Serbia përballet me rrezikun e sanksioneve amerikane për marrëveshjen e armëve ruse

Amerika

Serbia përballet me rrezikun e sanksioneve amerikane për marrëveshjen e armëve ruse

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 9 nëntor 2019 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

WASHINGTON: - Një zyrtar amerikan pritet të arrijë në Beograd të Premten për të diskutuar blerjen e sistemeve të avancuara raketore kundra-ajrore ruse që mund të ekspozojnë Serbinë ndaj sanksioneve amerikane, për këto lloj armësh, shkruan New York Times, dhe raporton Bota sot.

Simbas NYT thuhet se nuk është ndonjë sekret më ajo që « Ushtria e Serbisë tashmë varet shumë nga teknologjia e armëve ruse dhe ish-sovjetike, » por se shitjet e armëve të Rusisë në çdo vend të botës janë goditur nga sanksione amerikane për rolin e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Vet axhensia serbe e lajmeve Beta tha se Thomas Zarzecki, një i dërguar për Zyrën e Sigurisë Ndërkombëtare së Departamentit amerikan të Shtetit, do të shkojë këtë javë që vjen që të diskutonte pajtueshmërinë me sanksionet amerikane ndaj rusisë - dhe kjo pritet gjatë një vizite që nuk është shpallur ende nga ambasada e SHBA.

Zyrtarët e Ambasadës nuk kan bërë deri tani asnjë komente as dhe Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nuk u përgjigj në pyetjet me email të NYT

Megjithatë,  prestigjozja amerikane shkruan se « Serbia kohët e fundit ka blerë raketa anti-aeroplanë Pantsir nga Rusia dhe dërgesat priten të mbrrijnë në Serbi në muajt e ardhshëm. Vitet e fundit, Beogradi ka blerë gjithashtu avionë ruse MiG-29, helikopterë, tanke dhe transportues të personelit të blinduar. » 

Kjo gazet shkruan se shqetësimet e Sh.B.A u rritën muajin e kaluar kur Rusia dërgoi sistemin e saj të mbrojtjes raketore S-400 dhe kundra - ajrorët Pantsir në Serbi për një stërvitje ushtarake. Dergesa e rëndë ushtarake , thotë NYT duke se nxjerr në pah atë  dëshirën e Moskës për të mbajtur në « krah » të tyre, një aleat tradicional sllav, siç është Serbia, ndërsa Beogradi thotë se po ndjek një politik sipas saj në lidhje me NATO-n dhe përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Matthew Palmer, një i dërguar i SHBA për Ballkanin, tha javën e kaluar se Serbia mund të rrezikojë sanksione për marrëveshjet e saj të armëve me Rusinë. 

Sipas sanksioneve, Serbia mund të përballet me ndëshkime që fillojnë nga ndalimet e vizave deri në mohimin e licencave të eksportit.

Të enjten vonë, Presidenti Aleksandar Vucic u bëri thirrje serbëve të mos kenë frikë se do të vendoseshin sanksione të gjera për Serbinë, të ngjashme me ato të viteve 1990 gjatë luftërave në Ballkan.

"Kur Shtetetve Bashkuara vendosin për sanksione të tilla ... ata i vendosin kundër një kompanie ose një individi, jo kundër një kombi të tërë," tha ai.

Serbia deklaroi neutralitetin ushtarak në 2006 dhe u bashkua me programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s në 2015, megjithëse nuk po kërkon anëtarësim të plotë në aleancën e udhëhequr nga SHBA, sqaron në shkrimin e saj sot New York Times.

Ajo shton se Serbia - gjithashtu është e mbështetur në rritjen e fuqisë ushtarake të saj  prej kohësh nga furnizimi me armë të të gjitha llojve,  prej Luftës së Ftohtë nga Rusia - E cila është e njohur për mbështetje në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës

Pavarësia e Kosovës u shpalli në 2008 e cila është e njohur deri tani nga 113 vende ndërsa paqeruajtësit e NATO-s mbeten ende në Kosovë, përfshirë këtu trupat amerikane që kan edhe bazën e tyre më të madhe në rajon kampin ushtarak Bondestil në Ferizaj - Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat