Shqipëtarët e Amerikës, përkujtojnë për çdo vjet Nënë Terezën

Amerika

Shqipëtarët e Amerikës, përkujtojnë për çdo vjet Nënë Terezën

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 21 gusht 2016 Në ora: 15:57
Pamje nga përkujtimi i Nënë Terezës

Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", më 7 shtator 2008, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e kishte caktuar për të lumturën Nënë Tereze

HARTSDALE NEW YORK: Festa zyrtare e Nënës Tereze, e cila  është më 5 - shtator, është dita e vdekjes, që paraqet ditën e lindjes për në amshim të Nënë Terezes, dhe përkujtohet si dita Nënë Terezas.

 Në përvjetorin e 10-të të vdekjes së Nënë Terezës, ka qenë famullia e Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, e cila ka organizuar një aktivitet nderimi në Qendrën Kulturore që mbanë emrin e saj pranë kësaj famullie.
 
Ka qënë famulltari Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj, i cili ka përcjellë mesazhin me rastin e kësaj date për të gjithe besimtarët e krishtere në  Amerikë.
 
Më pas, besimtarët e krishterë kanë vendosur kurora me lule pranë shtatores së Nënë Terezës, në hyrje të kishës ndërsa kanë kryer edhe lutjet e kan falur një meshë.
 
"Në 5 shtator, 1997, Nënë Tereza, mbylli sytë përgjithmonë në Indinë e largët, ndërkohë qenia e saj e shenjtë sikur nuk pranonte të shplodhej, se edhe pas vdekjes ajo ndjehet dhe vepron si e gjallë, duke i dhënë porosira botës, të vlefshme, nga ato që i duhen çdo ditë dhe përjetësisë së njerëzimit" pati thënë në këtë veprimtari meshtari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Dom Pjetër Popaj,. 

 Megjithatë, ka qenë 5 - vjetori i Meshës solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, e cila është mbajtur më (Lumturimi i Nënës Tereze është bër me 19 tetor 2003, në ora 10) në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe që e udhëheqi vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë, është shpallur si ditë feste, e cila sipas vendimit të Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-së, u kremtua të dielën me 7 shtator edhe në Nju Jork.

Andaj, Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", ditën e dielë, më 7 shtator, 2008, ka kremtuar meshën, që Papa Gjon Pali II, e ka caktuar për të lumturën Nënë Tereze, kurse në mbrëmje, Kisha Kotolike "Zoja e Shkodrës", ka shtrua darkë solemne në nder të saj, në lokalin Maestro's Restaurant, në Bronx. 

Meshën e ka udhëhequr i përndershmi Dom Nosh Gjolaj, famullitar i Kishës "Zemra e Krishtit" në Podgoricë, përndryshe ish-famullitar shumvjeçarë i Prishtinës.

Mbrëmjen e ka hapur kryetari i Këshillit të Kishës, z. Mark Shkreli, i cili shkurtimisht u ka dëshirua mireseardhjen të pranishmve dhe ka paraqitur udhëheqsin e Darkës, anëtarin e Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj. 

Zoti Çotaj,, mbas fjalës përshëndetëse, ftoi të përndershmin Dom Nosh Gjolaj për të bërë bekimin e Darkës, mandej zotërin Lekë Përlleshi, i cili me fjalë të zgjedhura ka bërë përshkrimin e shkurtër të jetës së Nenës Tereze, bamirëses shqiptare me famë botërore, fituese së çmimit Nobel për Paqe. 

Famullitari i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës", i përndershmi  Pjetër Popaj, ka falenderuar të pranishmit, si dhe mikun e shternjtë nga vendlindja, Dom Nosh Gjolaj.
Argëtimi është udhëhequr nga këngëtari i mirënjohur, z. Gëzim Nika, kurse pjesa folklorike, me këngë e valle të zgjedhura është bërë nga grupi "Rozafati", i Kishës Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" me korefografinë e koreografes së njohur z. Angjelina Nika. 
Befasi e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur shqiptare, znj. Eli Fara.

Mesha solemne të Lumnimit të Nënës Tereze, është mbajtur më me 19 tetor 2003, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, dhe e ka udhëheqë vetë Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali i II, kur ishte gjalllë. 

Ndërsa, të pranishëm kanë qënë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu,dr Sali Berisha - ish-kryeministri i Shqipërisë, ish presidenti i Kosovës, i ndjeri Ibrahim Rugova, bashkë me ish kryeministrin Bajram Rexhepi, dhe me ish kryeparlamentarin Nexhat Daci, pastaj mbretëresha e Belgjikës, Fabiola, Mbretëresha e Spanjës, Sofia si dhe mbi 200 presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, mbretër dhe mbretëresha princa dhe princesha nga e gjithë bota. 

Nuk kishin si të mungonin si gjithmonë pas Nëna Terezes,dhe një numër i konsiderueshem  besimtarësh shqiptarë nga SHBA-së, të cilët ishin të pranishëm, ato ditë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Ishte pikerisht një grup prej 135 veta nga famullia Zoja e Shkodrës, Nju Jork, si dhe një grup i madh nga famullite shqiptare të Detroit-it, Shën Palit dhe Zoja Pajtore me famullitarët Dom Anton Kçira dhe Dom Nue Gjergji.

Kremtimet për Nënë Terezen, në SHBA-së nga komuniteti katolik shqiptarë kishte filluar dy javë më parë më 26 gusht. Dita kur lindi Gonxhe Bojaxhiu, e Lumja Nënë Tereze, e cila me 26 gusht 2008, bënte 98 vjet. 

Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht, e u pagëzua më 27 gusht të vitit 1910, ndërsa u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor më 5 shtator të vitit 1997. Tërë jetën ia kushtoi të menjanuarve e të varfërve të Kalkutës e të botës mbarë, duke fituar dashurinë e më të varfëve ndër varfër, nderimin e të pushtetshmëve e admirimin e mbështetjen e Papëve.

Nga kjo datë ka pasur dhe do të ketë në komunitet një sërë aktivitetesh, gjatë të cilave do të përkujtohet misionarja e madhe Nënë Tereza, dhe do të vlerësohet puna e saj. Mesha, koncerte - homazh zhvillohen nga Shqiptarët, kudo në shtetet ku më së shumti jetojnë shqiptarët. 

Kisha Katolike Shqiptare në New York, "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - New York, ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit - Miçigan ditët në vazhdim kanë planifikuar aktivitete dhe veprimtari kushtuar Nënë Terezes, për çdo vjet dhe datë përkujtimore.

Shqiptarët e Amerikës Ditën e Shjetërimit të Nënë Terezes, 4 Shtator 2016, e ka vënë sërish në qendër të vëmendjes procesin e shenjtërimit të saj. 

Dy grupe të mëdha me pelegrinë nga SHBA, me shqiptarë  nga Deteroiti, Cikago, Toronto, Nju Jorku, dhe rethinat e tij, nisen më 1 shtator, për në Selinë e Shejtë në Vatikan, që të marrin pjesë në ceromoninë e kanonizimit të Nëna Terezes.

Ndërkohë, në Nju Jork, po vazhdojnë përgatitjet për festimin e Shejterimit të Nëna Terezes 

Grupet e ngritura me rastin e ngritjes së Shtatores së Nëna Terezes në 3 qytetet e New Yorkut, Brooklyn, Manhattan, në Ossenig, New York,  po punojnë pa ndërpre për organizimin madhështor të Festimit të Shenjtërimit të Nënës Tereze që do bëhet në Battery Park në Manhattan, Bay Ridge Brooklyn, Ossening - Westchester,  me datën 4 Shtator 2016 në ditën e Shenjtërimit të Nënës Tereze në Vatikan.

 Njëkohësisht me ngjarjen ne Vatikan, komuniteti shqiptar i New York-ut me rrethe, ai i Detroitit, Çikagos, dhe Torontos, si dhe me përkrahjen e te gjitha institucioneve fetare të komunitetit, si kisha katolike shqiptare, dhe qendrat fetare shqiptare te besimit mysliman dhe atij ortodoks, dhe te gjitha shoqatat e komunitetit, po bëjnë përgatitjet e fundit që ky manifestim të jetë sa ma i madh dhe më madheshtor. 

Mesazhi për të vazhduar këtë proces, i cili do të përfundojë me kanonizimin e saj më 4 Shtator, është nisur nga Papa Gjon Pali II, deri sa ka mbërritur nga (arqipeshkvi) arkbishopi i Kalkutës, Lucas Sirkar. 

Pikërisht, në ceremoninë 98'të, vjetorit të ditëlindjes së Nënë Trezes, me 26 gusht, të zhvilluar në qytetin indian, ku ai ka kërkuar përshpejtimin e procesit të kanonizimit. "Ne presim, që së shpejti ajo të deklarohet shënjtore, pati thënë ai sepse ajo jetoi si e tillë dhe jeton si një shenjtore tek Zoti", u shpreh duke vijuar  se  "Shënjtët nuk janë vetëm për vetvete. Shenjtët janë për të tjerët, për kishën dhe për të gjithë njerëzimin". 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat