A jeni edhe ju gati për protestë në New York!

Amerika

A jeni edhe ju gati për protestë në New York!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 25 gusht 2016 Në ora: 21:04
Ilustrim

NEW YORK : Tashmë, që një grup i grave të Kosovës, kanë bër thirrje që të shtunën, më 3 shtator, në Prishtinë të protestohet kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për kandidatë për Sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duhet që edhe shqiptarët Amerikës të organizojnë një protestë të fuqishme në New York, më 23 Shtator, ditën kur hapet edhe Samiti 70-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky është rasti më i mirë për shqiptarët e Amerikës, të tregojnë se do t'a kundërshtojnë dhe nuk do t'a pranojnë kurrë, kandidaturën e ish ministrit të  jashtëm Vuk Jeremiqit, ish mbrojtësin e flakët të Millosheviqit, për të qenë një ndër kanidatuart për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 

Çdo njeri që do të bashkohet kërkesës sonë për proteste, e cila do të ketë vetëm një emër ashti si organizator dhe drejtues i kësaj proteste,  është e Komunitetit Shqiptarë në SHBA, dhe mundet të njoftohet nëpërmjet kesaj faqe në rrjetin social Facebook : (https://www.facebook.com/beqir.sina) .

Shqiptarë të Amerikës! ju bejë thirrje të mos humbasim më kohë, por të mendojmë e punojmë së bashku për një protestë, ashtu si diaspora shqiptare, ka protestuar gjithmonë para sheshit te njohur Dag Hammarskjold Plaza  përball Selisë së OKB-së,  në New York.

Andaj shkruani për konformimin tuaj të sigurojmë, flamujtë dhe parraullat si dhe foninë dhe tribunën që do të ngrejmë me këtë rast, përfshirë edhe lejen e policisë për sheshin, ngaqë gjatë muajit shtator në të njëjtin vend ka shumë protesta nga vende të ndryshme.

Ndërsa, kjo është thirrja për protestë në Kosovë më 3 Shtator 2016

“Të nderuara media, 

Ju ftojmë të në përcillni në protestën e 03.09.2016 (ditë e shtunë) nga ora 12:00 që do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë.

Organizatorët e protestës janë Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina, kurse në mbështetje kanë dalë shoqëria civile, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, Grupi i Grave Asambleiste (GGA) me kryetare Mimoza Shala, Aleanca e Gruas së Kosovës me kryetare Magbule Shkodra, si dhe shoqata “Thirrjet e Nënave”, me kryetare Nesrete Kuamnova.
Thirrje për protestë :

Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar.

Nëse ky person do të marrë votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB.

Ne e kemi obligim të ngremë zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar!

Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive, të shtunën, më datën 03 shtator 2016, në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat