Qeni i Bushit do të udhëtojë bashkë me arkivolin e tij për ta shoqëruar deri në minutën e fundit

Amerika

Qeni i Bushit do të udhëtojë bashkë me arkivolin e tij për ta shoqëruar deri në minutën e fundit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 10:07
Qeni i Bushit

Sully H.W. Bush, një Labrador i verdhë i cili punoi me ish presidentin amerikan, George H.W. Bush do të udhëtojë me arkivolin e Bushit për në Uashington sipas një burimi familjar.

Zëdhënësi i Bush, Jim McGrath, ka postuar një fotografi të Sully-t pranë arkivolit të Bushit të dielën, me një mbishkrim, “Misioni përfundoi”.

Sully-t iu vu emri nga ish-presidenti me emrin e pilotit të linjës ajrore Chesley B. “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i famshëm për uljen e aeroplanit me pasagjerë në lumin Hudson dhe shpëtimin e të gjithë 155 pasagjerëve dhe ekuipazhit në 2009.

Një qen i shërbimit shumë të trajnuar, Sully tani do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranët e tjerë dhe do të shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, shkruan ish-presidenti dhe i biri i të ndjerit, George W. Bush në një postim në Instagram.

“Sa më shumë që familja jonë do ta ndjejë mungesën e këtij qeni, ne do jemi të ngushëlluar kur e dimë se ai do të sjellë të njëjtin gëzim në shtëpinë e tij të re, Walter Reed,” shkroi Bush.

Sully mund të kryejë një listë me dy faqe komandash, duke përfshirë përgjigjen në telefon dhe marrjen e artikujve.

Pas vdekjes së gruas së tij, Barabra Bush, Sully shkoi të punojë me Bush këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat