaqme, kushtuar figurës së Shejtereshës shqiptare, Nëna Tereze.

Ajo e nisi programin e saj javën e kaluar me Famulltarin e Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, i cili përgatitet të shkojë në Vatikan në krye të një delegacioni shqiptarësh për të marrë pjesë në shënjtërimin e Nënë Terezës dhe në ceremoni të tjera, me gazetarin Ilir Ikonomi, i cili ishte në Hartsdale ku ndodhet kisha shqiptare, dhe bisedoi me Dom Pjetër Popajn.

Ndërkohë, me rastin e shënjtërimit të Nënë Terezës, Zëri i Amerikës, nga Washingtoni, vazhdoi të zhvilloi intervista me komunitetin shqiptar të Nju Jorkut. 
Ishte, pikërisht, të premten zoti Mark Gjonaj, anëtar i legjislaturës shtetërore të Nju Jorkut, i cili është një ndër nismëtarët e një aktiviteti që do të zhvillohet në Manhatan më 4 shtator, ku pjesëtarë të komunitetit do të ndjekin shenjtërimin e Nënë Terezës dhe do të festojnë kujtimin e saj me një statujë që do të zbulohet në Manhattan. 

Zoti Gjonaj bisedoi me gazetaren Ardita Dunellari mbi figurën e Nënë Terezës, shembullin që ka lënë ajo si humaniste, si një kujtim të dashur të fëmijërisë së tij, nga vizita e Nënë Terezës në Nju Jork:

Shenjtërimi i Nënë Terezës, është një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork, citohet të ketë thëne anëtari i Legjislaturës Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, duke shtuar  se aktiviteti në Manhatan është organizuar me qëllimin që të festohet vepra e humanistes së madhe në ditën e shenjtërimit të saj.
Dhe, sqaron ai nëpërmjet “Ditarit” ekranit të Televizionit Zëri i Amerikës, : “E fillojmë me transmetimin e drejtpërdrejtë të meshës nga Roma, në ora 4 të mëngjesit në Nju Jork. Presim të mblidhen qindra vetë për këtë meshë, që ta ndajmë dhe ta festojmë këtë moment me të tjerët dhe të marrim pjesë në këtë zhvillim historik. Do të kemi edhe meshën tonë nën drejtimin e Peshkopit Walsh në mesditë. Dhe më pas do të kemi një ditë të mbushur me aktivitete gazmore: kërcime, këngë, folklor”.
Aktiviteti bashkon njerëz nga fe të ndryshme në emër të dashurisë dhe përkushtimit që zoti Gjonaj thotë se dëshmoi Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj. Pjesëmarrës në aktivitet do të jenë pjesëtarë të komunitetit nga të gjitha besimet. Komuniteti shqiptar, thotë politikani nga Nju Jorku, po ofron një shembull se si mund të bashkohemi të gjithë, në emër të veprës së Nënë Terezës”.

“Ne kemi qenë shumë me fat që kemi një Nënë Terezë me prejardhje shqiptare… Ky është momenti që komuniteti shqiptar të tregojë se çfarë arriti të bënte një individ, me mjete modeste. Është shembull i një jete me synime të larta, i një jete që sjell ndryshime”.

Shqiptarët, thotë zoti Gjonaj, nuk mblidhen për ta përvetësuar Nënë Terezën, por për të ndarë me botën veprën e saj në shërbim të më të përvuajturve, që ka frymëzuar njerëz nga përkatësi të tjera etnike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat