Suzanna Shkreli, e ngre mbi 100.000 dollarë, qysh në javën e parë të fushatës, fondmbledhëse për në Kongres

Amerika

Suzanna Shkreli, e ngre mbi 100.000 dollarë, qysh në javën e parë të fushatës, fondmbledhëse për në Kongres

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:14
Suzana Shkreli dhe Mike Bishop.

Ajo është emëruar si kandidatja e preferuar nga Partia Demokrate për Distriktin e 8 Kongresional ku do të sfidojë kongresistin në fuqi, Republikanin Mike Bishop.

Demokratët shpresojnë se caktimi i shqiptaro-amerikanes do t’i japë fund gjendjes së konfuzionit të krijuar pasi kandidatja e tyre e parë, aktorja Melissa Gilbert, e njohur nga seriali televiziv “Little House on the Prairie” (Shtëpia e Vogël në Lëndinë) u tërhoq nga gara. 
 

CLARKSTON, MI - Suzana Shkreli, e cila tashmë zyrtarisht është kandidate e partisë Demokrate, dhe besohet se do të ketë shansin që të hyjë në histori si shqiptaro-amerikanja e parë në Kongresin Amerikan, ka nisur fushatën e ngritjes së fondeve - foundrising. 

Sot, fushata elektorale( www.SuzannaForCongress.com) e kanditates demokrate Suzanna Shkreli, kandidate për në Kongresin amerikan, nga zona Elektorale numër 8 ( Congress in Michigan’s 8th Congressional District) në Michigan, njoftoi, se fushata e saj mbi ngritjen e fondeve në javën e parë të fushatës së saj - shkojë në 100 mijë dollarë. 

Në statusin e kësa fushate sqarohet se në bazë të rregullave të zgjedhore në zgjedhjet paraprake brenda partisë demokrate, çdo kandidat duhet të, të raportojë ngritjen e fondit financiar deri në 100,372, qysh në paraqitjen e saj në fillimore në FEC.
 
Kandidatja demokrate Suzana Shkreli, shkruan në profilin e saj zyrtar se :”Jam e nderuar nga mbështetja e gjerë, e fushatës tonë e cila menjëherë ka marrë, ngritje, për të cilën ne kemi nevojë, për të ndarë vizionin tim, në këtë kandidim, ku në fokusin tim unë kam atë e krijimit të vendeve të punës dhe të kuptimit të udhëheqjes së përbashkët me të gjithë votuesit në Qarkun 8 të Kongresit në Michigan," ka thënë Shkreli. 

Ajo në mesazhin e saj drejtuar votuesve në këtë zonë elektorale u shkruan se :”Familjet në Michigan janë të qartë në kërkesat e tyre : ata duan një përfaqësues, i cili do të shkojë në Uashington dhe të punojë për këtë komunitet, sidomos për atë të hapjes dhe gjetjes së vendeve të punës, për të siguruar familjet e tyre. Si një prokurore e brezit të parë amerikan, i cili ka punuar duke e “çarë” rrugën time përmes shkollës, unë nuk do të marrë asgjë, për të dhënë. Unë jam gati për të marrë një “luftë të ashpër” për në Kongres për të siguruar dhe treguar që brezi i ardhshëm si unë,  ka mundësi të njëjta siç i kisha edhe unë. “

Megjithatë, analistët shqiptarë, këtu në SHBA, thonë, se jo gjithëçka ka për të shkuar “si në vajë” ndihmës-prokurorja nga Macomb, Suzanna Shkreli, ka tani shansin që të bëhet shqiptaro-amerikanja e parë në histori që zgjidhet në Kongresin Amerikan. 

Analistët thonë, se : “Nuk do të jetë e lehtë për shqiptaro-amerikanen që kandidon si Demokrate në një zonë ku ka gati 20 vjet që fitojnë Republikanët dhe ku procesi në Partinë Demokrate përfundoi në konfuzion nga tërheqja e kandidates së parë” 
 
Ajo është emëruar si kandidatja e preferuar nga Partia Demokrate për Distriktin e 8 Kongresional ku do të sfidojë kongresistin në fuqi, Republikanin Mike Bishop.
Demokratët shpresojnë se caktimi i shqiptaro-amerikanes do t’i japë fund gjendjes së konfuzionit të krijuar pasi kandidatja e tyre e parë, aktorja Melissa Gilbert, e njohur nga seriali televiziv “Little House on the Prairie” (Shtëpia e Vogël në Lëndinë) u tërhoq nga gara. 

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.
Ajo është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikane, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm n?përmjet një arsimimi të lart.

Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat