Në Çikago vdiq veprimtari i çështjes shqiptare Faik Ajroja

Amerika

Në Çikago vdiq veprimtari i çështjes shqiptare Faik Ajroja

Nga: Skënder KARAÇICA Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:34
Faik Ajroj

Në Çikago vdiq veprimtari i çështjes kombëtare Faik Ajroj,njeriu që ishte krah i fortë i diasporës shqiptare në Amerikë për kauzën kombëtare shqiptare dhe për lirinë e pavarësinë e Kosovës.Padrejtësitë historike sikundër edhe shumë shqiptarë nga trojet etnike në Maqedoni,veprimtarin e dalluar nga Kërçova e sollën njëherë në qytetet e ndryshme nëpër Evropë dhe në Amerikë.Gjatë tërë kohës në udhët e mërgimit Faik Ajroja kishte për pikësynim angazhimin e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptarë në Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë e Medvegjë dhe Çamëri,sepse njeriu i Kërçovës e thoshte shpeshherë,padrejtësitë historike na ndanë përmes kufinjve të shteteve grabitqare të fqinjve tanë.

Veprimtari i dalluar në Çikago Faik Ajroja u rritë pa babanë e tij, sespe tregonte shpesh se si i kishte vdekur babai në luftën e Kërçovës më 1944.Unë atëherë isha vetëm pesë vjeç dhe nuk e di as se sin dukej babai.E lashë vendin tim Kërçovën e bukur për të gjitha të këqijat e atjeshme të kohës së rëndë politike dhe ekonomike.Nuk mbaj mend në pjesën etnike shqiptare gjë të mirë për kombin tonë që tregoj para vëllazërve të mi shqiptar,thoshte ai në takimet e tij në Çikago.

Faik Ajroja e thoshte me shpirt prej veprimtari të devotshëm se kam dëshirë që popullin shqiptarë të shohë të bashkuar  deri atje në tokën tonë etnike,ku i thonë bukës bukë e ujit ujë.Kur veprimtarët tanë ktheheshin nga pushimet në atdhe,Faik Ajroja i pyeste si e kemi atdheun? Në rrjedhat e kohës,njeriu i urtë dhe mikpritës i Kërçovës e donte shumë UÇK-në dhe heroizimin e Adem Jasharit në Drenicë,që u bë kurban për kombin dhe atdheun e tij shqiptarë dhe për lirinë e Kosovës.Vperimtarë të shumtë shqiptarro-amerikan me dhembje po ndahen nga udha e madhe kombëtare që e bënë ndër vite bashkë me Faik Ajroja.Veprimtari e tij do të kujtohet gjatë dhe do të jetë shembull për brezat që lindën dhe po rritën në Amerikën e lirë e demokratike,se si duhet me e dashtë atdheun dhe kombin,thuhet zëshëm e me respekt në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat