Pastori Brunson falënderoi presidentin Trump për lirimin

Amerika

Pastori Brunson falënderoi presidentin Trump për lirimin

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:25
Gjykata turke liroi Brunsonin pas dënimit me tri vjet burg

Pastori amerikan, Andrew Brunson, u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas më shumë se dy vjet dënimi në Turqi.

Brunson falënderoi presidentin dhe administratën e tij për lirimin, ndërkaq presidenti Trump ka falenderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ndihmën që ka ofruar për lirimin e pastorit.

Pastori amerikan ishte arrestuar pas akuzave për lidhje me grupe politike, që përfshin lëvizjen e Gulenit, pas tentimit për grusht-shtet më 2016.

Të premten, një gjykatë turke ka vendosur të lirojë Brunsonin pas dënimit me tri vjet burg, për shkak që ai kishte kaluar dy vite në mbajtje.

Akuzat e tjera për spiunazh ndaj tij u hodhën poshtë nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat