Trump bën homazhe para trupit të Bushit

Amerika

Trump bën homazhe para trupit të Bushit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:54
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, bënë homazhe para trupit të ish-presidentit amerikan, George HW Bush, i cili po qëndron në Kongresin amerikan.

Trump bëri një vizitë të shkurtër në ndërtesë, ku publiku mund të vizitojë arkivolin deri të mërkurën, kur edhe është funerali.

Trump, në të kaluarën, është përplasur me familjen Bush, por ai pritet të ndjekë shërbimin funeral.

Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare, do të varroset në shtetin e tij, Teksas.

Ai ka shërbyer si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat