Në Kolorado dhe Wyoming bie 30 centimetra borë

Amerika

Në Kolorado dhe Wyoming bie 30 centimetra borë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 00:01
Kolorado

Një stuhi e dëborës përfshiu shtetet amerikane Kolorado dhe Wyoming, ku ranë 30 centimetra borë dhe temperatura ra me shpejtësi brenda natës.

Për shkak të stuhisë kishte shumë aksidente trafiku, dhe disa rrugë kryesore u mbyllën përkohësisht.

Në Denver ka rënë rreth 8 centimetra borë dhe temperatura ra nga 16 në 7 gradë Celsius gjatë natës ndërmjet të shtunës dhe të dielës, njoftoi AP.

Shumica e borës ra në zonën Bolder nga Kolorado deri Wyoming, si dhe në malin Birtut në Montana.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se në 24 orët e fundit ranë 33 centimetra borë në jug të Sheridan në Wyoming.

Një paralajmërim për reshje bore është postuar në të gjithë rajonin, ndërkohë që janë mbyllur përkohësisht autostradat kryesore në Wyoming dhe Kolorado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat